LIVE UPDATES
Bota

Dosja e vitit 2016! Lidhja e Trump me Rusinë, analisti përfundon në gjyq, akuzohet se mashtroi FBI-në

Kjo është gjithashtu çështja e parë hetimore e Prokurorit Durham që thellohet në origjinën e dosjes që ish-Presidenti Trump e ka cilësuar si lajm fals e gjueti politike. Në vazhdim një përmbledhje e asaj që përfaqëson kjo çështje hetimore.

9 Tetor 2022, 21:00 Nga DOSJA
Dosja e vitit 2016! Lidhja e Trump me Rusinë, analisti përfundon
Igor Danchenko

ALEXANDRIA, Virxhinia – Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin politik, një analist që kontribuoi për hulumtimet rreth ish-Presidentit Donald Trump dhe Rusisë do të paraqitet në gjyq të martën për shkak se gënjeu FBI-në për burimet e tij të informacionit. Igor Danchenko është personi i tretë ndaj të cilit po ngre akuza Prokurori i Posaçëm John Durham, i cili u emërua për të hetuar origjinën e hetimeve të vitit 2016 nga FBI-ja për lidhjet me Rusinë të ish-Presidentit Trump. Kjo është gjithashtu çështja e parë hetimore e Prokurorit Durham që thellohet në origjinën e dosjes që ish-Presidenti Trump e ka cilësuar si lajm fals e gjueti politike. Në vazhdim një përmbledhje e asaj që përfaqëson kjo çështje hetimore.

KUSH ËSHTË ZOTI DANCHENKO DHE PËR ÇFARË AKUZOHET?

Zoti Danchenko, një analist rus, ishte burim informacioni për Christopher Steele-in, një ish-agjent britanik që u pagua nga demokratët për të hetuar lidhjet mes Rusisë dhe kandidatit për president Donald Trump. Seria e materialeve kërkimore, ndër të cilat kishte edhe thashetheme vulgare dhe deklarata të pavërtetuara, u bënë të njohura si “dosja Steele”. Megjithëse dosja nuk ndihmoi për fillimin nga FBI-ja të hetimeve për një koordinim të mundshëm mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Trump, Departamenti i Drejtësisë u mbështet tek kjo dosje kur paraqiti kërkesën dhe mori autorizimin për të monitoruar komunikimet e një ish-këshilltari të fushatës elektorale Trump. Në kuadrin e përpjekjeve për të verifikuar të dhënat e dosjes, FBI-ja intervistoi zotin Danchenko në vitin 2017.

Ai akuzohet se i gënjeu agjentët për burimet e tij të informacionit dhe prokurorët e akuzojnë zotin Danchenko se mashtroi FBI-në duke u përpjekur që kontributet e tij të dukeshin më të besueshme. Prokurorët thonë se zoti Danchenko gënjeu kur FBI-ja e pyeti se si e përftoi informacionin që i dha zotit Steele. Më konkretisht, ata thonë se ai mohoi të jetë mbështetur tek të dhënat e një punonjësi të Partisë Demokrate, Charles Dolan, drejtues për marrëdhëniet me publikun që punoi vullnetarisht për fushatën presidenciale të Hillary Clinton në vitin 2016. Prokurorët gjithashtu thonë se zoti Danchenko gënjeu kur tha se mori informacion nga një telefonatë anonime, që ai beson se u bë nga një person i quajtur Sergei Millian, ish-president i Dhomës Ruso-Amerikane të Tregtisë. Prokurorët thonë se zoti Danchenko e dinte që zoti Millian nuk ishte burimi i ndonjë telefonate anonime.

Akuza thotë se FBI-ja mund të kishte gjykuar më mirë për vërtetësinë e dosjes Steele nëse do ta kishte ditur se një punonjës i Partisë Demokrate ishte burimi i pjesës më të madhe të informacionit.

ÇFARË THONË AVOKATËT MBROJTËS?

Avokatët e zotit Danchenko thonë se çështja e paraqitur nga prokuroria “është një rast i tejkalimit të jashtëzakonshëm të kompetencave të qeverisë”. Ata vënë në dukje se zoti Danchenko ra dakord vullnetarisht për intervista të shumta me FBI-në gjatë vitit 2017. Ata thonë se përgjigjet e tij për FBI-në ishin të gjitha praktikisht të vërteta. Për shembull, një agjent i FBI-së e pyeti zotin Danchenko nëse ai "bisedoi" ndonjëherë me zotin Dolan për informacionin që shfaqej në dosje. Ndërsa prokurorët kanë paraqitur prova që të dy kishin shkëmbyer email-e për temat në dosje, nuk ka asnjë provë që ata të kenë folur gojarisht për këto çështje.

"Ishte një pyetje e keqe," tha avokati i zotit Danchenko, Stuart Sears, në një seancë paraprake muajin e kaluar. “Ky është problemi i prokurorit të posaçëm. Jo i zotit Danchenko".

Dhe ndërsa zoti Danchenko tha se besonte se zoti Millian ishte zëri në telefonatën anonime, ai kurrë nuk i tha FBI-së me siguri se ishte zoti Millian. Avokatoi Sears argumentoi se deklarata të tilla të paqarta nuk përmbushin kriteret e nevojshme për t'u dënuar për një akuzë për deklarata të rreme.

ÇFARË RASTE TË TJERA KA PARAQITUR PROKURORI DURHAM?

Zoti Durham ishte prokuror në Konektikat në vitin 2019 kur ai u përzgjodh nga Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm William Barr për të hetuar për shkelje të mundshme nga zyrtarët e qeverisë që bënë hetimin fillestar për Rusinë. Por pas më shumë se tre vjetësh, puna e Prokurorit Durham nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e mbështetësve të ish-Presidentit Trump, të cilët shpresonin se ai do të zbulonte komplote të gjera në FBI për të dëmtuar shanset e kandidatit republikan.

Hetimi ka prodhuar vetëm tre çështje penale. Rasti i parë ishte kundër një juristi të FBI-së, Kevin Clinesmith, i cili u akuzua për modifikimin e një email-i në lidhje me mbikëqyrjen ndaj ish-ndihmësit të fushatës Trump, Carter Page. Çështja përfundoi me pranim fajësie dhe një dënim me kusht - dhe kishte të bënte me shkelje të FBI-së të zbuluara tashmë nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë. Vitin e kaluar, ekipi i Prokurorit Durham akuzoi një jurist demokrat se i bëri një deklaratë të rreme zyrtarit kryesor ligjor të FBI-së gjatë një takimi të vitit 2016, në të cilin ai paraqiti informacione rreth një bashkëpunimi të supozuar - dhe përfundimisht të hedhur poshtë - mes një banke ruse dhe organizatës Trump. Çështja kundër avokatit Michael Sussmann, përfundoi me një shfajësim të shpejtë në maj.

Puna e Prokurorit Durham ka vazhduar brenda Departamentit të Drejtësisë të administratës së Presidentit Biden, por gjyqi i zotit Danchenko duket se do të jetë çështja e fundit penale që ekipi i tij do të paraqesë. Nuk është e qartë se kur Prokurori Durham mund të dalë me një raport që do të përmbledhë gjetjet e tij.

Marrë nga VOA

igor danchenko donald trump

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje