Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë.
PAKISTAN- Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore. Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë.
Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet - rreth 15% e popullsisë. Vendi ka bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe Sharif zhvilloi një takim me ambasadorët e huaj në Islamabad. Ai tha se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet këtë sezon ishin të krahasueshme me ato të përmbytjeve të viteve 2010-11.
Më herët, ministrja për klimën Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë të reshjeve sezonale "ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash". Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive.
Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat - veçanërisht rajoni i Sindh. Ministrja Rehman tha të enjten se autoritetet lokale kishin kërkuar një milion tenda për të strehuar njerëzit e zhvendosur.
Marrë nga REL
SHBA- Departamenti i Drejtësisë bëri publike të premten deklaratën e hartuar që mbështeti kontrollin e pronë...
Zaporizhzhia UKRAINË- Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore të OKB-së pritet t&eum...
CNN SHBA- Ky do të kishte qenë nga ato lloje lajmesh, të cilit gazetari televiziv Brian Stelter normalisht, do i ishte futur me kok&eum...
E moshuara GKERMANI- Britanikët brohoritën teksa një grua e moshuar u tërhoq zvarrë në një aeroplan nga policia gjermane...
Helikopterët e KFOR KOSOVË- KFOR-i ka treguar detaje në lidhje me takimet që ka pasur ditëve të fundit me kryeministrin ...
Gabriel Escobar SERBI- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i pyetur nëse ka realisht po...
Petar Petkoviç SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz BERLIN- Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin ...
Dokumentet SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një variant të redaktuar të një dokumenti ku detajohen t&...
eshtrat e dinosaurit PORTUGALI- Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Evropë, ...