LIVE UPDATES
Bota

“Varfëria dhe papunësia problemet kryesore”, qytetarët e Kosovës më pak të kënaqur me kryeministrin e presidenten  

Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka rënë në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

29 Shkurt 2024, 07:24 Nga N.F

 

“Varfëria dhe papunësia problemet kryesore”,
Osmani dhe Kurti

 

KOSOVË- Qytetarët e Kosovës më së shumti janë të kënaqur me punën e presidentes Vjosa Osmani, në krahasim me krerët tjerë shtetërorë. Konjufca në vendin e dytë e Kurti në të tretin.  Kënaqshmëria e qytetarëve ndaj punës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka rënë në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Matjet janë bërë për periudhën prill-nëntor 2023. Matjet e UNDP-së bëhen çdo gjashtë muaj. Sipas tyre, kënaqshmëria për presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 në 56.2 për qind. Matjet e UNDP-së thonë se nga 51.5 për qind, kënaqëshmëria për kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 për qind.

Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca. Nga 58.3, kënaqshmëria për të ka rënë në 52.2 për qind. Për Kuvendi, ka kënaqshmëri 38.7 për qind nga 46.4 më herët. Gjykatat nga 29 për qind sa ishin në matjet e fundit, janë rritur në 29.3 për qind. Ndërkohë, Prokuroria nga 29 është rritur në 30 për qind.

Tri çështjet kryesore më të raportuara gjatë kësaj ankete ishin varfëria (28.6%), papunësia (19.2%) dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm (8.9%). Shërbimet e kujdesit shëndetësor (8%) dhe problemet e hapësirës urbane (3.8%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se varfëria u renditet si problemi kryesor për shqiptarët e Kosovës (28.6%) dhe komunitetet tjera të Kosovës (29.5%), ndërsa problemet e hapësirës urbane (19.5%) u renditën si problemi kryesor për serbët e Kosovës.

Teksa papunësia ishte çështja e dytë më urgjente për 20.2% të shqiptarëve të Kosovës dhe 13.8% të serbëve të Kosovës, energjia elektrike u rendit e dyta për 14.5% të komuniteteve të tjera të Kosovës. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi sot edicionin e 25-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik. Anketa e opinionit e Pulsit Publik nxjerr në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike, të sigurisë dhe mjedisit. Përmbledhja e Pulsit Publik 25 bazohet në të dhënat e mbledhura nga 8 nëntori deri më 27 nëntor 2023 dhe pasqyron opinionin e më shumë se 1,300 të anketuarve të moshës mbi 18 vjeç. Të dhënat e mbledhura përmes kësaj ankete zbërthehen sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike, për të ofruar informacion mbi dallimet e mundshme në perceptimet e qytetarëve për çështje të ndryshme zhvillimore në Kosovë.

Disa nga gjetjet kryesore të anketës së opinionit përfshijnë:

• Të dhënat tregojnë se mesatarisht 42.44% e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës.
• Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv është shënuar në 41.8%, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në 48.9%.
• Kënaqshmëria me Kuvendin ishte 38.7% ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 52.2%.
Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 56.2%.
• Shkalla e kënaqshmërisë ishte 29.3% ndaj gjykatave dhe 30% ndaj Prokurorisë.
• Tre çështjet kryesore më të raportuara gjatë kësaj ankete ishin varfëria (28.6%), papunësia (19.2%) dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm (8.9%).

•Shërbimet e kujdesit shëndetësor (8%) dhe problemet e hapësirës urbane (3.8%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara.
• Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike treguan se varfëria u renditet si problemi kryesor për shqiptarët e Kosovës (28.6%) dhe komunitetet tjera të Kosovës (29.5%), ndërsa problemet e hapësirës urbane (19.5%) u renditën si problemi kryesor për serbët e Kosovës. Teksa papunësia ishte çështja e dytë më urgjente për 20.2% të shqiptarëve të Kosovës dhe 13.8% të serbëve të Kosovës, energjia elektrike u rendit e dyta për 14.5% të komuniteteve të tjera të Kosovës.
• Gjetjet treguan një rënie në ndjenjën e sigurisë në mesin e të anketuarve me 79.73% që ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (80%) sesa femra (78.9%) deklaruan se ndihen të sigurt kur janë jashtë.
• 37.6% e serbëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë (6.2% deklaruan se ndjehen shumë të sigurt, ndërsa 31.4% deri diku të sigurt). 80.8% e shqiptarëve të Kosovës raportuan se ndjehen të sigurt (me 25.1% që ndjehen shumë të sigurt dhe 55.7% ndjehen deri diku të sigurt). Sa i përket komuniteteve tjera të Kosovës, 80% kanë raportuar se ndjehen të sigurt (me 12.5% që ndjehen shumë të sigurt dhe 67.5% ndjehen deri diku të sigurt).
• Anketa e opinionit e Pulsit Publik e nëntorit 2023 regjistroi një rritje të lehtë në Indeksin e Demokratizimit (DI) dhe një rritje në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (ECI). Më konkretisht DI-ja aktuale është rritur me 0.01 pikë në 1.49, ndërsa TKE është rritur me 0.15 pikë në 1.18.
• Një rritje pozitive në perceptimin e njerëzve për drejtimin ekonomik është vërejtur në anketën e opinionit të nëntorit 2023. Gjithsej 20.23% ishin shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin ekonomik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht.
• Ndryshimet më të mëdha sa i përket perceptimit të korrupsionit në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet në vijim: Policia e Kosovës (nga 7.3% në 17.9%) dhe Komunat (nga 15.8% në 21.7%). Një rënie pozitive në perceptimin e korrupsionit në shkallë të gjerë është vërejtur në gjykata (nga 37.7% në 28.8%).
• 63.7% e të anketuarve kanë theksuar se informacioni përmes mediave është se si ata e vlerësojnë praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në Kosovë, ndërsa gjithsej 30.5% e të anketuarve kanë deklaruar se bisedat me të afërmit dhe miqtë kanë formuar bazën e opinionit të tyre lidhur me shtrirjen e korrupsionit. Vetëm 5.5% e të anketuarve pohuan se përvojat personale formësuan perceptimin e tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë.
• Të anketuarit u pyetën për gjasat për të votuar nëse zgjedhjet qendrore do të mbaheshin së shpejti. Gjithsej 72.8% e të anketuarve pohuan se do të votonin nëse zgjedhjet qendrore do të mbaheshin së shpejti.
• Të dhënat e anketës të opinionit së nëntorit 2023 treguan se 59.3% e shqiptarëve të Kosovës dhe 32.4% e serbëve të Kosovës besonin (plotësisht ose disi) se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës, ndërsa 62.5% e komuniteteve tjera të Kosovës besonin (plotësisht ose disi) se marrëveshja do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Marrë nga Monitor

kosove osmani kurti papunesi

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete