LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Hyrja e Suedisë në NATO e kompleton aleancën ushtarake

Një diplomat i NATO-s e ka përshkruar anëtarësimin e Suedisë si “hapi i fundit” për kompletimin e arkitekturës së sigurisë së NATO-s në rajonet nordik, arktik dhe baltik.

29 Shkurt 2024, 08:01 Nga N.F
Analiza e REL: Hyrja e Suedisë në NATO e kompleton aleancën
Foto ilustruese

SUEDI- Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turqia dhe Hungaria ta japim përfundimisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, ngazëllimi në Bruksel për ta mirëpritur këtë vend si anëtaren e 32-të nuk është zbehur. Një diplomat i NATO-s e ka përshkruar anëtarësimin e Suedisë si “hapi i fundit” për kompletimin e arkitekturës së sigurisë së NATO-s në rajonet nordik, arktik dhe baltik.

Për ta kuptuar rëndësisë, mjafton ta shikosh hartën. Suedia është vendi i pestë më i madh në Evropë; ajo është më e madhe se Gjermania, shtrihet 1.600 kilometra në drejtimin veri-jug dhe ka një vijë bregdetare dyfish më të gjatë. Është e qartë nga bisedat me zyrtarë të ndryshëm të NATO-s se roli i Suedisë në NATO ka të bëjë me dy gjëra:

E para, ajo do të jetë qendër për aktivitete në pjesën veriore të Evropës, ku mund të dërgohen shumë armë dhe trupa dhe anasjellja, duke e bashkuar Suedinë me vendet nordike, Danimarkën, Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë, në të njëjtën organizatë ushtarake për herë të parë në historinë moderne. Më 2009, kjo pesëshe ishte pajtuar për Bashkëpunimin Nordik në Mbrojtje (Nordefco). Megjithëse nuk është pakt i mbrojtjes së përbashkët de facto, ai ka disa tipare, për shembull, armë të caktuar të përbashkëta, pra ato ia lejojnë njëra-tjetrës përdorimin e infrastrukturës ushtarake dhe hapësirën ajrore. Tani që Suedia po i bashkohet NATO-s, do të jetë një grup i anëtarëve të aleancës që ka një integrim shumë të zhvilluar rajonal.

E dyta, Suedia shihet si garantuese e qëndrueshme e sigurisë – posaçërisht kur vjen puna për tri vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat tani do të jenë të lidhura me pjesën tjetër të rajonit nordik. Suedia do të kontribuojë me 800 oficerë në brigadën e NATO-s në Letoni qysh nga viti i ardhshëm. Ajo do të jetë vendimtare edhe në mbrojtjen e çdo cepi të tokës së shteteve baltike menjëherë, sepse është në gjendje të japë mbështetje të shpejtë detare dhe ajrore.

Përparësia mbase më e qartë e anëtarësimit të Suedisë në NATO është se Deti Baltik do të bëhet njëfarë “liqeni i NATO-s”, sepse aleanca ushtarake në thelb e rrethon enklavën ruse, Kaliningard, dhe i kontrollon të dyja anët e Gjirit të Finlandës i cili të çon drejt qytetit të dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Gotland, ishulli ma i madh në Detin e Baltik, do të jetë papritmas shumë i rëndësishëm. Ai i takon Suedisë dhe ndodhet vetëm 300 kilometra larg Kaliningardit, ndërsa tani do ta ketë një ngritje të madhe, pasi porti i tij do të zgjerohet dhe regjimenti që ishte larguar nga aty vite më parë, është rivendosur. Në radhë është përforcimi i linjave hekurudhore në veçanti, në mënyrë që të mundësohet transportimi i më shumë mallrave ushtarake.

Por, edhe qytetit të dytë më të madh dhe portit më të madh të Suedisë, Gotenburg, i cili ndodhet në bregdetin perëndimor të vendit, do t’i rriten kapacitetet gjithashtu, si një pikë e madhe hyrëse për pajisjet ushtarake dhe trupat e NATO-s. Suedia i ka shpenzuar tashmë 2 për qind të bruto prodhimit të brendshme (GDP) për mbrojtjen, duke e arritur cakun e NATO-s nga viti 2014 që shumë anëtarë të aleancës nuk e kanë arritur ende.

Suedia e ka arritur gjithashtu një Marrëveshje për Bashkëpunim në Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara, për dërgimin e ndihmës ushtarake amerikane në tokën suedeze. Por, njëlloj si me vendet e tjera nordike të NATO-s, as në Suedi nuk do të vendosen armë bërthamore e as baza të përhershme të NATO-së.

Ia vlen të theksohet se vendi skandinav ka qenë pjesë Partneritetit për Paqe të NATO-s prej vitit 1994 dhe u bë i ashtuquajtur Partner i Mundësive të Zgjeruara për aleancën ushtarake 20 vjet më vonë. Të dyja këto struktura kanë bërë që bashkëpunimi të jetë më i thellë, të ketë stërvitje të përbashkëta rregullisht dhe që Suedia të jetë nën komandën e NATO-s në vende si, Afganistani dhe Bosnja e Hercegovina.

Një aspekt tjetër të cilin po e theksojnë shumë zyrtarë të NATO-s si vlerë shtesë janë armët të cilat Suedia do t’i sjellë në aleancë. Konsiderohet se ky vend i ka dy burime të klasit botëror: së pari, nëndetëset të cilat mund t’i kontrollojnë pjesë të mëdha të Detit Baltik, duke barazuar çdo lëvizje të Rusisë. Dhe pastaj avionët luftarakë të prodhuar nga vetë Suedia, SAAB JAS Gripen.

E tërë flota nordike e avionëve luftarakë do t’i ketë mbi 250 sosh dhe Stokholmi po e shqyrton dërgimin e disa prej tyre në Ukrainë. Suedia besohet se do të jetë edhe një pjesëmarrëse aktive në patrullimet policore ajrore të NATO-s dhe jo vetëm mbi Detin Baltik. Pastaj e kemi industrinë e mbrojtjes të Suedisë. Ky vend është njëri prej eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Përveç avionëve luftarakë, baza industriale e armëve e saj është e fuqishme edhe në fusha të tjera si, sensorët, armët, armët antitanke të këmbësorisë dhe automjetet e blinduara.

Por, ajo ka edhe disa dobësi të mëdha. Ushtria suedeze me 38.000 trupa cilësohet relativisht e vogël dhe mund t’i duhet ta rrisë shumë numrin, megjithëse kjo do t’i kushtonte. Ky vend ka edhe mungesë të madhe të aseteve detare, siç janë luftanijet. Deri tani, ajo është mbështetur më shumë në luftanije më të vogla të cilat nuk i zotërojnë armët më të mira për mbrojtje ajrore.

Dhe, mbase mund të ketë një çështje burokratike të NATO-s. Duket se rajoni nordik/baltik do të ndahet në dy Komanda të ndryshme të Forcave të Përbashkëta. Danimarka, Finlanda dhe Suedia, plus treshja baltike do të jenë nën komandën e NATO-s me seli në Brunsum, në Holandë, ndërsa Norvegjia nën komandën Norfolk në Virxhinia, e cila merret kryesisht me çështjet dhe sfidat e sigurisë së Atlantikut. Kjo nuk duhet të përbëjë telashe, sepse komanda të ndryshme të forcës janë në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, prandaj nuk parashikohet ndonjë telash burokratik. Burimet thonë se ka qenë e rëndësishme, simbolikisht, për organizatën ushtarake të mos e “ndaj” në dysh Detin Baltik, duke i lënë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë në njërën anë dhe Suedinë në anën tjetër.

Së paku tani për tani. Megjithatë, mund të ndodhë që Suedia dhe Finlanda të përfundojnë nën komandën e Norfolkut, por vetëm pasi të jetë bërë një komandë e përbashkët në gjendje të kryejë operacione të shkallës së gjerë.

Marrë nga REL

nato turqia suedia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet