LIVE UPDATES
Bota

Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike

Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore. Gjermania nuk e ka ratifikuar atë dhe për shkak të luftës në Ukrainë nuk do të heqë dorë as tani nga bombat atomik

9 Korrik 2022, 08:43 Nga A.B

Gjermania nuk heq dorë nga bombat atomike

Prej pesë vjetësh është në fuqi një traktat i OKB-së, i cili ndalon armët bërthamore. Gjermania nuk e ka ratifikuar atë traktat. Dhe për shkak të luftës në Ukrainë tani shumica e qytetarëve janë pro vazhdimit të qëndrimit të avionëve Tornado dhe të bombave bërthamore amerikane në vend.

Pas sulmit rus ndaj Ukrainës realizimi i qëllimit të sanksionuar në marrëveshjen e koalicionit të partive qeverisëse për një Gjermani pa armë bërthamore - është shtyrë për një të ardhme të largët.

Gjermani: Miliarda euro për armatimin

Gjermania po shpenzon miliarda euro për armatimin dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e programit të NATO-s për armët bërthamore. Edhe sipas një sondazhi të fundit shumica e gjermanëve janë pro vazhdimit të depozitimit të bombave bërthamore amerikane të tipit B61 në në bazën e Forcave Ajrore në Büchel.

Avion i tipit F-35

Aktualisht kjo bazë po rikonstruktohet. Pista po rinovohet dhe së shpejti do të ngrihen edhe hangarë të rinj që nevojiten për avionët e tipit F-35, me të cilin skuadriljet e pilotëve gjermanë do të jenë në të ardhmen në gatishmëri për të hedhur bombat atomike amerikane.

Para pesë vjetësh 122 vende miratuan më 7 korrik 2017 traktatin për ndalimin e armëve bërthamore. Tashmë atë e kanë ratifikuar 66 vende. Dhe aktivistët e paqes duan që edhe Gjermania ta nënshkruajë traktatin për ndalimin e armëve bërthamore.

Protesta me lule letre

Rreth dymbëdhjetë aktivistë janë mbledhur përpara bazës së Forcave Ajrore në Büchel për të protestuar kundër armëve bërthamore. Ata mbajnë në duar lule letre dhe krilla - simbole të lëvizjes kundër luftës atomike. Dikur protestuesit kanë qenë më të shumtë dhe janë ngjitur madje edhe tek gardhi rrethues i bazës ushtarake. Po sot numri i tyre duket se ka rënë.

Një nga protestuesit është 32-vjeçari Johannes Oehler "Nëse armët bërthamore vazhdojnë të ekzistojnë, ato përfundimisht do të përdoren”, thotë Oehler. "Prandaj ne duhet të parandalojmë që këto armë të përdoren përsëri.."

Jo të gjithë kanë frikë nga lufta bërthamore

Në "Happy Döner" në qendër të qytetit Büchel presin në radhë shumë njerëz. Disa syresh me uniformë ushtarake, të tjerë janë me veshje civile. Shumica e tyre i përkasin skuadronit të Sigurisë së Forcave Ajrore, e cila ka për detyrë të mbrojë bazën aty pranë nga sulmuesit. Ushtarët e bazës ajrore nuk i sigurojnë mbijetesën vetëm pronarit të Happy Döner.  

Baza ushtarake ofron mundësi punësimi për njerëzit këtu dhe të gjithë jemi të lumtur për këtë, thotë 65-vjeçari Werner Gevenich, i cili gjithashtu po pret në radhë për një qebap dhe një picë. "Armët atomike nuk na shqetësojnë, ne jetojmë me to prej shumë vitesh”. Werner Gevenich punonte dikur në zyrën e postës, tani është në pension. Ai merr në dorë qesen plastike me drekën për veten dhe të shoqen. Pyetjes se a nuk ka frikë se Büchel mund të bëhet objektivi i parë i një sulmi në rast lufte ai i përgjigjet i shpenguar "Nëse bëhet lufta bërthamore, ajo do të na përfshijë të gjithëve dhe nuk ka rëndësi nëse jetojmë pranë bazës ajrore apo diku më larg."/DW

gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës