LIVE UPDATES
Bota

Urdhër-arresti i GJNP-së ndaj udhëheqësve izraelitë përçan Perëndimin

Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj.

22 Nëntor 2024, 17:34 Nga E. D
Urdhër-arresti i GJNP-së ndaj udhëheqësve izraelitë
foto ilustruese

IRAZEL- Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë.

Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti lëshimin e urdhër-arrestit “falimentim moral”.

Vendimi i gjykatës kryesore ndërkombëtare për krime lufte për të lëshuar urdhër-arrest ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për luftën 13 muajshe në Gazë nxiti të premten reagime të shumta.

Gjykata Ndërkombëtare Penale i akuzoi dy zyrtarët izraelitë për përdorimin e “urisë si mjet lufte” duke kufizuar ndihmën humanitare dhe duke vënë qëllimisht në shënjestër popullsinë civile gjatë luftës së Izraelit në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite.

Vendimi u kundërshtua ashpër nga Kryeministri Netanyahu, i cili e quajti veprim anti-semitik, që ka për qëllim, siç tha ai, t’ia mohojë Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur nga armiqtë që e synojnë shkatërrimin e tij.

“Kjo është një ditë e zezë në historinë e shteteve... Ky është një falimentim moral që shkel të drejtën e demokracive për të mbrojtur veten nga terrorizmi vrastar”, tha ai.

Lëshimi i urdhër-arrestit u kritikua edhe nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne e kundërshtojmë në thelb vendimin e gjykatës që të lëshojë urdhër-arrestet ndaj zyrtarëve izraelitë. Jemi të shqetësuar thellësisht nga nxitimi i prokurorit të kërkojë lëshimin e urdhër-arresteve dhe gabimet në procesin problematik që çoi drejt këtij vendimi. Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Por aleatët tjerë të Izraelit, përfshirë disa shtete evropiane të cilat gëzojnë marrëdhënie miqësore, janë vënë në pozitë të vështirë. Disa, siç është Franca, mirëpritën vendimin e gjykatës dhe sinjalizuan se mund të arrestojnë kryeministrin Netanyahu nëse ai viziton ato.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha të premten se vendimi i gjykatës nuk është politik dhe se shtetet evropiane janë ligjërisht të detyruara ta zbatojnë atë.

“Tragjedisë në Gazë i duhet dhënë fund. Vendimi nuk është vendim politik, është vendim i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë, që duhet të respektohet dhe të zbatohet... Ky vendim është ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha shtetet, të gjitha shtetet anëtare të gjykatës, që përfshinë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë të detyruara ta zbatojnë vendimin e gjykatës” tha ai.

Por, përçarjet ishin të pranishme edhe në këtë bllok.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një aleat i afërt i kryeministrit Netanyahu, u zotua ta injorojë urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj udhëheqësit izraelit dhe ftoi atë të vizitojë Hungarinë.

“Është një vendim i pacipë, do të thosha cinik, i Gjykatës, që ndërhyn në një konflikt që ende po vazhdon, veshur me petkun ligjor, po që në fakt ndërhyn për qëllime politike ngaqë konflikti në Lindjen e Mesme ende nuk ka përfunduar... Dhe kjo nuk më lë zgjidhje tjetër përveçse ta kundërshtoj këtë vendim”, deklaroi ai.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane sugjeroi të premten se Gjermania mund të tregohet e rezervuar për të arrestuar Kryeministrin Netanyahu në bazë të këtij urdhër-arresti.

“E kam të vështirë ta imagjinoj që do t’i bënim këto arrestime në Gjermani mbi këtë bazë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Vendimi i gjykatës i shndërron Kryeministrin Netanyahu dhe të akuzuarit e tjerë në të pandehur, të kërkuar ndërkombëtarisht, që rrezikojnë të arrestohen sa herë që udhëtojnë jashtë vendit. Urdhër arresti mund t’i izolojë ata edhe më shumë dhe sipas analistëve ai do të thellojë përçarjet ndërmjet shteteve edhe më shumë.

“Shtetet e Bashkuara nuk ... janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk mund ta lëshojnë urdhër-arrestin, por shumica e shteteve të botës janë dhe në ato shtetet Netanyahu nuk mund të shkojë. Këto shtete përfshijnë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë. Është çështje shumë serioze dhe nuk mendoj se ai do të mund të udhëtojë atje. (Ky vendim) do ta përçajë botën edhe më shumë”, tha analistja Nomi Bar-Yaacov pranë institutit "Chatham House".

Ndërkohë që numri i të vrarëve në Gazë arriti në 44 mijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, organizatat për të drejtat e njeriut e mirëpritën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale si vendim që “godet përshtypjen që individë të caktuar janë mbi ligjin”./VOA

lufta ne lindjen e mesme benjamin netanyahu gjnp

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin