LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet se spiunoi për Kinën, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti në Gjermani

Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G. akuzohet për dërgimin e informacionit në lidhje me diskutimet në organin ligjvënës të BE-së, tek inteligjenca kineze.

23 Prill 2024, 17:30 Nga E. D
Dyshohet se spiunoi për Kinën, arrestohet ndihmësi i një
Maximilian Krah

GJERMANI- Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës.

Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G. akuzohet për dërgimin e informacionit në lidhje me diskutimet në organin ligjvënës të BE-së, tek inteligjenca kineze.

Në faqen e internetit e deputetit Maximilian Krah, kandidatit kryesor i AfD-së në zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian, shkruahet se Jian Guo është një nga ndihmësit e tij. Deputeti Krah tha se kishte mësuar për arrestimin e tij nga media dhe do të ndalonte së punuari me të, nëse akuzat vërtetoheshin.

Ankthi lidhur me dyshimet për spiunim nga Kina është rritur në të gjithë Evropën Perëndimore muajt e fundit.

Tre shtetas gjermanë u arrestuan të hënën nën dyshimet për spiunazh në lidhje me teknologjinë që shfrytëzohet për qëllime ushtarake.

Në të njëjtën ditë, dy persona u akuzuan në Britani për spiunazh për Kinën, mes tyre një person se kishte punuar për një ligjvënës të njohur në Partinë Konservatore në pushtet.

Më 25 mars, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e akuzuan Pekinin për spiunazh kibernetik kundër miliona njerëzve, përfshirë ligjvënës, akademikë dhe gazetarë, si dhe kompani duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes.

Këshilltari, i cili jetonte në Bruksel dhe në qytetin gjerman të Dresdenit, spiunoi gjithashtu figurat e opozitës kineze në Gjermani, thanë prokurorët. Ai u arrestua në Dresden të hënën dhe banesat e tij u bastis.

“Ai akuzohet për një rast veçanërisht të rëndë se ka punuar për një shërbim sekret të huaj”, thuhet në deklaratë.

Para dy javësh, gazeta çeke ‘Denik Na’ dhe revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportuan se një tjetër kandidat i AfD-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ligjvënësi gjerman Petr Bystron, kishte marrë para nga një faqe mediatike pro-ruse. AfD tha se zoti Bystron e mohoi akuzën.

Konstantin von Notz, i cili kryeson komisionin parlamentar që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës gjermane, tha se këto nuk ishin raste individuale, por tha se ka një problem më të gjerë brenda partisë AfD.

“AfD është një parti diktaturash”, tha ai. “Ata nuk përpiqen të fshehin përbuzjen e tyre për demokracinë tonë dhe sundimin e ligjit. Kjo i bën politikanët e tyre të ndikohen lehtësisht nga Kina dhe Rusia."

Një zëdhënës i AfD-së tha se arrestimi i së hënës ishte “shumë shqetësues” dhe u zotua se partia do të mbështeste hetimin.

RRITEN KËRCËNIMET KINEZE DHE RUSE

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se nëse akuzat vërtetoheshin, kjo do të trajtohet si “një sulm ndaj demokracisë evropiane nga brenda”, duke vënë në dukje se shërbimet gjermane të sigurisë kishin përforcuar përpjekjet kundër-spiunazhit për shkak të kërcënimeve hibride ruse dhe përgjimeve kineze.

Një vit më parë, deputeti i AfD-së Krah kishte hedhur poshtë akuzat se këshilltari i tij po lobonte për Kinën si shpifje kundër tij.

“Bëhet fjalë për një punonjës të lindur në Kinë”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X. “Ai është shtetas gjerman, anëtar i AfD-së, ka studiuar në Dresden dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht. Po përhapen shumë gënjeshtra.”

Ambasada kineze nuk iu përgjigj menjëherë të martën kërkesave për koment.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha në një konferencë se raportet për spiunazhin kinez në Evropë ishin të ekzagjeruara dhe ato bëhen me “qëllim për të diskredituar dhe shtypur Kinën”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Kinën javën e kaluar për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike me partnerin më të madh tregtar të Gjermanisë dhe për të diskutuar lidhur me mbështetjen e Kinës për Rusinë./VOA

maximilian krah

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale