All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza e DW: Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për të ardhmen e Sirisë?

Pjesëmarrësit, të cilët folën në mënyrë konfidenciale më pas tingëlluan çuditërisht pozitivë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ka pasur të paktën një marrëveshje për pikat thelbësore midis 15 vendeve anëtare në organin më të fuqishëm të OKB-së.

17 Dhjetor 2024, 11:30 Nga N.F
Analiza e DW: Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për
Foto
All - Paragraf - 1

SIRI- Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas tij fshiheshin Rusia dhe Kina. Tani po shfaqet një linjë e re, më e unifikuar në OKB. Takimi i parë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë që nga rënia e regjimit të Asadit u zhvillua me dyer të mbyllura një javë më parë. Pjesëmarrësit, të cilët folën në mënyrë konfidenciale më pas tingëlluan çuditërisht pozitivë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ka pasur të paktën një marrëveshje për pikat thelbësore midis 15 vendeve anëtare në organin më të fuqishëm të OKB-së. Sipas saj, baza për një zgjidhje politike në Siri duhet të jetë Rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së para dhjetë vjetësh, e cila është e vjetëruar në disa aspekte. Por parimet thelbësore ende janë në fuqi e duhet të zbatohen.

Do të ndryshojë klasifikimi i HTS si organizatë terroriste


Kërkesat: Siria e re duhet të përfshijë të gjitha grupet politike dhe etnike në një proces gjithëpërfshirës, me përjashtim të grupeve terroriste. Duhet të hartohet dhe miratohet një kushtetutë. Në fund zgjedhjet e lira duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Por HTS, e cila tani ka rrëzuar regjimin e Asadit, është ende e listuar si një "organizatë terroriste" në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë ekspertët nuk presin që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta ndryshojë shpejt këtë klasifikim. Në vend të kësaj, pritet një proces hap pas hapi, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vazhdojë të ketë ndikim në mënyrë që fjalët e HTS të pasojnë me vepra. Anëtarët e një HTS-i të moderuar dhe më konstruktive fillimisht mund të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit.

Konferencë për Sirinë nën udhëheqjen e OKB-së?


I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, norvegjezi Geir Pedersen, prej një jave po zhvillon bisedime me sundimtarët e rinj në vend. Në të njëjtën kohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka takuar përfaqësues të fuqive të huaja që kanë interesa në Siri. Turqia i mbështet sundimtarët e rinj të HTS. SHBAderi më tani kanë qenë për mbrojtjen e kurdëve në Sirinë verilindore. Rusia ka humbur shumë influencë për shkak të dështimit të saj, por dëshiron të ruajë qasjen në Detin Mesdhe. Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që nga Siria të mos i vijë rrezik në të ardhmen. Të gjitha këto tregojnë se nuk ka një pikënisje të lehtë për OKB-në.

Skenari më i mirë nga këndvështrimi i Kombeve të Bashkuara do të ishte një konferencë e udhëhequr nga OKB për Sirinë, për shembull në Gjenevë ose Damask. Atje, të gjitha grupet politike do duhet të bisedojnë në një tryezë të rrumbullakët mbi ndërtimin e një Sirie të re. Por Kombet e Bashkuara gjithashtu duhet të përgatiten edhe skenarin më të keq. Si në Libi. Pas rënies së diktatorit al-Gadafi, rivalitetet brenda Libisë dolën të ishin aq të mëdha dhe interesat e fuqive të huaja aq të ndryshme sa që dy qeveri konkurruese luftuan njëra-tjetrën duke e zhytur vendin në kaos./ DW

okb siri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet