Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u tërhoq si i emëruar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm, mes dyshimeve për abuzim seksual dhe përdorim të paligjshëm droge.
SHBA- Ish ligjvënësi Matt Gaetz tha në një intervistë të premten se nuk do të marrë mandatin për Kongresin e ri që mblidhet në 3 janar 2025. Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u tërhoq si i emëruar i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e prokurorit të përgjithshëm, mes dyshimeve për abuzim seksual dhe përdorim të paligjshëm droge.
“Do të vazhdoj të luftoj, por nga një pozitë e re. Nuk kam ndërmend të jem anëtar i legjislaturës së 119 të Kongresit", tha zoti Gaetz, republikan nga Florida, i cili kishte fituar një mandat tjetër për të përfaqësuar Floridën në Dhomën e Përfaqësueve. Ai u intervistua nga aktivisti i djathtë Charlie Kirk.
Zoti Gaetz u tërhoq të enjten nga emërimi mes dyshimeve për marrëdhënie intime me një vajzë minorene 17 vjeçare dhe për përdorim të paligjshëm droge. Ai i ka hedhur poshtë akuzat për shkelje.
Ai dha dorëheqjen si ligjvënës i Floridës në Dhomën e Përfaqësuesve pasi zoti Trump e përzgjodhi atë javën e kaluar për postin e prokurorit të përgjithshëm.
Të mërkurën në mbrëmje, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Etikën nuk arriti të bjerë dakord nëse duhet ta publikonte ose jo raportin e tij hetimor për ish ligjvënësin Gaetz, i akuzuar për abuzim seksual.
Ai është i pari i emëruar në nivel kabineti që tërhiqet, ndërsa ka pikëpyetje për sjelljen në të kaluarën të disa prej të emëruarve të tjerë që priten të jenë pjesë e administratës së ardhshme republikane.
Një tjetër i emëruar për të drejtuar Pentagonin, ish ushtarak dhe gazetar i rrjetit televiziv Fox News, ka ngjallur debate lidhur me dyshimet për abuzim seksual.
Pas tërheqjes së zotit Gaetz, Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ish kryeprokuroren e Floridës, Pam Bondi, për detyrën e Prokurores së Përgjithshme.
Sipas rrjetit CNN, zoti Gaetz e vlerësoi emërimin e saj dhe pohoi se ai ishte viktimë e një fushate të Uashingtonit për ta “njollosur” figurën e tij.
"Unë do të luftoj për Presidentin Trump. Do të bëj gjithçka që më kërkon, siç kam bërë gjithmonë", tha zoti Gaetz në intervistë. "Por besoj se tetë vjet janë kohë e mjaftueshme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara"./ VOA
SERBI- Borko Stefanoviç, ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, e ka cilësuar si “akt kriminal” sul...
Viktor Orban RUSI- Kryeministri Viktor Orban i ka bërë sot thirrje Perëndimit që të mos minimizojë kërcënimet e pa...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se shteti i tij po punon në zhvillimin e llojeve të reja të...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar Rusia do të fillojë prodhimin masiv të raketës së re ba...
Donald Trump SHBA- Një gjykatës i Nju Jorkut ka vonuar dënimin e planifikuar të Donald Trump, pasi avokatët e tij vazhdojnë ...
foto ilustruese STAMBOLL- Erërat e forta kanë goditur Stambollin që nga e enjtja e djeshme (21/11). Gjithashtu moti i keq dhe...
foto ilustruese IRAZEL- Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shë...
Flamuri i NATO-s dhe Ukraines BRUKSEL- NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme në Bruksel lidhur me gjuajtjen nga R...
luftimet LIBAN- Trupat izraelite kanë zhvilluar beteja të ashpra me Hezbollahun – grupin militant dhe partinë politike që kontrol...
Donald Tusk POLONI- Kryeministri polak Donald Tusk, teksa komentoi luftën Rusi-Ukrainë tha se zhvillimet e fundit tregojnë se ekziston nj&eu...