LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pretendimet e Trump për imunitet presidencial

Vendimi parashikon ngrirjen e procesit të një gjyqi të përqendruar në përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ku fitoi demokrati Joe Biden.

29 Shkurt 2024, 07:30 Nga r.ll
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë pretendimet e Trump për
kongresi i shba

SHBA- Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020. Gjykata tha se një vendim mund të merret së shpejti.

Vendimi parashikon ngrirjen e procesit të një gjyqi të përqendruar në përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ku fitoi demokrati Joe Biden. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet në fund të prillit ndërsa pritet që vendimi të merret deri në fund të qershorit.

Në një deklaratë të panënshkruar të Gjykatës së Lartë thuhet se organi më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë se, “nëse, dhe në qoftë se po, deri në çfarë mase gëzon imunitet presidencial nga ndjekja penale një ish president, për veprime që supozohet se përfshinin akte zyrtare gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë”.

Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin se presidentët gëzojnë imunitet nga ndjekja civile lidhur me vendimet e marra gjatë kohës në detyrë. Avokatët e zotit Trump kanë argumentuar për muaj të tërë se kjo mbrojtje duhet të shtrihet edhe për rastet e ndjekjeve penale.

Gjykatat më të ulëta kanë hedhur poshtë pretendimet e zotit Trump se ish presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që merren dhe kanë të bëjnë me postin zyrtar.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë apeli në kryeqytetin amerikan vendosi se gjyqtarja Tanya Chutkan, e cila do të drejtojë gjyqin për ndërhyrje në zgjedhje, mori një vendim të drejtë për vazhdimin e çështjes dhe se zoti Trump mund të ndiqet penalisht për veprime të marra gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë dhe në prag të 6 janarit të vitit 2021, kur një turmë mbështetësish të zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit.

Ky rast është i ndarë nga çështja tjetër që po shqyrton Gjykata e Lartë lidhur me apelin e zotit Trump që emri i tij të përfshihet në fletën e votimeve të nëntorit për president, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar atë lidhur me veprimet e tij pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.

Gjatë paraqitjes së argumenteve më 8 shkurt, gjykata dukej se kishte gjasa të mbante anën e zotit Trump. Vendimi mund të pritet së shpejti.

Në muajin prill, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e një prej më shumë se 1200 individëve të akuzuar për trazirat në ndërtesën e Kongresit në janar të vitit 2021. Rasti mund të çojë në hedhjen poshtë të një akuze që prokurorët kanë ngritur kundër më shumë se 300 individëve, përfshirë zotin Trump.

Çështja për ndërhyrje në zgjedhje, që po ndiqet nga prokurori i posaçëm Jack Smith, është një nga katër rastet me të cilat përballet zoti Trump ndërsa kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Gjyqi në Nju Jork, nën akuzat se ka paguar aktoren e filmave pornografikë Stormy Danaiels, për të siguruar heshtjen e saj, është planifikuar të fillojë më 25 mars.

Ndaj zotit Trump është ngritur padi edhe në Florida, nën akuzat federale se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në rezidencën e tij Mar-a-Lago, një rast po ashtu që po hetohet nga zoti Smith. Gjykimi i çështjes pritet të fillojë në muajin maj.

Zoti Trump është paditur gjithashtu në shtetin e Xhorxhias nën akuza për manipulime me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet. Ai i ka hedhur poshtë akuzat./VOA

gjykata e larte ne shba donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet