LIVE UPDATES
Bota

DW: Mungesa e fuqisë punëtore pengon ekonominë në Gjermani

Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.

29 Shkurt 2024, 08:43 Nga N.F
DW: Mungesa e fuqisë punëtore pengon ekonominë në Gjermani
Foto ilustruese

GJERMANI- Mungesa e fuqisë punëtore - të kualifikuar apo dhe pa kualifikime - po pengon zhvillimin ekonomik nëGjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.

"Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por duhet të bëhen më të njohura," tha Heil, i cili hapi kongresin me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbërit) dhe ministren e Arsimit Bettina Stark-Watzinger (FDP).

Në Gjermani, 46 milionë vetë janë aktualisht aktivë në tregun e punës, që është një rekord. "Gjermania është pra akoma një vend ku punohet shumë," tha Heil. Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi Heil.

Më shumë gra dhe punëtorë të moshuar

Prandaj Heil kërkon që të përdoren më shumë të gjitha mjetet me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet mungesa e fuqisë punëtore profesionale: "Është një përqindje më e madhe e grave në totalin e popullsisë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që mund të angazhohen më shumë në punë". Për më tepër, qëllimi është të "tërheqin koka të zgjuara dhe duar punëtorë" nga jashtë në Gjermani. "Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i mirëqenies”, theksoi ministri federal i Punës.

Ministrja federale e Arsimit Bettina Stark-Watzinger, theksoi veçanërisht mundësinë e shkollimit dual. Është një mundësi e madhe që hap derën e një karriere profesionale”, tha politikaja e FDP-së. Çdo vit, të paktën 45 mijë të rinj e lënë shkollën pa asnjë kualifikim dhe pa asnjë diplomë, shpjegoi ministrja gjermane e Arsimit. Kjo është arsyeja pse qeveria federale, siç vuri në dukje ajo, ka nisur një program të posaçëm stimulues, me vlerë disa miliardë euro, nga i cili duhet të përfitojnë 4000 shkolla. Qëllimi i programit është të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e punës.

Sindikatat ankohen për kushtet e këqija të punës

Kryetarja e Shoqatës së Sindikatave Gjermane (DGB), Yasmin Fahimi, i sheh kushtet e këqija të punës si një shkak serioz të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. "Aty ku kushtet janë të këqija dhe ngarkesa është e lartë, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në afat të shkurtër apo afatgjatë”, tha Fahimi për gazetat e grupit mediatik Funke. Kushtet e këqija të punës janë një arsye e rëndësishme që punonjësit të vendosin të ndryshojnë profesionin ose pse nuk vendosin as të marrin një punë fare, pohon kreu i DGB-së. Dhe kështu "fillon rrethi vicioz”, sipas Fahimit. "Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, puna bëhet një barrë edhe më e madhe për punëtorët e aftë të mbetur."

Prandaj Fahimi kërkon përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, pra programe antistres apo marrëveshje kolektive që do të ofronin mundësi për uljen e ngarkesës. Stresi është një sinjal i qartë për punëdhënësit se duhet të bëjnë diçka për ngarkesën mendore ose fizike të punonjësve të tyre, thekson ajo. "Punëdhënësit që e injorojnë këtë, ose e kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar duke angazhuar edhe më shumë në punë punonjësit e tanishëm, ata e dëmtojnë vetëm veten e tyre, sepse punonjësit janë të mbingarkuar, e kjo shkon shpensh në kurriz të të gjithë shoqërisë."

Hans-Jürgen Urban, anëtar i Bordit Drejtues të IG Metall (sindikata e punonjësve në industrinë e metaleve...) thekson një argument të ngjashëm. Në një deklaratë për rrjetin mediatik RND, ai tha: "Problemi nuk është mungesa e përgjithshme e fuqisë punëtore”. Urban shton se ka probleme me mungesën e fuqisë punëtore ku kushtet e punës janë shumë të këqija, pra ku paga është e vogël ose ku kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për një punë janë shumë të larta. Shumë kompani ende nuk e kanë kuptuar se ndërkohë atraktiviteti i punëdhënësit është një nga kompetencat kryesore, paralajmëron Urban.

Marrë nga DW

gjermani ekonomi fuqi punetore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet