LIVE UPDATES
Bota

“Dracron” – Pol i ri politik Francë-Itali në BE?

Marrëdhëniet me vendin fqinj, Francën që në vitet e fundit pësuan disa krisje, duhet të përmirësohen dhe të forcohen. Disa media në Itali e Francë madje i japin madje epitetin “Dracron” duetit Macron dhe Draghi. Një kujtesë e fjalëformimit “Merkozy” në kohën kur shihej mjaft i fortë dueti politik Merkel dhe Nicolas Sarkozy.

13 Qershor 2022, 11:18 Nga k.m.
“Dracron” – Pol i ri politik Francë-Itali në BE?
Mario Draghi dhe Emmanuel Macron

Në javët e fundit presidenti francez dhe kryeministri italian kanë demonstruar unitet të madh në çështjet politike europiane, duke u përpjekur të jetësojnë marrëveshjen “Qurinals” të nënshkruar mes Italisë dhe Francës në nëntor 2021 në Romë. Kjo marrëveshje krahasohet shpesh me “Marrëveshjen e Elysee” ose me atë të Aachenit, që i kanë bërë kaq të afërta marrëdhëniet gjermano-franceze. Gjermania dhe Franca gjithmonë së bashku janë konsideruar si motor i BE, edhe kur nuk vinin në jetë ndonjë projekt të jashtëzakonshëm.

Kryeministri italian, Mario Draghi, që qeveris me një qeveri teknokratike të një koalicioni gjithëpartiak kërkon ta kthejë Italinë në qendër të skenës europiane. Marrëdhëniet me vendin fqinj, Francën që në vitet e fundit pësuan disa krisje, duhet të përmirësohen dhe të forcohen. Disa media në Itali e Francë madje i japin madje epitetin “Dracron” duetit Macron dhe Draghi. Një kujtesë e fjalëformimit “Merkozy” në kohën kur shihej mjaft i fortë dueti politik Merkel dhe Nicolas Sarkozy.

Bie në sy, se si Emmanuel Macron dhe Mario Draghi, të dy bankierë i sinkronizojnë qëndrimet e tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Macron propozoi në maj “një bashkësi politike europiane”, në të cilin do të bashkoheshin vendet kandidate të BE nga Ballkani, përfshirë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Këtë anëtarësi të klasit të dytë Italia e mbështeti menjëherë.

Ministri italian për Europën, Vincenzo Amendola, tha në Parlamentin Europian, se propozimet franceze çojnë aty që bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe atë të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes do të bëjë hapa të rëndësishëm përpara. Italia e mbështet qartë Macron. “Përmes unitetit në këtë moment historik mund të mbrohemi nga rreziku i një lufte”, tha Amendola.

Italia dhe Franca kanë të njëjtin qëndrim edhe në lidhje me ndryshimin e marrëveshjeve europiane, që të mundësohen në BE vendimet me shumicë në politikën e jashtme dhe çështje të tjera të rëndësishme. Kryeministri italian, Draghi flet për një “federalizëm pragmatik”. Në fund të kësaj udhe qëndrojnë ndryshime marrëveshjesh. Do të ecim përpara me “guxim dhe mirëbesim”, thekson Draghi.

Nga Berlini, gjysma tjetër e motorit europian nuk dëgjohen sinjale të tilla kaq të qarta. Në lidhje me iniciativën francezo-italiane thuhet, se ndryshimet në marrëveshje janë shumë të vështira. Kancelari, Olaf Scholz i quajti propozimet e Macron “interesante”, por nuk erdhi një miratim i plotë, si nga Roma. Scholz ia kujtoi Macron në konferencën e përbashkët për shtyp në fillim të majit, se vendeve të Ballkanit Perëndimor i janë bërë premtime të qarta. Por Macron ashtu si edhe Draghi e shikojnë me skepticizëm anëtarësinë e plotë të këtyre vendeve. Gazeta italiane “Corriere della Sera” në një koment të saj kritikoi në fjalimin e kancelarit në Forumin Ekonomik në Davos, se atij i mungojnë vizionet europiane. Ai heshti për propozimet e Macronit dhe Draghit.

Politikë e njësuar për Ukrainën

Në lidhje me politikën kundër agresorit rus, si presidenti francez, ashtu edhe kryeministri italian dhe kancelari gjerman janë në një masë të madhe unikë. Ata duan të arrijnë fundin e luftës me negociim. Mario Draghi madje ka paraqitur një plan paqeje në bashkëpunim me OKB, që parashikon një kompromis mes Rusisë dhe Ukrainës. Kurse Macron shkaktoi reagime me deklaratën e tij, se nuk duhet të poshtërojmë pushtetmbajtësin, Putin. Olaf Scholz është mjaft i kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve, dhe nuk përmend që Rusia duhet të mundet. Këto qëndrime i kanë sjellë si Macronit dhe Scholzit kritika të ashpra nga presidenti polak, Andrzej Duda, që i dënoi telefonatat e politikanëve të BE me Putin. “A ka folur dikush në Luftën e Dytë Botërore me Hitlerin? A tha dikush që Hitleri duhet të ruajë fytyrën?” Të gjithë e dinin që ai duhej mundur, tha Duda.

Jo ngushtim rripi për financat

Macron dhe Draghi janë të një mendimi, kur vjen fjala për paratë, Që para luftës në Ukrainë në dhjetor 2021, ata hodhën idenë në “Financial Times” që të financohen buxhetet shtetërore përmes marrjes të borxheve më të larta. Kështu do të investohej edhe tek mbrojtja e klimës dhe mbrojtja. Së fundmi Italia dhe Franca, të dyja vende ku duhet të binte alarmi për borxhet e thella, duan të fusin një çmim kufi për energjinë në BE. Pasojat e inflacionit duhet të zbuten përmes më shumë borxheve dhe një pakti stabiliteit të ndryshuar. Qeveria në Berlin e refuzon këtë kurs të “Dracron”. Borxhe të tjera, për të cilat Gjermania do të ishte bashkëgarantuese dhe një politikë e parasë së lirë në eurozonë nuk kanë për t’u bërë realitet me ministrin gjerman të Financave.

“Gjermania fundamentale për Francën”

A do të bëhet tandemi italiano-francez më i rëndësishëm se ai gjermano-francez në BE? Po krijohen dy pole pushteti në BE? Historiani francez dhe njohësi i Italisë, Marc Lazar nuk e beson këtë. Në një intervistë me gazetën franceze “Les Echos” ai tha se për Francën marrëdhënia me Gjermaninë do të bëhet gjithnjë e më fundamentale dhe e rëndësishme se me të tjerët. Por duket se martesa gjermano-franceze është disi e lodhur, dhe prandaj nuk ka çudi, që Macron i hedh sytë tek partnerë të tjerë në Itali. “Diplomatët gjermanë shikojnë në radhë të parë gjithmonë nga Gjermania”, thotë Marc Lazat, profesor në Universietin e elitës, Po. “Italia ëndërron për një marrëdhënie trekëndësh, Paris-Berlin-Romë, sepse vuan për shkaqe të shumta historike nga një lloj kompleksi inferioriteti përballë lidhjes gjermano-franceze.”

Në samitin e BE në fund të qershorit, Emmanuel Macron dhe Mario Draghi do të kërkojnë së bashku impulse për reforma në BE, për këtë është rënë dakord që këtë javë. Edhe Olaf Scholz teston në marrëdhënien me Romën. Me Mario Darghin ai nënshkroi në fillim të prillit një marrëveshje për më shumë bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe armatimit. Vetë Draghi nuk ka shumë kohë për planet e tij për Europën. Në zgjedhjet e ardhshme në pranverë 2023 ai nuk ka shumë gjasa të dalë si kryeminisër. Ashtu si edhe Macron prapa tij janë gati populistët, që mund të bëhen forca më e fuqishme elektorale. Në këtë rast letrat do të përziheshin sërish./DW/

mario draghi presidenti francez emmanuel macron france

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit