LIVE UPDATES
Bota

“Doktori Shpirtlig”/ Abuzime të tmerrshme fizike dhe psikologjike, dëshmi të rënda: Ushtarëve ukrainas u fanitet tmerri i një burgu rus! Rojet më futën kokën në qese plehrash dhe...

29 Nëntor 2025, 10:55 Nga M.L
“Doktori Shpirtlig”/ Abuzime të tmerrshme fizike dhe
Foto ilustruese

Sikurse shumë ushtarë të tjerë ukrainas të mbajtur në Qendrën Korrektuese Nr. 10 në rajonin e Mordovisë në Rusi, Pavlo Afisov tha se u përball me abuzime të tmerrshme fizike dhe psikologjike: u rrah keq sapo mbërriti, dhe në raste të tjera të panumërta gjatë më shumë se 18 muajve në burg, u detyrua të zvarritej në dyshemenë e qelisë ndërsa ia lëshuan qentë përmbi dhe ishte pranë vdekjes kur rojat ia futën kokën në një qese plehrash.

"Është shumë e frikshme dhe e tmerrshme, sepse në atë çast e humb çdo lidhje me botën e jashtme dhe nis të mbytesh. Përpiqesh ta heqësh qesen me duar, por ata të godasin në duar, të shokojnë me paralizues elektrik”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Afisov, një oficer i këmbësorisë detare i kapur gjatë rrethimit rus të Mariupolit në vitin 2022 dhe i kthyer në shtëpi përmes një shkëmbimi të burgosurish në vitin 2024.

Ai u dërgua te një mjek i burgut, gjë që mendoi se do t’i sillte qetësim.

“Deri atëherë mendoja se nuk mund të bëhej më keq”, tha Afisov, 26 vjeç.

“Por, kur më çuan atje… nuk e di, s’mund ta quash njeri. Ai filloi të tundte paralizuesin elektrik dhe më shokoi disa herë. Më kërcënoi, duke thënë: ‘Eja, shpejt, mos u bëj budalla’. Fliste me zë shumë të lartë. Hiqej sikur ishte komandant i madh dhe thoshte se ne ishim ‘kutërbon khokhly’” – një term përçmues për ukrainasit – “që nuk meritonim trajtim të denjë”.

Oleksandr Savov, një marins që kaloi gjashtë muaj në burgun e njohur si IK-10, u befasua njësoj kur hasi për herë të parë të njëjtin mjek.


“Ai ndaloi para meje, e pashë që është me mantel të bardhë. Mendoja, ‘është mjek’”, tha Savov. “I thashë se dyshoja se kisha tuberkuloz. Dhe ai më tha: ‘Ç’po bërtet?’ S’e kuptova, ishte hera ime e parë atje. Dhe ai më dha një shok elektrik! Rri i heshtur. Sërish tha, ‘Ç’po bërtet?’, dhe më shokoi prapë”.

“Ai nisi të më shante. E pyeta çfarë saktësisht duhej të bërtisja. Ai tha: ‘Lavdi mjekësisë ruse!’ Unë e thashë. Dhe ai… më goditi përsëri me paralizues”, tha Savov. “E shikova, ai ishte me mantel të bardhë si mjek, pse ishte kaq mizor? Vetëm më vonë mësova se ky ishte ‘Dr. Shokuesi’”.

Savov, i cili vuante nga tuberkulozi, sëmundjet e lëkurës dhe limfedema kur u kthye në Ukrainë falë një shkëmbimi të burgosurish në mars, vdiq më 16 nëntor.

Të burgosurit në IK-10, ku qindra robër ukrainas janë dërguar qëkurse Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shpesh nuk e dinin ku mbaheshin deri pas lirimit. Por, të gjithë ish-të burgosurit që folën për Schemes – njësia hulumtuese e Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – e mbanin mend “Dr. Shokuesin”, i njohur nga të burgosurit edhe si “Doktori Shpirtlig”.

Përmes një hetimi të shpërblyer me cmim, i kryer së bashku me Projektin e Raportimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin (OCCRP), Schemes identifikoi mjekun, Ilya Sorokin, sjelljet e të cilit u veçuan në kujtimet e të burgosurve që thanë se kishin përjetuar dhunë të pandërprerë dhe privim; një regjim abuzimi të cilit disa nuk i mbijetuan.

Publikuar nga REL-i në korrik, hetimi fitoi çmimin Eppy 2025 të Editor & Publisher për materialin më të mirë hetimor.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Sorokinit në tetor, duke përmendur “trajtimin çnjerëzor dhe degradues” ndaj robërve të luftës, përfshirë dhunën fizike dhe goditjet elektrike.

Demaskimi i “Doktorit Shpirtlig”

Për ta identifikuar Sorokinin, gazetarët e Schemes kërkuan në faqen e shërbimit të burgjeve të Mordovisë dhe shqyrtuan fotografi e video të ngjarjeve të ndjekura nga punonjës të shëndetësisë në burgjet e rajonit.

Schemes kontaktoi gjithashtu gati 150 ukrainas të mbajtur në IK-10, shumë prej të cilëve e njohën Sorokinin, tashmë 35 vjeç, nga imazhet. Disa nuk ishin të sigurt, pasi mjeku që i torturonte mbante gjithmonë maskë mjekësore dhe nganjëherë maskë të vizatuar me kafkë, sipas ish të burgosurve.

Identiteti i tij u konfirmua kur Schemes gjeti një video feste ku fytyra e Sorokinit shihej qartë, ndërsa një detaj vendimtar për ish të burgosurit ishte zëri i tij, që dëgjohej qartë. Afisov dhe shumë të tjerë e njohën menjëherë si zërin e “Doktor Shpirtlig”.

“Ja ku është, kopili, duke fituar kënaqësi estetike nga fakti që ti je i ulur para tij në katër këmbë, me duart lart, me sytë mbyllur, nuk ke asgjë. Dhe… të godet mes këmbëve, nën stomak, në mëlçi, të godet me shkop gome, të shokon me paralizues elektrik”, kujtoi Afisov. “Dhe, ai thoshte gjithashtu se njerëz si ne ‘duhet t’i të përballen me gjenocid’”.

Disa ish të burgosur të tjerë thanë se ishin se kujtimet e sjelljes së Sorokinit nuk mund t’i hiqnin nga mendja.

“Sa herë që hynte ai mjek, qelia hapej, ai thoshte: ‘Në gjunjë, kuçkë’. Pastaj: ‘Zgjat dorën, idiot’. Dhe, të shokonte dorën me paralizues thjesht sepse nuk i pëlqente diçka”, tha Yulian Pilipey, komandant marinsash nga Rivne, i kapur në prill të vitit 2022.

“Kur hynte në korridor, ishte menjëherë e qartë se kush kishte hyrë. Kishte një mënyrë të foluri si e një personi krejtësisht të sëmurë mendërisht. Sepse mund të ulërinte, pastaj të fliste qetësisht, e ndërronte shpesh”, tha Mykyta Pikulyk, një pjesëtar i Gardës Kombëtare nga Zaporizhja që kaloi gati një vit në IK-10.

“Ai kishte detyra, por i kryente vetëm për sy e faqe. Duhej të vinte [kur e thërrisnin], por ofrimi i ndihmës ishte vendim personal”, tha Pikulyk.

“Kur i kërkonin ilaçe, ai thoshte: ‘Mirë, po të jap një pilulë’. Dhe, për ta marrë, duhej të zgjatje dorën nga hapësira e derës. Dhe ai godiste me paralizues dorën e pacientëve në vend se t’u jepte ndihmë”.

Mizoria e raportuar e Sorokinit ishte pjesë e një sistemi abuzimi që të burgosurit e përshkruan si dhunë të vazhdueshme: qëndrime të detyruara në këmbë nga 6 e mëngjesit në 10 të natës, rrahje me shkopinj, çekanë dhe tuba plastike, dhunë seksuale dhe ekzekutime të rrejshme. Por, sjellja e mjekut binte edhe më shumë në sy për shkak të profesionit të tij.

“Nuk e di sesi një person i tillë përfundoi në fushën mjekësore. Rojat, punonjësit e Shërbimit Federal të Burgjeve apo forcat speciale, me ta gjithçka ishte e qartë”, i tha Pikulyk REL-it. “Por, një sjellje e tillë nga një punonjës mjekësor ishte e pakuptueshme për ne”.

Në 2022, Sorokin postoi në rrjetet sociale një fotografi të një çmimi që kishte marrë “për kryerje të ndërgjegjshme të detyrave publike dhe pjesëmarrje aktive në jetën e kolektivit”.

Dokumenti tregonte se punonte në njësinë mjekësore që shërbente për IK-10, e njohur prej vitesh për praktika abuzive.

Kur Schemes e kontaktoi, Sorokin mohoi se punonte në burg dhe mbylli telefonin. Nuk iu përgjigj më pas dhe bllokoi kontaktin.

Një punonjës burimesh njerëzore në një njësi mjekësore rajonale konfirmoi për Schemes se Sorokin ishte i punësuar në burg dhe se do të kthehej atje pasi të përfundonte shërbimin ushtarak.

Vdekja në Mordovi

Valentin Polyanskiy, një oficer i këmbësorisë detare, i tha REL-it se shoku i qelisë, Volodymyr Yukhymenko, filloi të kishte probleme mendore pas burgosjes, por rojat “mendonin se po shtirej” për ta fituar lirim dhe “e rrihnin sa më mizorisht që të ishte e mundur. U bë jeshil. Fillimisht vjollcë, pastaj plotësisht jeshil”.

Në një moment, rojat e goditën aq shumë në vesh saqë “kërcelli iu shkëput krejtësisht. Nuk kishte më asnjë formë, vetëm lëkurë”, tha ai.

Pasi gjendja e tij po përkeqësohej, Polanskiy iu drejtua Sorokinit për ndihmë: “I thamë, ‘Shikoja veshin’. Dhe ai tha: ‘Oficeri i rojës, godite atë në vesh’”.

Yukhymenko më vonë u lidh në shtrat, fillimisht ulur deri sa nuk mund të rrinte më, pastaj shtrirë. “Sytë i kishte të mbyllur dhe mezi fliste. Duhej t’i vështroje buzët e tij për të dëgjuar diçka”, tha Polyanskiy. “Thoshte, ‘Më dhemb shumë’”.

“Gjëja më e tmerrshme për mua ishte të dëgjoja se nuk i dhanë ndihmë mjekësore, por e lidhën”, tha e veja e Yukhymenkos, Yevhenia Lastovetska, për Schemes. Kur trupi i tij u kthye në Ukrainë, tha ajo, “Ishte një tronditje për të gjithë ne… Nuk mund të thosha menjëherë se ishte Voloja im”.

“Aty dikur studioja vitet 1932–‘33 në histori”, tha ajo, duke iu referuar urisë së organizuar nga Stalini, të njohur në Ukrainë si Holodomori.

Lastovetska tha se e njohu dorën e djathtë të burrit të saj, e cila ishte dëmtuar para kapjes, dhe testi i ADN-së doli “99.99 për qind përputhje”.

Megjithatë, tha ajo, “nuk doja ta besoja. Nuk doja dhe ende nuk dua ta besoj se ishte ai. Më duket se sa të jem gjallë, do ta pres të kthehet në shtëpi”./REL

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje