LIVE UPDATES
Bota

Kurti: Kam folur serbisht më shumë se të gjithë paraardhësit e mi, nuk di ç'të bëj më shumë për serbët

Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kurti tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes.

26 Janar 2024, 15:20 Nga M.B
Kurti: Kam folur serbisht më shumë se të gjithë
Albin Kurti

 

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, ka thënë se Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i lirisë dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. Kurti tha se nuk mendon se brezi aktual, dhe ndoshta brezi tjetër, mund të dalë me një model më të mirë. Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Kurti tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes. Ata tha po ashtu se serbët kanë edhe dhjetë vende të rezervuara në parlament, teksa theksoi se ata nuk po i shfrytëzojnë mundësitë që kanë.

 

“Në vend të kësaj, ata duan një Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Ky pushtet më pas duhet t’u hiqet bashkive ose qeverisë kombëtare. Kjo nuk është e mundur sipas Kushtetutës. Dhe ata gjithashtu duan që ai asociacion të ketë një kryetar. Unë dua të ndihmoj komunat, por jo duke formuar një Republika Sërpska të re”, tha Kurti.

Kurti tha se është kryeministri i Kosovës që ka folur serbisht “më shumë se të gjithë paraardhësit e mi së bashku”.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre. Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi”, tha Kurti.

Duke folur për problemet me të cilat po përballet vendi drejt anëtarësimit në BE, përmendi rastin e sulmit terrorist të shtatorit të kaluar në Banjskë. Kurti tha se prapa atij sulmi qëndron shteti serb.

“Pas atyre sulmeve kriminale, ne sekuestruam më shumë se 5 milionë euro pajisje të rënda ushtarake dhe municione. Sigurisht, është e pamundur që qytetarët e thjeshtë të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ky ishte shteti i Serbisë, duke përdorur një grup paraushtarak të udhëhequr nga një kriminel. (Milan) Radoiçiqin e njohim prej kohësh këtu, ai ndër të tjera është i përfshirë në kërcënime, kontrabandë dhe zhvatje. Organizatat kriminale përdorin pozicionin politik të Serbisë si mbulesë për krimet e tyre. Në qershor ne paralajmëruam partnerët tanë perëndimorë se diçka po përgatitej. Në fund të atij muaji ne caktuam dy organizata si terroriste. Ne u kritikuam për këtë, por në shtator doli se anëtarët e atyre grupeve ishin pjesë e paraushtarakëve në Banjska”, u shpreh mes tjerash Kurti.

I pyetur nëse Serbia do të hynte në një luftë për pushtimin e Kosovës, Kurti tha se sikur forcat e NATO-s nuk do të ishin këtu, “jam i sigurt se Serbia ndoshta edhe do të do të përpiqej të pushtonte përsëri”.

“Duke ushqyer lidhjet e saj të forta me Rusinë, Serbia beson se mund të shpëtojë nga plagosja e ushtarëve të KFOR-it dhe policisë së Kosovës. Ashtu si Rusia, edhe Serbia e urren NATO-n. Në sytë e Kremlinit, Kosova nuk është gjë tjetër veçse një projekt i NATO-s, ndërsa unë e shoh si sukses të luftës së një populli për liri. Kremlini nuk sheh njerëz, ai sheh vetëm liderë dhe territor. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, jam i sigurt se Serbia do të përpiqej të pushtonte përsëri. Policia ushtarake serbe ka 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, prej të cilave 28 përfshijnë ushtarë. Prej aty nganjëherë hyjnë për pak kohë në vendin tonë. Ajo që më bën optimist për të ardhmen është se në rajonin tonë nuk ekziston më ai lloj nacionalizmi mes njerëzve në rajonin tonë që nxit makinën e luftës së diktatorëve. Ata tashmë preferojnë të vetmen gjë që u ka mbetur, që janë bandat kriminale. Tridhjetë vjet më parë, figura si Radoiçiqi do t’u kishin shpërndarë kallashnikovët qytetarëve të thjeshtë. Ata nuk janë më të interesuar për këtë, dhe kjo zvogëlon fuqinë e këtyre lloj kriminelësh”, deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është modeli i dy Gjermanive i vitit 1972.

“Ne arritëm një marrëveshje nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian në shkurt, por problemi është zbatimi. Serbia refuzon të nënshkruajë dhe ka shkelur të paktën tetë nga njëmbëdhjetë nenet. Pa një nënshkrim ju tregoni se keni rezervat tuaja. Mendoj se duhet t’i përmbahemi modelit të vitit 1972 për Gjermaninë Perëndimore dhe Lindore: jeto dhe lër të jetojnë, me njohje de facto reciproke. Ajo që nevojitet është një lider i guximshëm demokrat në Beograd, i cili distancohet nga Millosheviqi dhe Putini. Deri atëherë, kam frikë se nuk mund të ketë normalizim”, tha ai.

Kurti tha se Kosova nuk bën propagandë, për dallim nga Serbia. Sipas tij, “shpesh nuk mund ta dëgjosh më të vërtetën e Kosovës përmes gënjeshtrave të Serbisë”.

Ai tha se në BE janë dy lloje diplomatësh në BE që janë dominues në përcaktimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“I pari është i ndrojtur, i frikësuar se Serbia mund ta tërheqë Rusinë në një raund tjetër të luftërave ballkanike. Dhe kjo është arsyeja pse ai preferon kënaqësinë ndaj përballjes. Dhe lloji i dytë mendon, duhet të them, në mënyrë utopike. Ai beson se Serbia mund të futet në kampin perëndimor me presidentin Vuçiq. Pa demokratizim ky është një mision i pamundur”, deklaroi Kurti.

albin kurti kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet