LIVE UPDATES
Bota

Do dërgohej në Gjermani, Rusia djeg sasi të mëdha gazi

Ekspertët besojnë se kjo sasi gazi në të kaluarën do të eksportohej në Gjermani.

26 Gusht 2022, 22:54 Nga I.A
Do dërgohej në Gjermani, Rusia djeg sasi të mëdha gazi
Gazi i djegur

RUSI- Teksa çmimet e energjisë në Evropë sa shkojnë e rriten, Rusia është duke djegur sasi të mëdha të gazit natyror, sipas një analize që ka siguruar transmetuesi britanik, BBC. Ekspertët besojnë se kjo sasi gazi në të kaluarën do të eksportohej në Gjermani. Sipas tyre, centrali afër kufirit me Finlandën, është duke djegur sasi gazi në vlerë të 10 milionë dollarëve çdo ditë. Shkencëtarët janë të shqetësuar për sasitë e mëdha të dioksidit të karbonit që po lirohen në atmosferë, pasi diçka e tillë mund të shkrijë akullin në Arktik. Analiza e kompanisë Rystad Energy, paralajmëron se rreth 4.34 milionë metra kub të gazit janë duke u djegur çdo ditë.

Ky gaz i lëngshëm natyror del nga centrali Portovaja në veriperëndim të Shën Peterburgut. Shenjat e para se diçka nuk është duke shkuar mirë janë dhënë nga shtetasit finlandezë që jetojnë afër zonës kufitare, të cilët kanë parë flakë të mëdha më herët gjatë verës. Portovaja gjendet afër stacionit ku fillon gazsjellësi Rrjedha Veriore 1, përmes të cilit bartet gazi rus në Gjermani. Furnizimet përmes këtij gazsjellësi janë zvogëluar prej mesit të muajit korrik.

Autoritetet ruse përmendin si arsye çështjet teknike, ndërsa Gjermania beson se ky është hap politik, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, dhe vendosjes së sanksioneve perëndimore ndaj Moskës. Prej muajit qershor, hulumtuesit kanë vërejtur rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që ka dalë nga objekti në kufi me Finlandën. Ndonëse djegia e gazit është e zakonshme në centrale – kryesisht për çështje teknike dhe ato të sigurisë – shkalla e kësaj djegieje i ka hutuar ekspertët.

“Nuk kam parë kurrë flakë kaq të mëdha nga një central i gazit të lëngshëm natyror”, ka thënë Jessica McCarty, eksperte për të dhëna nga satelitët në Universitetin e Majamit në Ohajo.

“Duke nisur nga qershori, ne kemi parë rritje që nuk ka ikur tutje. Ka qenë shumë e madhe për disa kohë”.

Mark Davis, udhëheqës i kompanisë Cepterio, është i përfshirë në gjetjen e zgjidhjes për flakët e gazit. Ai ka thënë se ndezja nuk është aksidentale dhe ka mundësi të jetë e qëllimshme për arsye operacionale. Të tjerë besojnë se për autoritetet ruse mund të jenë sfiduese sasitë e mëdha të gazit që kanë në dispozicion. Kompania ruse e energjisë, Gazprom, mund të ketë planifikuar që ta përdorë gazin në ndonjë central të ri, mirëpo mund të ketë pasur probleme në menaxhim dhe rruga më e lehtë ka qenë ndezja. Mundësi tjetër është edhe embargoja që ekziston ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“Këto flakë të vazhdueshme nënkuptojnë se ata kanë mungesë të pajisjeve”, ka thënë, Esa Vakkilainen, profesoreshë e energjisë në Universitetin LUT të Finlandës.

“Për shkak të embargos tregtare ndaj Rusisë, ata nuk do të mund të bëjnë valvula cilësore që nevojiten për procesim të vajit dhe gazit. Ndoshta disa prej tyre janë prishur edhe ata nuk mund t’i zëvendësojnë”, tha ajo.

Kompania Gazprom, që ka në pronësi këtë central, nuk u është përgjigjur kërkesave për informacion. Shkencëtarët besojnë se kostoja financiare dhe ambientale e këtyre flakëve rritet secilën ditë që ato janë ende prezente.

“Ndonëse arsyet e vërteta të flakëve nuk dihen, volumi, emetimet dhe vendi i flakëve na përkujtojmë dominimin e Rusisë në tregjet evropiane të energjisë”, ka thënë Sindre Knutsson nga kompania Rystad Energy.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm pas heqjes së izolimeve të vëna si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së kërkesës për produkte. Shumë industri kanë pasur nevojë të menjëhershme për energji dhe furnizuesit janë përballur me presion të madh.

Çmimet e gazit janë rritur sërish në muajin shkurt, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Qeveritë evropiane janë duke analizuar mënyra sesi të importojnë sa më pak energji nga Rusia. Para luftës, BE-ja ka siguruar nga Rusia 40 për qind të gazit që i duhet. Edhe çmimet për burimet alternative të energjisë janë rritur, andaj disa shtete sikurse Gjermania dhe Spanja, janë duke prezantuar masa për ruajtje të energjisë.

Ndikimi i djegieve të tilla në ambient është duke i shqetësuar shkencëtarët. Sipas tyre, ndezja është zgjedhje shumë më e mirë sesa ekspozimi i metanit në ajër, i cili është përbërësi kryesor në gaz dhe njihet si agjent shumë i fuqishëm për ngrohjen e klimës. Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë.

Marrë nga REL

rusi gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet