LIVE UPDATES
Bota

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe: Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Për dekada, F-15 ka qenë simbol i superioritetit ajror amerikan. Nëpër konflikte të ndryshme, ky aeroplan i ka kryer mbi 100 vrasje në terrene ajër-ajër dhe nuk ka humbur kurrë në një dyluftim ajër-ajër.

6 Prill 2026, 11:28 Nga I.A
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me
Avionet

SHBA- Incidenti me aeroplanin luftarak amerikan F-15 në Iran është duke i rritur shqetësimet për rreziqet me të cilat përballen pajisjet amerikane kur operojnë në hapësira të mbrojtura rëndë, dhe nxjerrin në pah këtë realitet: që edhe aeroplanët më të suksesshëm në botë nuk janë imunë në ambiente të kontestuara.

Për dekada, F-15 ka qenë simbol i superioritetit ajror amerikan. Nëpër konflikte të ndryshme, ky aeroplan i ka kryer mbi 100 vrasje në terrene ajër-ajër dhe nuk ka humbur kurrë në një dyluftim ajër-ajër.

Ky rekord qëndron ende. Mirëpo zhvillimet e fundit, bashkë me disa humbje të nxitura nga mbrojtjet tokësore, janë duke shtuar kontekst të ri për historinë e gjatë të këtij lloj aeroplani në zona konflikti.

Në mars, tre aeroplanë amerikanë F-15E ishte raportuar të jenë rrëzuar në një incident që përfshinte aeroplanë luftarakë të Kuvajtit – vend aleat i Shteteve të Bashkuara – në fazat e para të Operacionit Tërbimi Epik, që po vazhdon ende në Iran.

Ky episod, që është ende duke u hetuar, nuk ka rezultuar me viktima, meqë të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit kanë arritur të largohen në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, ky ishte një incident i rrallë për forcën ajrore amerikane dhe pritet të analizohet prej afër.

Përtej këtyre incidenteve, një numër i vogël i aeroplanëve F-15 kanë humbur në zona luftarake – kryesisht për shkak të sistemeve mbrojtëse tokësore, dhe jo për shkak të aeroplanëve të armiqve.

Gjatë operacioneve në Irak në vitet ’90 dhe 2000, disa aeroplanë F-15 janë rrëzuar nga sistemet ajrore tokë-ajër, duke vënë në pah një cenueshmëri që vazhdon të jenë relevante edhe sot.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar në teknologji të avancuar - sulme elektronike dhe komunikime hapësinore – që i ndihmojnë të jetë në avantazh me forcat tjera ajrore”, ka thënë gjenerali i pensionuar i Forcës Ajrore amerikane, Houston R. Cantwell, tani hulumtues i lartë në Institutin për Studime Hapësinore, Mitchell, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo, e kombinuar me planifikim të kujdesshëm dhe inteligjencë precize kundër armikut, i ka minimizuar humbjet e aeroplanit luftarak”, ka thënë ai.

Ky investim e ka zvogëluar dukshëm rrezikun me kalimin e kohës. Aeroplani i fundit luftarak që është raportuar të jetë rrëzuar ka qenë ai i llojit A-10 në luftën e Irakut më 2003.

Prej atëherë, avancimet në teknologji – sidomos në atë të radarëve – e kanë përmirësuar shkallën e mbijetesës.

Megjithatë, Cantwell ka thënë se edhe këto përparësi kanë limite – sidomos kur aeroplanët janë mbi territorin e një shteti sikurse Irani.

“Shtetet sikurse Irani kanë sisteme shumë të avancuara për mbrojtje ajrore”, ka thënë ai.

“Ky sistem është degraduar në muajin e fundit, mirëpo kjo nuk nënkupton se është shkatërruar 100 për qind”.

Irani i ka disa raketa që drejtohen me ndihmë të radarëve dhe rrezeve infra të kuqe, si dhe ka artileri kundërajrore. Edhe vetë madhësia që e ka i komplikon përpjekjet për neutralizim të kërcënimeve.

“Irani është shtet i madh. Shtetet e Bashkuara nuk mund të shpresojnë se do ta eliminojnë çdo kërcënim ajror bazuar në madhësinë e tij”, ka thënë Cantwell. “Për aq kohë sa të ketë misione luftarake mbi Iran, do të ketë kërcënime për pajisjet ajrore”.

Madje edhe aeroplanët e avancuar sikurse F-15 varen nga kundërmasat mbrojtëse për të rritur shansin për mbijetesë.

“As këto sisteme nuk janë 100 për qind efektive”, ka thënë ai.

Rreziqet që janë vënë në pah përmes incidentit me aeroplanin F-15 i reflektojnë ndryshimet të cilat i kanë bërë armiqtë e SHBA-së teksa janë përgatitur për luftë.

“Do ta them se preferencat e Shteteve të Bashkuara [dhe Izraelit] për luftime prej qiellit dhe shmangie të dislokimit të trupave tokësore, ka mundësi që i kanë rritur kapacitetet e amiqve potencialë për konflikt me SHBA-në”, ka thënë koloneli i pensionuar amerikan, Amos Fox, hulumtues në Iniciativën për Siguri të së Ardhmes e Universitetit të Arizonas, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ata e kuptojnë se si SHBA-ja dëshiron të luftojë – me forcë ajrore me sulme me rreze të gjatë – dhe kështu investojnë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Fox e ka përmendur edhe rritjen e bashkëpunimit mes rivalëve amerikanë dhe rritjen e teknologjisë ushtarake.

“Siç e kemi parë në Ukrainë dhe tani në Iran, armiqtë tanë na shohin si vend armik dhe punojnë bashkë që të na shohin duke dështuar”, ka thënë ai.

“Përhapja e informacionet për sistemet e armëve dhe sistemet mbrojtëse nuk duhet të shërbejë si befasi për askënd – pasi mund të jemi duke parë vetëm majën e asjbergut”.

Historikisht, në fushatat ajrore amerikane janë regjistruar humbje të konsiderueshme për arsye të ndryshme. Në Luftën e Gjirit më 1991, forcat e koalicionit patën humbur dhjetëra aeroplanë.

“Koalicioni i ka humbur gati 100 aeroplanë në ‘Stuhinë e Shkretëtirës’ mirëpo fushata ka pasur objektiva krejt të ndryshëm në krahasim me ‘Tërbimin Epik’”, ka thënë Cantwell.

Prej atëherë, strategjia amerikane është fokusuar në neutralizim të mbrojtjes ajrore të armikut qysh në fillim të konfliktit.

Për t’i ulur rreziqet për pilotët, SHBA-ja është duke i avancuar secilën herë e më shumë sistemet pa pilot sikurse MQ-9 Reaper dhe RQ-170 Sentinel.

“Avancimi i aseteve pa pilot sikurse MQ-9 dhe RQ-170 mundëson sulme pa rrezikuar njerëz”, ka thënë Cantwell.

“Pajisjet MQ-9 kanë qenë shumë efikase në kërkim të shënjestrave mobile dhe shkatërrimin e tyre pa rrezikuar ekipe thellë në Iran”.

Konceptet e gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë aeroplanët luftarakë bashkëpunues (CCA), synojnë ta çojnë më tej këtë qasje duke i çiftëzuar sistemet pa pilot me avionë me ekuipazh.

Për pilotët që do të jenë në linjat e armikut, rreziqet janë të konsiderueshme.

“Shmangia dhe shëndeti janë parësore”, ka vlerësuar Cantwell.

“Duhet të bëjnë përpjekje teksa sigurohen që po kujdesen për shëndetin e tyre - për ushqim, ujë dhe strehim. Duhet të ikin derisa të gjejnë një vend të përshtatshëm ku mund të shkojnë t’i marrin”.

Operacionet për shpëtim janë bërë më komplekse me avancim të mbrojtjes ajrore.

“Këto misione e kërkojnë një kombinim të kapaciteteve ajrore”, ka thënë ai.

“Helikopteri e bart ekipin e shpëtimit, mirëpo ai kërkon edhe mbështetje nga anijet, mbulim ajror dhe inteligjencë”.

Rekordi ajër-ajër i aeroplanëve F-15 vazhdon të mos jetë i prekur. Mirëpo historia e tij dhe incidentet e fundit e shpërfaqin një realitet me më shumë nuanca: dominimi në ajër nuk e eliminon rrezikun nga toka, gabimet njerëzore dhe avancimin e taktikave të armiqve. Siç ka thënë edhe Cantwell, për aq kohë sa aeroplanët operojnë në territor shumë të mbrojtur “kërcënimet do të jenë evidente”./REL

lufta ne iran

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez