Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një deklaratë televizive, zëdhënësi i krahut të armatosur të grupit palestinez tha se nuk do t'i pranonte kërkesa të tilla, të cilat ai i përshkroi si të papranueshme në asnjë rrethanë.
PALESTINA- Krahu i armatosur i Hamasit ka thënë se çarmatimi i tij është një përpjekje për gjenocid dhe nuk do të pranojë kërkesa të tilla. Në një deklaratë televizive, zëdhënësi i krahut të armatosur të grupit palestinez tha se nuk do t'i pranonte kërkesa të tilla, të cilat ai i përshkroi si të papranueshme në asnjë rrethanë.
Çfarë ofron plani i Këshillit të Paqes të Trump?
Kujtohet se Këshilli i Paqes kishte paraqitur në mars planin Trump për GazaN. Plani ndjek një afat kohor që fillon me marrjen e kontrollit të sigurisë së Gazës nga një komitet teknokratësh palestinezë, i mbështetur nga SHBA, dhe përfundon me tërheqjen e plotë të forcave izraelite pasi të konfirmohet se Gaza është e paarmatosur.
Çarmatimi i Hamasit mbetet një veprim vendimtar në anën e bisedimeve për të zbatuar planin e Trump në Gaza dhe për të konsoliduar armëpushimin e tetorit. Mediat shkruajnë se Hamasi ka refuzuar prej kohësh kërkesat për dorëzimin e armëve, të cilat vlerësohet të jenë transportuar dhe ruajtur kryesisht në tunele në Gaza. Nga ana tjetër, Izraeli thotë se nuk do të pranojë të tërhiqet nga Gaza nëse Hamasi nuk çarmatoset plotësisht.
Plani i Këshillit të Paqes përfshin dy elementë: një dokument me 12 pika të titulluar "Hapat për të përfunduar zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës të Paqes të Trump për Gazën" dhe një orar me pesë faza gjatë të cilit Hamasi do të dorëzojë armët e tij brenda tetë muajve.
Dokumenti thotë se të gjitha fraksionet e armatosura në Gaza, duke përfshirë organizata të tilla si Xhihadi Islamik, do të marrin pjesë në një proces çarmatimi nën mbikëqyrjen e teknokratëve palestinezë, një grup i njohur si Komiteti Kombëtar për Administratën e Gazës.
"Gaza do të qeveriset mbi parimin e një pushteti, një sistemi ligjor, një ushtrie', ku vetëm personat e autorizuar nga mund të zotërojnë armë dhe të gjitha fraksionet e armatosura do të ndalojnë aktivitetet ushtarake", sipas dokumentit.
Procesi i çarmatimit do të verifikohet nga Komisioni i Verifikimit të Mbledhjes së Armëve, një organ që do të krijohet nga Nikolai Mladenov, i dërguari kryesor i Këshillit të Paqes, sipas dokumentit./Dosja.al
Foto ilustruse LIBAN- Situata mes Libanit dhe Izraelit vijon të mbetet e tensionuar, ku sulmet mes dy vendeve sa vijnë dhe intensifikohen. Minist...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ka shanse të mira për një marrëveshje me Iranin. Gjatë n...
Foto ilustruse ARABIA SAUDITE- Autoritetet arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakan, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara ...
Mohammad Bayer Galibaaf IRAN- Kryetari i Parlamentit iranian ka paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump se lëvizjet e tij t&eu...
Sergei Lavrov RUSI- Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov deklaroi se SHBA duhet të heqë dorë nga gjuha e ultimatumeve, p&eu...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump bëri një postim të ri në lidhje me ultimatumin që i ka dhënë Iranit...
Wang Yi KINA- Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, i ka thënë homologut të tij rus, Sergei Lavrov, me të cilin pati nj&eu...
Foto ilustruse UKRAINA- Dronët ukrainas kanë goditur rafinerinë ruse të naftës NORSI, e cila ndodhet në rajonin Nizhny Novgor...
Chan Thao Phoumy KINA- Kina ka ekzekuatuar një shtetas francez, Chan Thao Phoumy, i cili ishte dënuar me vdekje në vitin 2010 për ...
Foto ilustruse NIGERI- Pesë persona janë vranë të shtunën në shtetin verilindor të Borno në Nigeri gjatë ...