LIVE UPDATES
Bota

"Lufta dhe ekonomia"/ Analiza: Çfarë kërkon Europa nga Kina?

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është bërë ndër liderët e fundit evropianë që është larguar prej Kinës me premtimet për të biseduar, dhe asgjë më shumë.

23 Prill 2024, 17:28 Nga M.B
"Lufta dhe ekonomia"/ Analiza: Çfarë kërkon Europa
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (djathtas) me presidentin kinez, Xi Jinping në Pekin më 16 prill.

EUROPA- Evropa i kërkon dy gjëra prej Kinës. E para, ndryshimin e pozicionit pro Rusisë kundrejt luftës në Ukrainë. E dyta, zvogëlim të disbalancit, eksportet e mallrave kineze në Bashkimin Evropian tejkalojnë importet e bllokut me 27 vende anëtare, me një vlerë prej 291 miliardë eurosh vitin e kaluar. Nuk është shumë e qartë nëse do të mund të realizohet diçka në këto dy fronte. Kancelari gjerman, Olaf Scholz është bërë ndër liderët e fundit evropianë që është larguar prej Kinës me premtimet për të biseduar, dhe asgjë më shumë.

Në deklaratat kineze për takimet e tij në Pekin, ditëve të fundit, nuk janë dhënë shumë hollësi për çështjet që ndajnë Bashkimin Evropian dhe Kinën. Por, Evropa e ka një fije se ku i var shpresat, Kina synon me domosdo investime të huaja për të forcuar ekonominë, ritmi i së cilës është ngadalësuar. Prandaj Kina ka bërë përpjekje për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë, pavarësisht dallimeve që ka me to. Prapëseprapë, asnjë arsye nuk është e mjaftueshme për të që t’ia kthejë shpinën Rusisë, teksa është në kërkim të një alternative ndaj rendit global të udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara, dhe teksa i promovon kompanitë e energjisë së gjelbër, përmes së cilave Kina tenton të shndërrohet në lidere të teknologjisë.

Si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, janë duke u ankuar se politikat kineze për të promovuar energji të gjelbër, i kanë nxitur kompanitë për t’i rritur kapacitetet e prodhimit për makina elektrike, panele diellore dhe produkte tjera të ngjashme. Eksportet me çmime të lira e kanë rritur presionin në kompanitë diellore në Evropë dhe Amerikë, dhe përbëjnë kërcënim potencial për shumë industri.

BE-ja e ka nisur një hetim në vjeshtën e vitit të kaluar për subvencionet kineze dhe tani po shqyrton vënien e tarifave në makinat elektrike të eksportuara prej Kinës. Kina është pajtuar që të bisedojë me Shtetet e Bashkuara lidhur me kapacitetet e prodhimit, mirëpo vazhdon të jetë e vendosur në mbrojtjen e eksporteve që kanë të bëjnë me produktet e energjisë së gjelbër. Ata, “jo vetëm që e kanë rritur furnizimin global, por edhe kanë bërë kontribut të rëndësishëm në përgjigjen globale ndaj ndryshimeve klimatike dhe tranzicionit në energji të gjelbër apo atë me nivele të ulëta të karbonit”, i ka thënë Scholzit lideri kinex, Xi Jinping.

Mbikapaciteti është, po ashtu, problem për Kinën. Ekspertët kanë bërë thirrje për politika më të mira koordinuese, në mënyrë që jo secila provincë të promovojë industritë e njëjta. Ndonëse diçka e tillë mund të shmangë problemet e së ardhmes, mbikapaciteti aktual nuk do të reduktohet. Jo të gjithë në Evropë pajtohen që tarifat janë gjë e mirë.

Kina është shumë e rëndësishme për plot kompani evropiane dhe disa shqetësohen se tarifat mund të nxisin luftë tregtare. Oda Ekonomike Gjermane ka thënë se do të dëshironte që fokusi të jetë në hapjen e tregut kinez për kompanitë gjermane. Në linjë me këtë qëndrim, Scholz ka bërë thirrje për sistem të besueshëm ligjor, për mbrojtje të pronës intelektuale dhe qasje të barabartë në treg për kompanitë e huaja në Kinë. Këto çështje kanë marrë vëmendje të madhe teksa kompanitë kineze shpërfaqen si lidere të inovacionit në teknologjitë kineze. Një sondazh së fundi prej Odës, nëpër kompani gjermane, ka gjetur se 5 për qind i konsiderojnë konkurrentët kinezë si liderë të inovacionit dhe 11 për qind si konkurrentë në sektorin e automobilave.

“Kjo është vërtet një temë e re”, ka thënë Maximilian Butek, drejtor ekzekutiv i Odës Gjermane të Tregtisë në lindje të Kinës.

“Nëse këto kompani tejet konkurrente janë ende të mbrojtura nga Qeveria, atëherë do të kemi sfida globale që rezultojnë prej këtij realiteti”.

Nëse ekziston një çështje për të cilën pajtohet shumica e Evropës është ajo që Kina t’i kërkojë presidentit rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tani në vitin e tretë. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë tri javë më parë në Pekin se ai u ka kërkuar liderëve kinezë “të bëjnë përpjekje dhe të kenë ndikim në Rusi për këto çështje”. Pesë ditë më vonë, ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne, ka thënë pas një takimi me homologun e tij kinez se, Franca pret prej Kinës që t’i çojë mesazh të qartë Rusisë lidhur me Ukrainën. Këtë javë ka qenë javën e Scholzit.

“Fjala e Kinës ka peshë në Rusi”, ka thënë ai.

“Prandaj i kam kërkuar presidentit Xi që të merret me Rusinë, në mënyrë që Putini t’i japë fund fushatës së çmendur, t’i tërheqë trupat e tij dhe t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme”.

Problemi është që Evropa dhe Kina janë thellësisht të ndara në këtë pikë. Evropa, bashkë me Shtetet e Bashkuara, beso se Rusia është duke gabuar dhe duhet të largohet prej Ukrainës. Kina nuk e fajëson Rusinë dhe deklaron se çdo marrëveshje për paqe duhet t’ adresojë shqetësimet e Rusisë, si dhe ato të Ukrainës dhe Perëndimit. Kina nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës dhe e ka vazhduar tregtinë me të. Ndërkohë Scholz dhe të tjerët kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se kompanitë kineze janë duke shitur pajisje Rusisë që mund t’i ndihmojë për avancim të kapaciteteve ushtarake. Kina e ka fajësuar SHBA-në dhe të tjerët për zgjatje të luftimeve, duke e përmendur ndihmën që i ofron Perëndimi Ukrainës.

“Kina nuk i ka ofruar armë asnjërës palë dhe është e drejta e Kinës t’i ruajë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Rusinë”, ka thënë Ding Chun, drejtor në Qendrën për Studime Evropiane në Universitetin Fudan në Shangai.

Qeveria kineze ka thënë se njëjtë, sikurse vendet tjera, dëshiron që lufta të marrë fund, mirëpo nuk jep shenja që do të kërkojë tërheqjen e Rusisë. Në deklaratën e Kinës për takimet Xi-Scholz nuk është përmendur fare kërkesa e liderit gjerman./ REL

europa kina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj