Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave. Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.
VJENË- Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive politike të Austrisë, posaçërisht partisë konservatore në pushtet, të mos e bëjnë Qeverinë e re së bashku me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.
FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave. Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.
FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve. Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl. FPO-ja ngul këmbë se Kickl do të jetë pjesë e Qeverisë së re.
“Ne duam ta themi qartazi tani: E dashura OVP, ju lutem mos u futeni në këtë marrëveshje përsëri”, tha Marty Huber, njëri nga organizatorët e protestës, për Plus 24 TV.
Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën pranë Universitetit të Vjenës duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbrojeni demokracinë”.
Huber po i referohej faktit se OVP-ja ka qenë tashmë dy herë në Qeveri me FPO-në, por në secilën herë FPO-ja ka qenë partneri i vogël. OVP-ja zuri vendin e dytë në zgjedhjet e së dielës, duke ngelur rreth 2 pikë mbrapa FPO-së. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, pritet të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare, duke nisur me Kicklin të premten.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të mbajnë bisedime me njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës. OVP-ja do ta kishte një shumicë të qartë, nëse bashkohet me vendin e tretë, Socialdemokratët dhe me një parti më të vogël si, për shembull, liberalët e Neos./ REL
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu MOLDAVI- Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të...
boris johnson dhe benjamin netanyahu BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson në librin e tij "Unleashed" që pritet të botohet m&e...
ishujt LONDËR- Britania tha të enjten se do të heqë dorë nga sovraniteti i Ishujve Chagos te Mauritius në një ...
Foto ilustruese IZRAEL- British Airways njoftoi sot se po zgjat deri më 26 tetor pezullimin e fluturimeve të saj me Tel-...
foto ilustruese LIBAN- Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit t...
Rutte dhe Zelenskyy UKRAINË- Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar vizitën e tij të parë n&eum...
Trump SHBA- Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur t...
Venezuelë VENEZUELË- Na ndajnë 85 ditë larg Krishtlindjeve ndërsa në Venezuelë atmosfera festive ka trokitur n...
tabelat ZVEÇAN- Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gju...
foto ilustruese SHBA- Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kund...