LIVE UPDATES
Bota

Tregu “Crackland”, dëshmi për rritjen e rolit të Brazilit në trafikun e drogës

Imazhet janë tronditëse. Mijëra njerëz konsumojnë dhe shesin ilegalisht drogë në rrugët e qytetit kryesor të Brazilit.

9 Tetor 2022, 17:46 Nga I.A
Tregu “Crackland”, dëshmi për rritjen e rolit të
Foto nga Brazili

BRAZIL- Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e drogës tani renditet ndër burimet kryesore të kokainës në botë dhe pikë kyçe e tregtimit të lëndëve narkotike në Europë. Në San Paulo, qyteti më i madh i Amerikës së Jugut, tregtia e paligjshme e drogës ka kthyer lagjet të tëra në shkretëtirë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Edgar Maciel vizitoi një nga këto lagje në San Paulo.

Imazhet janë tronditëse. Mijëra njerëz konsumojnë dhe shesin ilegalisht drogë në rrugët e qytetit kryesor të Brazilit. Kokaina është malli kryesor në tregun e hapur të drogës, të njohur për vendasit si “Crackland”. Ai ndodhet vetëm pak metra larg policisë, e cila sheh, por nuk ndërhyn. Operacioni i fundit policor ishte në fillim të këtij viti. 92 trafikantë u arrestuan. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ata ishin furnizues të vegjël. Sipas tyre, furnizuesit kryesor të tregut janë anëtarë të grupit PCC, që përfaqëson organizatën më të madhe kriminale të Brazilit.

“Kjo organizatë kontrollon trafikun në tregun e San Paulos. Rritja e përdoruesve të drogës është e lidhur me ta. Furnizuesi vendos vendin se ku i shet drogat dhe përdoruesit e ndjekin”, thotë Guaracy Mingardi, analisti i kriminalistikës.

Sipas policisë, trafikantët qarkullojnë më shumë se 40 milionë dollarë në vit përmes tregut të San Paulos, vetëm një pjesë e të ardhurave të përgjithshme vjetore të grupit nga trafiku ndërkombëtar, që vlerësohet se arrin shifrën e 600 milionë dollarëve.

“Trafiku nuk ndodh vetëm këtu në San Paulo. Është një zinxhir që mbjell, prodhon, paketon dhe transporton", thotë Nathalia Oliveria, sociologe.

I përhapur në qendër të qytetit të San Paulos, tregu “Crakcland” po dëmton biznese të ligjshme. Këto pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në fillim të korrikut tregojnë dhjetra përdorues të dyshuar droge që përpiqen të hyjnë dhe grabisin një restorant. Restoranti, vetëm pak metra larg vendit ku mblidhen përdoruesit e drogës thuajse u mbyll, thotë pronarja e tij Helena.

“Klientët u larguan dhe nuk mund të paguanim dot faturat. Asnjë nuk donte të vinte këtu. Kisha frikë se do humbisja biznesin tim, por në rastin e parë që do të më ofrohet mundësia do ta shes”, thotë Helena Vasconcelos Silva, pronare e restorantit.

Të gjithë e dinë për aktivitetin e paligjshëm që kryhet në këto zona dhe shumë ngrenë pikëpyetjen se përse vazhdon ende.

“Policia duhet të përqëndrohet tek parandalimi, që droga të mos mbërrijë në këtë treg dhe jo të zhvilloje operacione të mëdha dhe të arrestojë 10 tregtarë të vegjël.

Duhet të ndryshojmë praktikën e betejës ndaj drogës, që kemi kopjuar nga Shtetet e Bashkuara. Nuk funksionoi këtu dhe nuk funksionoi atje. Ne thjesht mbushim burgjet, por nuk jemi asnjeherë në gjendje të rregullojmë problemin” thotë analisti i kriminalistikës Guaracy Mingardi.

Në një veprim të guximshëm, autoritetet e San Paulos kanë filluar të zbatojnë një praktikë të shtrimit të detyruar në spital të të droguarve. 20 persona që kanë krijuar varësi nga droga janë futur në këtë program të detyruar trajtimi, një hap i vogël, që autoritetet shpresojnë se do të ulë kërkesat për drogë.

Marrë nga VOA

brazili guaracy mingardi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet