LIVE UPDATES
Bota

Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

Deklarata e Easterly për besimin e saj në procesin zgjedhor vjen pasi zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar për përshkallëzimin e përpjekjeve të kundërshtarëve të huaj për të ndikuar tek votuesit, për të thelluar ndarjet partiake dhe për të minuar besimin në zgjedhjet amerikane.

3 Tetor 2024, 21:03 Nga N.F
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë
Easterly

SHBA- Gati një muaj nga dita e zgjedhjeve, drejtuesja e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike thotë se amerikanët duhet të ndihen të sigurt në rezultatin e zgjedhjeve.

"Zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore dhe lokale kanë bërë aq shumë përparim në sigurimin e votës, numërimit dhe infrastrukturës zgjedhore, saqë sistemi është më i fuqishëm se kurrë", tha Jen Easterly, drejtoresha e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së Shteteve të Bashkuara. “Nuk ka asnjë mënyrë që Rusia, Irani apo ndonjë kundërshtar tjetër i huaj, të jetë në gjendje të ndryshojë rezultatet”, tha ajo.

"Vendet apo individët keqdashës, edhe nëse do të përpiqeshin, nuk do të kishin mundësi të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve", tha zonja Easterly për agjencinë e lajmeve 'Associated Press' në një intervistë të mërkurën.

Deklarata e Easterly për besimin e saj në procesin zgjedhor vjen pasi zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar për përshkallëzimin e përpjekjeve të kundërshtarëve të huaj për të ndikuar tek votuesit, për të thelluar ndarjet partiake dhe për të minuar besimin në zgjedhjet amerikane.

Komentet e saj janë në kundërshtim me dyshimet që miliona amerikanë, veçanërisht republikanët, kanë për procesin zgjedhor, që pas votimeve të vitit 2020, kur ish-presidenti Donald Trump refuzoi të pranonte humbjen. Ai i ka vazhduar pretendimet e rreme për manipulim të votave, duke krijuar terrenin për të pretenduar se zgjedhjet do të ishin vjedhur nëse ai do të humbiste përsëri këtë nëntor.

Zonja Easterly preku një sërë shqetësimesh të lidhura me zgjedhjet, duke përfshirë dezinformimin, rolin e agjencisë së saj në bashkëpunim me kompanitë e rrjeteve sociale dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj punonjësve të zgjedhjeve, gjatë intervistës 40-minutëshe.

Në Shtetet e Bashkuara tanimë po dërgohen fletëvotime me postë dhe në disa shtete ka filluar edhe votimi i hershëm nëpër qendrat e votimit. Ajo gjithashtu tha se agjencia e saj është në kontakt me zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë rajonet e juglindjes që janë dëmtuar nga uragani Helene. Ajo i lavdëroi punëtorët për punën e madhe ndërsa përpiqen të sigurojnë që votuesit të jenë në gjendje të hedhin votën e tyre pavarësisht dëmeve.

Duke e pranuar se besimi i shumë amerikanëve në zgjedhje "është tronditur", zonja Easterly nënvizoi se sa të përgatitur janë zyrtarët zgjedhorë për emergjenca, gabime të thjeshta dhe sulme dhe sa të motivuar janë ata për të mbrojtur votat e amerikanëve.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë punuar vitet e fundit për të rritur mbrojtjen e sigurisë kibernetike rreth sistemeve të votimit të vendit. Ata bëjnë testime të rregullta për të identifikuar dobësitë e mundshme. Zyrtarët testojnë gjithashtu pajisjet e votimit përpara zgjedhjeve për t'u siguruar që ato funksionojnë siç duhet.

Zonja Easterly vuri në dukje shtresat e sigurisë dhe transparencës, siç është regjistrimi në letër i votave në më shumë se 97% të zonave të votimit, si metodë që do të ndihmojë në verifikimin e rezultateve.

"Ka mundësi që diçka të shkojë keq. Mund të ketë një stuhi tjetër. Mund të ketë një sulm kibernetik", tha ajo. "Këto ndërprerje do të kenë ndikim, por jo në votat që hidhen ose votat që po numërohen".

Gjatë muajve të fundit zyrtarët amerikanë kanë ngritur akuza penale, kanë venë sanksione dhe kanë paralajmëruar publikisht se kundërshtarët e huaj po shtojnë përpjekjet e tyre për të ndikuar tek votuesit në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Administrata e Presidentit Joe Biden muajin e kaluar zbuloi dhjetëra faqe interneti të rreme të drejtuara nga Kremlini dhe akuzoi dy punonjës të medias shtetërore ruse si pjesë e një skeme për të financuar fshehurazi disa influencues konservatorë të rrjeteve sociale. Javën e kaluar, tre operativë iranianë u akuzuan për sulm kibernetik ndaj ekipit të fushatës zgjedhore të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Agjencitë e inteligjencës dhe kompanitë e teknologjisë kanë zbuluar individë rusë dhe iranianë që përdorin faqe interneti të rreme dhe profile në rrjetet sociale për të përhapur dezinformata, për të nxitur ndarjen dhe për të ndikuar te votuesit amerikanë. Irani dhe Rusia janë përpjekur të ndikojnë edhe në zgjedhjet e kaluara në Shtetet e Bashkuara përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike në internet. Zonja Easterly vuri në dukje se Kina gjithashtu ishte "shumë e interesuar" për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024.

Përtej fushatave të ndikimit, ajo tha se agjencia e saj nuk kishte zbuluar ndonjë aktivitet që synonte minimin e sistemit zgjedhor.

"Ne nuk kemi parë një aktivitet të veçantë kibernetik për të ndërhyrë në infrastrukturën ose proceset aktuale zgjedhore", tha ajo.

Përhapja e dezinformatave zgjedhore është bërë një shqetësim serioz. Një prej pasojave të tyre, që zonja Easterly e cilësoi si një shqetësim në rritje, janë kërcënimet kundër zyrtarëve zgjedhorë të të dyja partive dhe, në disa raste, familjeve të tyre. Këto kërcënime sipas saj, shpesh marrin si shkas pretendimet e rreme për zgjedhjet e vitit 2020.

"Zyrtarët e zgjedhjeve nuk janë burokratë pa fytyrë", tha zonja Easterly. "Ata janë njerëz që i shohim në komunitet çdo ditë. Ata nuk po e bëjnë këtë për pagesë. Ata nuk po e bëjnë për lavdi. Ata po e bëjnë këtë sepse besojnë në procesin e demokracisë."

Senatori amerikan Mark Warner, demokrat nga Virxhinia, që drejton Komisionin e Inteligjencës së Senatit, javën e kaluar i shkroi një letër zonjës Easterly duke i kërkuar agjencisë të ndërmerrte hapa të mëtejshëm kundër dezinformimit, duke përfshirë koordinimin me platformat e rrjeteve sociale për të luftuar pretendimet e rreme.

Gjatë intervistës, zonja Easterly e pranoi se mjedisi informatik është kaotik dhe i vështirë, duke shtuar se agjencia e saj punon me zyrtarët e zgjedhjeve për të përhapur informacionin e saktë. Megjithatë, ajo gjithashtu e bëri të qartë se agjencia e saj nuk monitoron faqet e rrjeteve sociale e as nuk përpiqet të kontrollojë përmbajtjen e tyre.

"Ky nuk është roli ynë", tha ajo.

Kandidati republikan për nënpresident JD Vance gjatë debatit televiziv me rivalin e tij demokrat Tim Walz, të martën, e akuzoi qeverinë federale për "censurë".

Zonja Easterly e mbrojti fuqishëm agjencinë e saj, të njohur si CISA.

“CISA nuk censuron, nuk ka censuruar kurrë”, tha ajo. "Akuzat kundër CISA-s janë të mbushura me pasaktësi faktike."

CISA, së bashku me agjencitë e tjera federale, ishte pjesë e një padie të ngritur nga shtetet e udhëhequra nga republikanët duke pretenduar se qeveria federale kishte ushtruar "trysni të pandërprerë" për të detyruar ndryshime në përmbajtjen e publikimeve në platformat e rrjeteve sociale. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara më pas vendosi se shtetet nuk kishin të drejtë ligjore për të paditur.

Zonja Easterly i inkurajoi votuesit që nuk janë në dijeni se si zhvillohen zgjedhjet, të kontaktojnë zyrën lokale dhe madje të dalin vullnetarë për të shërbyer si punonjës të qendrës së votimit, në mënyrë që të kuptojnë procesin dhe masat mbrojtëse tanimë të vendosura. Ajo paralajmëroi gjithashtu se kundërshtarët e huaj pothuajse me siguri do të kërkojnë të përfitojnë nga procesi i numërimit të votave pas ditës së zgjedhjeve si një mënyrë për të minuar besimin në rezultat. Ajo u bëri thirrje votuesve të jenë të durueshëm, duke theksuar se mund të duhen disa ditë që të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve për president.

"Ne duhet të bashkohemi si amerikanë për të mbrojtur dhe ruajtur atë që është më e çmuar", tha ajo. “Ky është themeli i demokracisë sonë, zgjedhje të drejta, të lira dhe të sigurta”./ VOA

easterly shba drejtuesja e sigurisë kibernetike

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje