LIVE UPDATES
Bota

Llogaria anonime në X që po nxit narrativa kundër emigracionit në Evropë

Disa prova i lidhin Mert dhe Belgin Kokun me Europe Invasionin, përfshirë një video e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA), në të cilën rrëfen Belgin Kok se si imigrantët afganë janë një rrezik për Evropën. Llogaria Europe Invasion e promovoi këtë video në mars.

17 Dhjetor 2024, 07:50 Nga N.F
Llogaria anonime në X që po nxit narrativa kundër emigracionit
Foto ilustruese

EVROPË- Njëra nga llogaritë me më ndikim në X që shtyn përpara dezinformata për imigracionin në Evropë, ka sajuar persona dhe kompani të rrejshme për ta mbuluar veprimtarinë e vet, e cila nxitet kryesisht nga përfitimet financiare, ka gjetur një hulumtim i Radios Evropa e Lirë (REL).

Llogaria anonime Europe Invasion mori miliarda shikime duke e shfrytëzuar një algoritëm i cili e prioritizon përfshirjen para të vërtetës – si dhe e ndryshoi emrin rishtazi pasi u kontraktua nga REL-i. Rritja e kësaj llogarie përkrah llogarive të ngjashme në X ka ndodhur në një kohë të sukseseve të fryra zgjedhore të partive të së djathtës ekstreme në Evropë.

Hulumtimi i REL-it – në të cilin bëhen të ditur për herë të parë emrat e njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me Europe Invasion – i vë në pah motivet dhe prejardhjen shpesh të errët të dezinformimit online, për të cilin ekspertët thonë se përdoret për ta mashtruar publikun, për të nxitur përçarje shoqërore dhe për t’i prishur proceset demokratike.

Me përmbajte të vazhdueshme që paraqet myslimanët dhe imigrantët afrikanë si të rrezikshëm për shoqërinë, kjo llogari i grumbulloi mbi 600.000 ndjekës, para se ta ndryshonte emrin në “Update NEWS” në fund të nëntorit.

Në tetor, Europe Invasion u mburr se kishte arritur 1.1 miliard shikime gjatë tre muajve të fundit. REL-i zbuloi se një çift turk që jeton në Dubai – Mert dhe Belgin Kok – është i lidhur drejtpërdrejt me llogarinë Europe Invasion, megjithëse cifti e mohon përfshirjen.

Në shtator, transmetuesi publik suedez, SVT, e lidhi Europe Invasion me këtë çift, i cili pretendoi se pas llogarisë qëndronte një agjenci e jashtme reklamuese. SVT-ja nuk i publikoi emrat e tyre. Pak më vonë, Europe Invasion deklaroi publikisht se “pronari” i saj është “një malazez me origjinë serbe” me emrin “Stefan,” i cili dëshiron “ta bëjë Evropën të madhe përsëri.”

Pastaj, në fillim të tetorit, Europe Invasion e bëri një postim – i cili është fshirë – me një fotografi të një burri që supozohej të ishte “Stefani”. REL-i e përdori softuerin për njohje të fytyrës nga burime të hapura për ta identifikuar burrin në fotografi, i cili është një shtetas turk që e njeh Mert Koku. Ai tha se fotografia e tij ishte përdorur pa dijeninë e tij. Ai e mohoi çdo përfshirje në Europe Invasion.

Disa prova i lidhin Mert dhe Belgin Kokun me Europe Invasionin, përfshirë një video e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA), në të cilën rrëfen Belgin Kok se si imigrantët afganë janë një rrezik për Evropën. Llogaria Europe Invasion e promovoi këtë video në mars.

Mert Kok pretendoi në përgjigjet e tij për REL-in se ai dhe bashkëshortja e tij “nuk janë pronarët” e kësaj llogarie, duke pohuar se ia kishin shitur atë një “ekipi” që jeton në Mal të Zi dhe që përfshin shtetas të tjerë turq. Nuk është e qartë nëse krijimi i Europe Invasion – e cila përdor veçoritë e monetizimit të platformës X – ishte bërë vetëm për qëllime përfitimi apo edhe ideologjike.

Llogaria ofron mundësi si abonime me pagesë, mundësinë për dërgimin e bakshisheve, si dhe një link për mbledhje fondesh për atë që Europe Invasion pretendon se është një kanal i planifikuar në YouTube dhe zgjerim i markës së saj.

“Ka rrjete të organizuara që promovojnë dezinformimin. Disa nga këto organizata kanë incentiva financiare pasi po fitojnë para nga promovimi i narrativeve të rrejshme”, tha për REL-in Darrell West, hulumtues në Institutin Brookings në Uashington.

Europe Invasion ka publikuar vazhdimisht pretendime të rrejshme për gjoja përfshirjen e imigrantëve në krime të dhunshme.

Në tetor, ajo pretendoi se një sulm fatal ndaj një gruaje në Britani të Madhe në korrik ishte kryer nga “dy imigrantë somalezë”.

Në fakt, ky pretendim ishte hedhur poshtë dy muaj më parë, pasi ishte shpërndarë nga llogari të tjera kundër imigracionit, për të cilat policia tha se përhapnin “informacion të rrezikshëm dhe të pavërtetë”.

Një burrë 55-vjeçar nga qyteti anglez Ipsviç akuzohet për vrasje në këtë rast. Një nga postimet më famëkeqe të Europe Invasion u bë në fund të korrikut, rreth dy orë pasi një sulmues në qytetin anglez Southport kreu sulm me thikë, duke i vrarë tre fëmijë. Llogaria anonime pretendoi në mënyrë të rrejshme se autori “dyshohej të ishte një imigrant mysliman”.

Brenda dy ditësh, postimi u përhap me shpejtësi në rrjetet e ekstremit të djathtë, duke mbledhur më shumë se 6 milionë shikime, ndërsa në të gjithë Britaninë shpërthyen protesta të dhunshme kundër imigrantëve.

Sulmuesi, i cili u akuzua për vrasje, ishte, në fakt, shtetas britanik i lindur nga prindër nga Ruanda në Uells. Prokurorët më vonë e akuzuan atë për përpjekje për të prodhuar toksinë ricin dhe për posedim të një manuali trajnimi të Al-Qaeda-s.

Shefi i policisë së Londrës tha se trazirat ishin “nxitur nga dezinformimi”. Si Europe Invasion, ashtu edhe një llogari amë, e quajtur Daily Reports, kanë ekzistuar në X, i njohur më parë si Tëitter, për më shumë se një dekadë dhe e kanë ndryshuar disa herë emrin ndër vite, sipas të dhënave të grumbulluara nga X që u rishikuan nga REL-i.

Të dyja llogaritë më parë postonin kryesisht në turqisht, por në fillim të vitit 2024 e fshinë të gjithë historikun e postimeve dhe filluan të postonin kryesisht përmbajtje në gjuhën angleze kundër imigracionit. Në mars, llogaria në X që më vonë u bë e njohur si Europe Invasion, postoi një video me imazhe të gjeneruara nga IA që përshkruanin gjoja rreziqet e lejimit të imigrantëve afganë në Evropë.

“Nëse duam t’i mbrojmë të ardhmen tonë, qytetërimin tonë dhe fëmijët tanë, duhet t’i themi ‘ndal’ këtij pushtimi”, tha një narrator prapa ekranit të kamerës me një anglishte me theks të vrazhdët.

Në një postim pasues, llogaria ndau një link që të dërgonte në një kanal tashmë të mbyllur në YouTube, të quajtur West To Dubai, që fokusohej te përvoja e të jetuarit në shtetet e Gjirit Arab. Europe Invasion u tha ndjekësve të saj se kanali përmbante video të bëra nga një “studente universitare” me emrin Alissa, rreth “pushtimit të Evropës nga imigrantët”.

Kanali West To Dubai u mbyll pas hetimit të SVT-së. Por, para se të mbyllej, ai përmbante një video rreth jetës në Dubai, e rrëfyer nga një grua që e identifikoi veten si “Alissa” – dhe që këtë herë u shfaq në ekran.

Një analizë që REL-i ua bëri profileve të mediave sociale konfirmoi se gruaja në videon e dytë nuk quhej Alissa, por ishte Belgin Kok, e cila në profilin e saj në LinkedIn figuron si pronare e një kompanie në Dubai që shet llokum, një ëmbëlsirë tradicionale turke.

REL-i gjithashtu i përdori dy algoritma të ndryshëm të njohjes së zërit për të krahasuar zërin e rrëfyeses në videon e shpërndarë nga Europe Invasion dhe disa video të tjera në të cilat Belgin Kok shfaqet në ekran duke folur, përfshirë videon për jetën në Dubai që ajo e prezantoi në anglisht nën pseudonimin Alissa.

Të dy algoritmat e përdorur treguan se zëri i Belgin Kokut përputhet me atë të “Alissa”-s në videon e gjeneruar nga AI, që paralajmëronte për imigrantët afganë në Evropë. Kanalin e YouTube së “Alissa”-s e karakterizonte gjithashtu llogaria tashmë e fshirë në X, @alissatells, e cila shpërndante dhe ndërvepronte shpesh me Europe Invasion. Pasi u kontaktua nga gazetarët e SVT-së, çifti turk, që jeton në Dubai, mohoi përfshirjen në llogarinë Europe Invasion, duke pohuar se pas saj qëndron një agjenci reklamuese në Mal të Zi. Por, REL-i nuk mundi të gjejë asnjë regjistër të kësaj kompanie të pretenduar, e quajtur INV MediaX, dhe e drejtuar nga një person me emrin Stefan.

Pas hulumtimit nga SVT-ja, Europe Invasion publikoi një postim që pretendonte se Stefan është “pronari i faqes Europe Invasion” dhe se ai është “malazez me origjinë serbe”, i cili dëshiron ta “mbrojë kulturën dhe krishterimin evropian”.

Më pas, ajo e publikoi një fotografi të një burri me mjekër dhe syze që po pinte kafe, duke sugjeruar se ai ishte Stefani dhe duke ofruar një link që të dërgonte në llogarinë e pretenduar të këtij individi në X, @IamStefanK.

REL-i kontaktoi me njeriun në fotografi, i cili, si Mert dhe Belgin Kok, ka prejardhje nga Izmiri, qyteti i tretë më i madh në Turqi. Ai mohoi përfshirjen në Europe Invasion, por e pranoi se e njeh Mert Kokun dhe se fotografia e përdorur në postimin e Europe Invasion ishte e tij.

“Po, kjo është fotografia ime. Është një fotografi shumë e vjetër. Është bërë para katër ose pesë vjetësh. Por, po dëgjoj për Europe Invasion për herë të parë nga ju. Nuk kam asnjë lidhje me këtë llogari”, tha burri, i cili shtoi se ishte i habitur që fotografia e tij ishte përdorur nga Europe Invasion.

Burri, të cilin REL-i nuk po e identifikon me emër, tha se kishte studiuar në të njëjtën universitet si Mert Kok dhe e kishte takuar atë për herë të fundit rreth gjashtë javë më parë. Kur u pyet për burrin në fotografi, Koku pretendoi se nuk e njeh “personin për të cilin po flisni.” Ai nguli këmbë se “ne nuk jemi pronarët” e Europe Invasion dhe llogarisë të saj amë, Algorithm Coach.

“Ne jemi myslimanë dhe jetojmë në një vend mysliman. Nuk mund të jemi pronarë të një llogarie kundër myslimanëve”, shkroi ai.

Ai pretendoi në përgjigjen e tij me shkrim se ai dhe gruaja e tij kishin shitur një llogari në X, të quajtur Dubaideyiz (që në gjuhën turke do të thotë “Ne jemi në Dubai”), tek ekipi i pretenduar në Mal të Zi. Gazetarët e REL-it nuk gjetën asnjë provë që dyshon se ka “pronar” malazez të quajtur Stefan.

Rritja e shpejtë e Europe Invasion dhe llogarive të tjera që shpesh promovojnë narrative të rrejshme dhe raciste për imigrantët vë në pah gjithashtu se si X ndikon, formëson dhe moderon diskutimet publike rreth imigracionit.

Një studim i botuar në shtator zbuloi se në X përmbajtja kundër imigracionit shpërndahet 66 për qind më shpejt se ajo në mbështetje të imigracionit.

“Shpejtësia me të cilën udhëton është shumë e rëndësishme. Edhe nëse identifikon dhe adreson fjalët urrejtëse, çfarëdo fjalësh urrejtjeje, një javë më vonë, nuk ka vlerë, sepse ndoshta një javë më vonë, ai informacion tashmë është i vdekur, por njerëzit kanë reaguar ndaj tij tashmë”, tha për REL-in Andrea Nasuto, hulumtues italian dhe bashkautor i studimit.

Elon Musk, i cili e bleu X-in në vitin 2022 dhe mori qëndrim si një mbrojtës i lirisë së fjalës, është kritikuar nga kundërshtarët dhe rregullatorët evropianë për shkurtimin e ekipit i cili e mbikëqyr përmbajtjen në X.

Një studim nga kompania NewsGuard, e cila vëzhgon dezinformimin online, zbuloi se pas blerjes nga Musku, llogaritë në X që përhapin dezinformata panë shënuan shumë rritje. Postimet e Europe Invasion kundër imigracionit shpesh shkaktojnë një shpërthim komentesh ksenofobike dhe raciste.

Në fund të nëntorit, rreth tri javë pas kërkesës së REL-it për koment nga Mert Kok dhe adresat e e-mail-it të lidhura me Europe Invasion, llogaria në X e ndryshoi emrin sërish. Gjatë publikimit të këtij raporti, ajo njihej si “Update News” dhe përdorte emrin e përdoruesit @UpdateNeës724.

Llogaria e re shfaq fotografinë e Muskut në prapavijën e saj. Historiku u kërkimeve në X tregon se ky emër u përmend për herë të parë më 28 nëntor. (Po atë ditë, një lëshua një llogari tjetër që operonte nën logon e Europe Invasion dhe me emrin e saj të mëparshëm, duke premtuar një “fillim të ri.” Ajo ka më pak se 300 ndjekës).

Si kontakt të vetin, Update News tani e ka vendosur një llogari e cila gjoja lidhet me një firmë këshilluese digjitale në Boston. REL-i e kontaktoi kompaninë, e quajtur X Agency, e cila u përgjigj se nuk ka “asnjë lidhje” me Update News. REL-i nuk mori përgjigje në pyetjen e drejtuar llogarisë Update News përmes mesazhit privat në X.

Që nga ndryshimi i emrit, llogaria duket se ka zgjeruar fokusin e saj në lajme të përgjithshme botërore, por e bëri një shfaqje të shpejtë me një postim që pretendonte – pa paraqitur prova – se “45 për qind e dhunës seksuale” në Itali vitin e kaluar ishte kryer nga imigrantët.

Llogaria e Muskut u përgjigj në këtë postim duke i vendosur dy pikëçuditje, të cilat Update News i ripostoi më pas me titullin: “Ne jemi media tani!”/ REL

llogaria anonime evrope

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë