Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Morgan Adamski, drejtor ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, tha se operacionet kibernetike të lidhura me Kinën synojnë të fitojnë një avantazh në rast të një konflikti të madh me Amerikën.
SHBA- Hakerët kinezë po pozicionohen në rrjetet kritike të infrastrukturës kibernetike të Shteteve të Bashkuara për një përplasje të mundshme me Uashingtonin, tha të premten një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kibernetike. Morgan Adamski, drejtor ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara, tha se operacionet kibernetike të lidhura me Kinën synojnë të fitojnë një avantazh në rast të një konflikti të madh me Amerikën.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se hakerët e lidhur me Kinën kanë komprometuar rrjetet e teknolgjisë së informacionit dhe kanë ndërmarrë hapa për të kryer sulme kibernetike në rast të një konflikti. Aktivitetet e tyre përfshijnë sigurimin e qasjes në rrjetet kryesore për të mundësuar ndërprerje të mundshme si manipulim të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar në dhomat e serverëve dhe ndërprerjen e furnizimeve të energjisë dhe ujit, thanë zyrtarët amerikanë në fillim të këtij viti.
Pekini ka mohuar vazhdimisht angazhimin në operacionet kibernetike që kanë në shënjestër infrastrukturën amerikane. Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Adamski po u fliste studiuesve në konferencën e sigurisë “Cyberwarcon” në Arlington të Virxhinias. Të enjten, senatori amerikan Mark Warner i tha gazetës Washington Post se ndërhyrjet kibernetike të Kinës në kompanitë amerikane të telekomunikacionit janë nga më të rëndat për këtë sektor të Shteteve të Bashkuara.
Operacioni i spiunazhit kibernetik, i quajtur "Salt Typhoon", ka përfshirë vjedhjen e të dhënave, ndërhyrjen në infrastrukturën e dy fushatave presidenciale në Shtetet e Bashkuara përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit dhe ndërhyrjet në kompanitë e telekomunikacionit, që punojnë me forcat amerikane të zbatimit të ligjit, thanë zyrtarë të FBI-së.
FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike po ofrojnë asistencë teknike dhe informacion për objektivat e mundshëm, thuhet në njoftimin e fundit të FBI-së lidhur më këtë çështje. Adamski tha të premten se qeveria amerikane ka "ekzekutuar aktivitete të sinkronizuara në nivel gobal, si në aspektin sulmues ashtu edhe në atë mbrojtës, që janë të përqendruara në degradimin dhe ndërprerjen e operacioneve kibernetike të Kinës në mbarë botën".
Shembujt publikë përfshijnë ekspozimin e operacioneve kineze në fushën kibernetike, sanksionet, aktakuzat, veprimet e forcave të zbatimit të ligjit dhe këshillimet për sigurinë kibernetike, me të dhëna nga shumë vende, tha zoti Adamski./ VOA
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un RUSI- Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajrore në këmbim të dislokimit të...
Matt Gaetz SHBA- Ish ligjvënësi Matt Gaetz tha në një intervistë të premten se nuk do të marrë mandatin për K...
SERBI- Borko Stefanoviç, ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, e ka cilësuar si “akt kriminal” sul...
Viktor Orban RUSI- Kryeministri Viktor Orban i ka bërë sot thirrje Perëndimit që të mos minimizojë kërcënimet e pa...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se shteti i tij po punon në zhvillimin e llojeve të reja të...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar Rusia do të fillojë prodhimin masiv të raketës së re ba...
Donald Trump SHBA- Një gjykatës i Nju Jorkut ka vonuar dënimin e planifikuar të Donald Trump, pasi avokatët e tij vazhdojnë ...
foto ilustruese STAMBOLL- Erërat e forta kanë goditur Stambollin që nga e enjtja e djeshme (21/11). Gjithashtu moti i keq dhe...
foto ilustruese IRAZEL- Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shë...
Flamuri i NATO-s dhe Ukraines BRUKSEL- NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme në Bruksel lidhur me gjuajtjen nga R...