LIVE UPDATES
Bota

Dita e Punës/ SHBA nderon 160 milionë punëtorë amerikanë

Ndërsa mosmarrëveshjet lidhur me kushtet e punës dhe pagën mbeten ende të zakonshme në SHBA, si për shembull bisedimet mbi kontratat e punonjësve të automjeteve, afatet e të cilave po skadojnë, shumë mosmarrëveshje po i përshtaten kohës që jetojmë dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me pagën e punëtorëve.

4 Shtator 2023, 22:50 Nga I.A
Dita e Punës/ SHBA nderon 160 milionë punëtorë
SHBA

SHBA- Shtetet e Bashkuara po nderojnë këtë të hënë të 4 shtatorit afro 160 milionë punëtorë amerikanë, në Ditën e Punës, që jozyrtarisht shënon mbarimin e verës dhe u jep familjeve një mundësi të fundit për t'u bërë bashkë me miqtë dhe të afërmit, para fillimit të vitit shkollor, në disa komunitete, ku shkollat nuk kanë nisur ende. Festa kombëtare, e shpallur zyrtarisht në vitin 1894, lindi si një nderim për punëtorët amerikanë, të cilët shpesh përballeshin me kushte të vështira pune, në fund të shekullit të 19-të, turne prej 12-orësh, punë shtatë ditë në javë, pagesë të ulët për punë të vështira fizike. Tani kjo ditë është një ditë feste, me disa parakalime të organizuara, ndërsa shumë amerikanë mblidhen bashkë dhe gatuajnë ushqime në ambjent të hapur. Ndërsa mosmarrëveshjet lidhur me kushtet e punës dhe pagën mbeten ende të zakonshme në SHBA, si për shembull bisedimet mbi kontratat e punonjësve të automjeteve, afatet e të cilave po skadojnë, shumë mosmarrëveshje po i përshtaten kohës që jetojmë dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me pagën e punëtorëve.

Disa biznese janë përfshirë në mosmarrëveshje me personelin, lidhur me faktin nëse duhet t'u kërkohet të kthehen me kohë të plotë ose të paktën me kohë të pjesshme në zyrë, në vendin e punës, pasi kanë punuar pothuajse tërësisht nga shtëpia, për më shumë se tre vjet, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Mosmarrëveshje të tjera janë shfaqur mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, se si ajo po ndikon në produktivitetin e punës së kompanive dhe nëse punëtorët mund të humbasin vendet e tyre për shkak të përdorimit të saj. Fuqia punëtore e organizuar në sindikata, po bie vit pas viti, megjithatë në total numëron 14 milionë punëtorë. Demokratët gjejnë tek ta përkrahje të vazhdueshme në zgjedhje, edhe pse një segment i punonjësve konservatorë, në disa qytete industriale e nuk janë më besnikë të partisë, por po anojnë drejt republikanëve edhe pse drejtuesit e sindikatave, kryesisht, vazhdojnë të mbështesin demokratët.

Presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili shpesh e cilëson veten si presidenti më pro-sindikatave në historinë e SHBA-ve, po viziton qytetin lindor të Filadelfias këtë të hënë, për paradën vjetore me rastin e Ditës së Punës. Sondazhet kombëtare tregojnë se zoti Biden, që kandidon për rizgjedhje në vitin 2024, po përpiqet të fitojë besimin e votuesve për mënyrën se si ka drejtuar ekonominë amerikane. Gjatë 2 viteve e gjysmë në detyrë të Presidentit Biden, ekonomia amerikane ka hapur më shumë se 13 milionë vende të reja pune, më shumë se gjatë çdo presidence tjetër në të njëjtin hark kohor, megjithëse disa pozicione plotësuan vendet që mbetën bosh si pasoje e pandemisë.

Departamenti i Punës raportoi të premten hapjen e 187,000 vendeve të reja të punës nga sipërmarrësit gjatë muajit gusht, më pak se në disa muaj të mëparshëm, por gjithsesi një numër i konsiderueshëm përballë rritjes së normave të interesit të vendosura nga Rezerva Federale, banka qendrore e vendit. Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit nga 3.5% në 3.8%, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2022, por gjithsesi pranë nivelit më të ulët në 5 dekada. Ekonomistët, megjithatë, thanë se shkalla e papunësisë ishte më e lartë për një arsye inkurajuese: 736,000 persona filluan të kërkonin punë në gusht, një shenjë që tregonte se ata mendonin se mund të gjenin një punë, edhe nëse nuk punësoheshin menjëherë.

Marrë nga VOA

shba dita e punes

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë