LIVE UPDATES
Bota

Vjosa Osmani: Kam identitetin tim, s'merr askush vendime për mua as Mustafa as Kurti

Osmani theksoi se askush nuk ka marrë vendime për të, as Isa Mustafa kur ishte pjesë e LDK-së dhe as Albin Kurti.

4 Shtator 2023, 22:31 Nga I.A
Vjosa Osmani: Kam identitetin tim, s'merr askush vendime për mua as
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka konsideruar akuzat mbi identitetin e saj politik si seksiste. E ftuar në “Top Story” në Top Channel, Osmani theksoi se askush nuk ka marrë vendime për të, as Isa Mustafa kur ishte pjesë e LDK-së dhe as Albin Kurti. Po ashtu Osmani theksoi se modeli i saj politik është ish-Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

"Unë mendoj se arsyeja e vetme pse hapet ky debat herë pas here, cili është identiteti i Presidentes dhe të tjera, është seksizmi i tepruar në çdo vend të botës për fat të keq, dhe sidomos në hapësirat shqiptare, ndaj çdo politikane grua. Kur isha në LDK më thonin që kjo nuk merr vendime vetë, i merr Isa Mustafa për të. Kur më përjashtuan nga LDK, sepse nuk dola vetë, dikush tjetër nga burrat merr vendime për të. Tani që jam Presidente dhe njeriu më i votuar në politikën kosovare, në historinë e shtetit tonë, thonë kjo nuk merr vendime vetë i merr Albin Kurti për të. Nga koha kur Albin Kurti dhe LVV nuk ishin fare në parlament, por ishin thjeshtë një lëvizje jashtë Kosovës, qoftë qëndrimet e mija për vettingun, qoftë për dialogun me Serbinë, apo raportin ekzistencial me Shtetet e Bashkuara, unë i sfidoja të gjithë.

Le ta tregojnë se cili nga qëndrimet e mija që kam mbajtur para se të hynte Albin Kurti në Parlament kanë ndryshuar. Unë i mbroj qëndrimet e njëjta me Kurtin, por për faktin se jam grua, askush nuk thotë që Kurti ka qëndrime të njëjta si Vjosa Osmani, por e kundërta. Mua më vjen mirë që kemi koordinim si Kryeministër dhe Presidente në këtë rast, sepse kjo është në të mirë të Kosovës. Kjo nuk është nënshtrim as i Presidentes në raport me Kryeministrin as i Kryeministrit në raport me Presidenten. Ajo as nuk mund të ndodhë, dhe të gjithë që kanë punuar me mua në politikë në të shkuarën, në veçanti burrat, e dinë që asesi nuk mund të ndodhë vrasja e identitetit apo qëndrimeve politike që unë kam dhe kam pasur gjithmon. Unë për ato qëndrime punoj edhe sot. Për mua si model politik vijon dhe mbetet Presidenti Rugova. Si karaktere ndoshta jemi të ndryshme, por si model politik, si qasje politike në ndërtimin dhe ruajtjen e aleancave që i shoh si të domosdoshme për suksesin e Kosovës është po i njëjti. Ndoshta edhe politikanë të tjerë në hapësirën mbarë shqiptare mund ta marrin si model për mënyrën se si arriti, në kohën kur Kosova nuk ishte shtet, kur ishim të okupuar dhe askush nuk e dinte që ekzistonim, të ndërtojë aq shumë miqësi dhe aleanca që në fund na shpëtuan jetën," tha Osmani.

vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj