26 Gusht 2022, 21:34
Nga e.k
Helikopterët e KFOR
KOSOVË- KFOR-i ka treguar detaje në lidhje me takimet që ka pasur ditëve të fundit me kryeministrin Albtin Kurti dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.
Përmes një deklarate për mediat misioni i KFOR-it shprehet se komandanti gjeneralmajor Ferenc Kajari me kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Listës Serbe si dhe drejtuesit e katër komunave veriore të Kosovës diskutoi për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe i informoi palët për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të vazhduar sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të situatës.
“Ai tha se KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Komandanti i KFOR-it, në përputhje me deklaratat e mëparshme, ka bërë të qartë se trupat e KFOR-it nuk kanë qenë të angazhuara në aktivitete stërvitore me Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, siç thuhet gabimisht në disa raportime mediatike”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu KFOR shpjegon se misioni monitoroi me shqetësim postblloqet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe rikujtoi rrezikun që një situatë kaq e tensionuar të përfundojë me incidente të dhunshme.
“KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Gjenerali Kajari u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen dhe të përmbahen nga dhuna”, thuhet në fund të komunikatës së KFOR-it
kfor ferenc kajari
Bota
26 Gusht 2022, 21:21
I.A
Gabriel Escobar
SERBI- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i pyetur nëse ka realisht po...
Bota
26 Gusht 2022, 21:06
I.A
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
Bota
26 Gusht 2022, 20:57
e.k
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz
BERLIN- Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin ...
Bota
26 Gusht 2022, 21:00
I.A
Dokumentet
SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një variant të redaktuar të një dokumenti ku detajohen t&...
Bota
26 Gusht 2022, 20:46
I.A
eshtrat e dinosaurit
PORTUGALI- Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Evropë, ...
Bota
26 Gusht 2022, 20:42
e.k
Termocentralit bërthamor Zaporizhzhia
UKRAINË- Një inxhinier që punon nën pushtimin rus që nga 4 marsi në termocen...
Bota
26 Gusht 2022, 20:37
I.A
Refugjatet
GREQI- Ndërsa 83 refugjatë, kryesisht refugjatë politikë kurdë nga Iraku dhe Irani, po përpiqeshin të arrinin...
Bota
26 Gusht 2022, 20:31
e.k
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump i është përgjigjur deklaratës së pavulosur të publikuar së fundmi p&...
Bota
26 Gusht 2022, 20:25
I.A
avionë luftarakë
UKRAINË- Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime, ka vendosur të tërheqë avionët e saj luf...
Bota
26 Gusht 2022, 20:07
I.A
Nagorno-Karabakut
AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë...