LIVE UPDATES
Bota

DW: Kohë e akullt diplomatike tek ministrat e Jashtëm të G20-s

Lufta e Rusisë në Ukrainë u dënua nga shtetet e G7-s. India, Kina dhe shtete të tjera në jugun global u rezervuan në kritikën e tyre ndaj Rusisë.

9 Korrik 2022, 08:51 Nga s.s
DW: Kohë e akullt diplomatike tek ministrat e Jashtëm të G20-s
Samiti G7

GJERMANI- Asnjë vendim me rëndësi nuk u mor në takimin e ministrave të Jashtëm në samitin e G20-s në Bali të premten (08.07.). Vetëm një deklaratë përfundimtare, si gjithmonë pas takimit të ministrave të 19 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe atyre në ekspansion. Lufta e Rusisë në Ukrainë u dënua qartë nga shtetet e G7-s. India, Kina dhe shtete të tjera në jugun global u rezervuan në kritikën e tyre ndaj Rusisë.

Mikpritësja e takimit, ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi pas takimeve të punës gjatë së premtes, u shpreh, se lufta në Ukrainë ka ndikime të forta në çmime dhe furnizimin me artikuj ushqimorë dhe energji në botë. Shumë pjesëmarrës në takim ishin të mendimit, se lufta duhet të marrë fund përmes negociatave. "Të paktën të gjithë anëtarët e G20-s u ulën në një sallë së bashku. Ne u përpoqëm për një atmosferë të mirë, që të krijohen ura dhe jo mure", tha Marsudi para shtypit, por pyetje nuk u lejuan për median e akredituar.

Lavrov u largua nga salla

Rusinë ministrja e Jashtme indoneziane nuk e përmendi me asnjë fjalë. Ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov mundi ta paraqiste qëndrimin rus për luftën sa të donte. Ai këmbënguli, se Rusia është duke "çliruar" rusët etnikë në Ukrainë dhe është duke e "denazifikuar" shtetin fqinj. Lavrov akuzoi perëndimin, se po e vënë nën presion Ukrainën të përdorë armët, me të cilat ata furnizojnë vendin. Nuk përshtatet me faktet në vend ta paraqesësh Rusinë si agresore apo pushtuese, pretendoi Lavrov. Fjalimin që mbajti ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, Lavrov as nuk e dëgjoi, por u largua demonstrativisht nga salla. Kur mikpritësja indoneze kërkoi fundin e luftës, Lavrov lexoi në letrat para tij dhe nuk e ngriti kokën.

Baerbock nuk sheh shans për dialog

Annalena Baerbock ashtu si vendet e tjera të G7-s bëri të qartë, se Rusia po zhvillon një luftë ilegale kundër Ukrainës dhe vret çdo ditë njerëz të pafajshëm. Lavrov nuk ishte prezent edhe në fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe lidhjes me video me ministrin e Jashtmë ukrainas, Dmitro Kuleba. Blinken iu drejtua me fjalë të ashpra delegacionit rus. Në një kohë që brenda zhvillohej konferenca, minsitri i Jashtëm rus para hotelit të konferencës në Bali, shprehej se perëndimi nuk ka interes për dialog me Moskën. Nuk pati asnjë takim bilateral mes Lavrovit dhe shteteve të G7-s.

Lavrovi me një pamje të fyer tha se nuk do të rendte pas këtyre takimeve. Kurse ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock iu drejtua palës ruse se ajo nuk ka interes për "një dialog të arsyeshëm". "Që ministri i Jashtëm rus një pjesë të madhe të bisedimeve nuk i ndoqi në sallë, por jashtë saj, tregon se nuk ka asnjë milimetër gatishmëri për bisedime nga qeveria ruse", u shpreh Baerbock në lidhje me sjelljen e homologut rus. Shtetet e G7-s kishin vendosur të merrnin pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s për të mos ia lënë vetëm Rusisë skenën diplomatike.

"Më pak gjeste diplomatike, më shumë punë bindëse"

Profesori John Kirton nga Universiteti i Torontos, i cili i ndjek prej vitesh samitet e G20-s, e sheh si të rëndësishme që aleatët perëndimorë ishin të përfaqësuar në Bali dhe nuk e bojkotuan atë, si takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në prill. "Efekti i largimit demonstrativ nga salla e negociatave po bëhet gjithnjë e më i vogël. Ky ishte si sinjal i qartë në takimin e ministrave të Financave në Uashington. Aty ishte një simbol i fortë, se u përdor për herë të parë pas luftës. Nëse ministrat e Jashtëm do kishin bërë të njëjtën gjë tani, efekti nuk do të ishte aq i madh, sepse ne i njohim ndërkohë ndjenjat që kanë ata për Rusinë”.

Eksperti i G20-s Kirton rekomandon më pak gjeste diplomatike dhe më shumë punë bindëse. "Shansi për të refuzuar narrativin e Lavrovit u përdor. Qëndrimi i G7-s për Ukrainën nuk pati ndonjë jehonë aq të madhe në jugun global si në veri. Takimi në Bali, në jugun global ofroi një shans për të formuluar qartë mesazhin."

G20-me Putinin?

Ministrja e Jashtme indoneziane, Retno Marsudi pranoi, se lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj globale sunduan takimin në Bali. Takimi u errësua nga atentati ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe dhe dorëheqja e kryeministrit britanik, Boris Johnson si kryetar i partisë konservatore. As foto tradicionale të takimit nuk pati. Në samitin e krerëve të shteteve e qeverive të G20-s në nëntor, presidenti i Indonezisë ka ftuar si pushtetmbajtësin rus, Putin edhe presidentin ukrainas. Se kush do të vijë në Bali e kush do të jetë prezent vetëm me video nuk është e qartë./ DW

gjermani samiti g7 lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë