20 Mars 2026, 14:09
Nga I.A

SERBI- Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur licencën e punës Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS) deri më 17 prill 2026, ka bërë të ditur Ministria serbe për Miniera dhe Energji.
Ministrja Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka thënë se zgjatja e licencës së punës është me rëndësi sidomos në kohën e rritjes së çmimeve të naftës ditë pas dite.
“Rafineria në Pançevë vazhdon të operojë dhe furnizimet janë stabile. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, nuk ka nevojë për rezerva, ne kemi mjaftueshëm produkte të naftës”, është cituar të ketë thënë ministrja.
Kompania më e madhe e naftës në Serbi është goditur me sanksione meqë pjesa më e madhe e saj është nën pronësinë ruse. Synimi i sanksioneve amerikane që shënjestrojnë sektorin rus të energjisë dhe e kanë prekur edhe kompaninë më të madhe të naftës në Serbi, është për të parandaluar Rusinë nga financimi i mëtejmë i luftës në Ukrainë.
Grupi hungarez MOL, ka konfirmuar më 19 janar se i ka nënshkruar dispozitat kryesore të një marrëveshjeje me Gazpromneftin e Rusisë për të blerë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it.
Kompania hungareze është duke zhvilluar bisedime me ADNOC-in e Emirateve të Bashkuara Arabe për përfshirjen në strukturën e NIS-it si aksionar me pakicë. Diçka e tillë do të kërkojë edhe miratimin e autoriteteve amerikane. NIS-i ka licencë për të negociuar largimin e pronësisë ruse nga kompania deri më 24 mars./REL
nis dubravka gjedoviç handanoviç
Bota
20 Mars 2026, 13:50
D.S
Që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën fushatën e tyre bombarduese kudër Iranit, Teherani ka zgjeruar fushëbetejën në...
Bota
20 Mars 2026, 13:29
I.A
SHBA- Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar m...
Bota
20 Mars 2026, 12:14
D.S
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë është kritikuar ashpër gjatë një eventi në një xhami në Sidnei që s...
Bota
20 Mars 2026, 11:53
I.A
Pamjet
JERUSALEM- Autoritetet izraelite kanë ndërprerë faljen e namazit të Fiter Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Jerusale...
Bota
20 Mars 2026, 11:15
I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dha një konferencë për shtyp mbrëmë, e cila ka bër&eu...
Bota
20 Mars 2026, 10:50
D.S
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Izraeli do të paguajë &cced...
Bota
20 Mars 2026, 10:07
D.S
Princesha Mette-Marit
NORVEGJI- Princesha Mette-Marit e Norvegjisë, mbretëresha e ardhshme, tha se...
Bota
20 Mars 2026, 09:44
D.S
Ali Mohammad Naini
IRAN- Regjimi iranian shënoi një tjetër humbje në radhët e tij sot, pasi, siç u njoftua, z&eum...
Bota
20 Mars 2026, 09:19
D.S
IRAN- Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit , gjenerali Ali Mohammad Naini, u vra në një sulm izraelit,...
Bota
20 Mars 2026, 08:35
D.S
IRAN- Një zëdhënës i Gardës Revolucionare iu përgjigj të premten në mëngjes pretendimeve t&e...