Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.

SHBA- Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit. Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.
“Nuk do të dislokohen trupat askund”, u ka thënë ai gazetarëve.
“Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonime, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “nuk është marrë asnjë vendim për të dislokuar ushtarë në terren, mirëpo presidenti Trump i ka të gjitha opsionet e hapura”.
“Presidenti është i fokusuar në arritjen e të gjithë objektivave në Operacionin Tërbimi Epik, shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit, shkatërrimin e marinës, garantimin që degëzime terroriste nuk mund ta destabilizojnë rajonin si dhe të garantojë që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.
Pentagoni ka refuzuar të komentojë në këtë drejtim.
Megjithatë, raportime vazhdon të ketë. Agjencia Reuters, duke cituar katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë, ka thënë se trupat shtesë do t’i jepnin Trumpit mundësi për të siguruar rrugën detare që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve, një operacion i tillë do të mund të kryhej nga forcat ajrore dhe detare, por që do të nevojiteshin edhe trupa shtesë amerikane nëpër brigjet e Iranit.
Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.
Një zyrtar ka thënë se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, marrë parasysh që Irani ka kapacitete për të goditur ishullin me raketa dhe dronë.
Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.
Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global./REL
AUSTRALI- Kryeministri i Australisë është kritikuar ashpër gjatë një eventi në një xhami në Sidnei që s...
Pamjet JERUSALEM- Autoritetet izraelite kanë ndërprerë faljen e namazit të Fiter Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Jerusale...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dha një konferencë për shtyp mbrëmë, e cila ka bër&eu...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Izraeli do të paguajë &cced...
Princesha Mette-Marit NORVEGJI- Princesha Mette-Marit e Norvegjisë, mbretëresha e ardhshme, tha se...
Ali Mohammad Naini IRAN- Regjimi iranian shënoi një tjetër humbje në radhët e tij sot, pasi, siç u njoftua, z&eum...
IRAN- Zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit , gjenerali Ali Mohammad Naini, u vra në një sulm izraelit,...
IRAN- Një zëdhënës i Gardës Revolucionare iu përgjigj të premten në mëngjes pretendimeve t&e...
IZRAEL- Si një... oktapod. Kështu e sheh Izraeli Iranin, dhe ndaj filozofia e Tel Avivit është që t’ia “presë”...
Umberto Bossi ITALI- Umberto Bossi, themeluesi historik i Lega-s, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Bossi ishte shtruar nj...