LIVE UPDATES
Bota

Eksperti i ligjit ndërkombëtar: E vështirë të vërtetohet nëse po kryhet gjenocid në Gaza

Ai i ka bërë këto vlerësime, pas vendimit të GJND-së mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për të urdhëruar armëpushim të menjëhershëm në Gaza, dhe për të analizuar nëse po kryhet gjenocid në këtë enklavë.

26 Janar 2024, 17:24 Nga Rikard Jozwiak
Eksperti i ligjit ndërkombëtar: E vështirë të
Disa palestinezë shihen në qendër të Rripit të Gazës të shkaktuar nga luftimet mes Izraelit dhe grupit palestinez, Hamas.

LINDJE E MESME- Eksperti i ligjit ndërkombëtar, Gurgen Petrossian, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vërtetimi i akuzës se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, është proces shumë i vështirë, andaj Afrika e Jugut, e cila e ka incizuar një rast kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duhet të ofrojë shumë prova. Ai i ka bërë këto vlerësime, pas vendimit të GJND-së mbi kërkesën e Afrikës së Jugut për të urdhëruar armëpushim të menjëhershëm në Gaza, dhe për të analizuar nëse po kryhet gjenocid në këtë enklavë. GJND-ja nuk ka marrë vendim për armëpushim, mirëpo i ka kërkuar Izraelit që të parandalojë akte të gjenocidit. Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, grup palestinez që udhëheq Rripin e Gazës i shpallur si organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, më 7 tetor 2023, pak pasi grupi ka kryer sulme vdekjeprurëse në tokën e tij, duke i lënë rreth 1.200 njerëz të vrarë dhe duke marrë mbi 240 pengje. Si pasojë e operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza, janë vrarë më shumë se 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Petrossian, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka marrë vendim për masat preliminare në rastin e Afrikës së Jugut kundër Izraelit. Cilat janë pikat kryesore të këtij vendimi?

Gurgen Petrossian: Ky është një vendim i rëndësishëm që është marrë sot. Para së gjithash, rasti i Afrikës së Jugut kundër Izraelit, kjo është diçka shumë e rëndësishme për lidhjen me Konventën për Gjenocid, e cila në fakt është detyruese për të gjitha shtetet. Afrika e Jugut e ka hartuar një rast kundër Izraelit, duke thënë se ky i fundit po shkel ligjin ndërkombëtar, dhe Konventën për Gjenocid. Duhet të kemi parasysh se ky nuk është hetim penal, ky rast ka të bëjë me përgjegjësi shtetërore. Tjetra gjë e rëndësishme është se tani nuk është marrë vendim nëse po kryhet gjenocid nga ana e Izraelit, por është marrë një masë e përkohshme për të pasur parasysh rrezikun që diçka e keqe po ndodh, ose mund të ndodhë. Vendimi i GJND-së ka të bëjë me parandalim të gjenocidit, dhe kërkon që Izraeli t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar kryerjen e gjenocidit. Kjo pikë përmendet edhe në Konventën për Gjenocid. Ky nuk është një vendim befasues, është pritur një i tillë prej kësaj gjykate. Një tjetër pikë e rëndësishme është që Afrika e Jugut ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm, por kjo nuk është shqyrtuar nga GJND-ja, dhe kjo nënkupton se ia lejon Izraelit që ta vazhdojë operacionin ushtarak në Gazë.

Radio Evropa e Lirë: Pse nuk është shqyrtuar kjo pikë, sepse gjykata ka marrë vendim për disa masa, përfshirë raportimin, përfshirë tentimet për të parandaluar ushtrinë që të kryejë gjenocid. Pse jo edhe një armëpushim i menjëhershëm?

Gurgen Petrossian: Mendoj se kjo është e vështirë, ende nuk e kam vendimin para meje në formë të shkruar. Nëse e bëjmë një krahasim në mes të luftës në Rusisë në Ukrainë, dhe në bazë në Konventës për Gjenocid, janë dy shtete, një shtet ka nisur luftë ndaj tjetrit, dhe në këto kushte mund të shqyrtohet armëpushimi si masë e përkohshme legjitime. Në rastin e Izraelit, ky shtet është duke luftuar kundër Hamasit, aktor joshtetëror. Në këtë rast, unë e kuptoj që Izraeli mund t’i vazhdojë operacionet kundër Hamasit, ashtu që të sigurojë lirimin e pengjeve, dhe është përmendur edhe nga GJND-ja që pengjet duhet liruar.

Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo që të dyja palët mund të pretendojnë fitore me këtë vendim?

Gurgen Petrossian: Nuk do të thosha se është fitore. Është dokumentim i situatës aktuale. Mendoj që është e rëndësishme që shtetet po bazohen në ligjin ndërkombëtar. Dhe ky trend po rritet, për shkak të numrit të konflikteve të armatosura, andaj shtetet po u drejtohen gjykatave për të siguruar vendime në institucionet ndërkombëtare. Kjo tregon se po rritet shkalla e besimit në ligjin ndërkombëtar. Problemi është te vendimi i gjykatave, si do t’i zbatojnë shtetet këto vendime të GJND-së. Dhe jo secilën herë një shtet i zbaton vendimet e GJND-së. Kështu ka qenë në rastin e Ukrainës kundër Rusisë, apo edhe në konfliktet tjera, kur nuk kemi parë zbatim real të vendimit. Diçka e tillë është e vështirë, sepse GJND-ja nuk ka forca apo zyrtarë policorë që do të mund t’i angazhonte, mirëpo varet nga bashkëpunimi i shteteve, të cilat mund të bëjnë presion politik, apo që përmes kanaleve të tyre diplomatike t’i shtyjnë qeveritë të veprojnë në përputhje me vendimet e GJND-së, të cilat janë të detyrueshme.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët të ardhmen. Çfarë do të sjellë e ardhmja? Çfarë efekti do të ketë tani ndaj Izraelit dhe marrëdhënies së Izraelit me shtetet tjera? A mund të presim efekte politike pas këtyre masave?

Gurgen Petrossian: Besoj që vetë vendimi është mekanizëm parandalues, për të parandaluar kryerjen e gjenocidit. Ky vendim edhe e detyron Izraelin që të mos përdorë terminologjinë që e ka përdorur përpara, duke i quajtur palestinezët si kafshë, ose duke përdorur fjalë tjera jonjerëzore, sepse edhe gjuha mund të luajë rol të rëndësishëm në klasifikimin e asaj që është gjenocid ose jo. Pra, besoj që toni do të ulet, dhe ky do të shërbejë si mekanizëm parandalues për Qeverinë e Izraelit përgjatë konfliktit të armatosur. Pikë tjetër e rëndësishme është që GJND-ja ka kërkuar që këto paralajmërime, kjo lloj gjuhe e urrejtjes duhet të hetohet prej autoriteteve të hetuesisë në Izrael. Pra, kjo është diçka që do të vazhdojë. Nënkupton se edhe Izraeli duhet të raportojë për veprimet që kryen. Dhe kështu do të ekzistojë një mekanizëm parandalimi. Fatkeqësisht, në të kaluarën, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë situatave tragjike, meqë edhe pas marrjes së masave të përkohshme, janë kryer shumë mizori. Megjithatë, shpresoj se këto masa parandaluese do të kenë efekt në situatën aktuale.

Radio Evropa e Lirë: A besoni qe ky vendim do t’i detyrojë disi shtetet që kanë qenë mbështetëse të Izraelit, shembull Shtetet e Bashkuara, apo Gjermaninë, që ta ulin tonin e mbështetjes për Izraelin, apo edhe të bëjnë diçka më radikale, shembull të sanksionojnë disa zyrtarë izraelitë, apo të mos u shesin armë?

Gurgen Petrossian: Këto janë disa prej pyetjeve që i kemi edhe ne, sepse, bazuar në Konventën për Gjenocid, shtetet që disi janë të përfshira në konflikt, qoftë pjesërisht, apo edhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, ato duhet t’i respektojnë obligimet, sipas konventave ndërkombëtare. Nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndikim të madh në shtetet që përmendet, në qasjen ndaj Izraelit, në këtë moment. Megjithatë, në rrafshin diplomatik, ndoshta Izraeli do të ketë presion që t’i zbatojë masat, mirëpo nuk do të jetë shumë i dukshëm.

Radio Evropa e Lirë: Vendimi përfundimtar, nëse Izraeli ka kryer ose jo gjenocid, do të marrë vite. Mirëpo, duke gjykuar prej asaj që kemi dëgjuar deri më tani, tonin e gjykatës, çfarë mendoni? Cili është mendimi juaj për vendimin që mund të merret pas disa vjetësh?

Gurgen Petrossian: Duhet ta kemi parasysh që pragu për gjenocid është shumë i lartë dhe duhet pasur dëshmi, duhet pasur të dhëna për qëllimin për të shkatërruar, dhe ndonjëherë është shumë e vështirë të vërtetohet synimi për shkatërrim, sepse ju nuk mund të hyni në trurin e një njeriu dhe të kuptoni nëse ka gatishmëri të kryejë gjenocid, apo të shkatërrojë një grup në veçanti. Është shumë e vështirë. Në fazën e fundit, Afrika e Jugut duhet të ketë prova për të dëshmuar, mirëpo e përmenda që pragu është shumë i lartë. Kjo është një prej akuzave të rënda tani para GJND-së. Nuk duhet harruar që ky rast do të zgjasë me vite./ REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci