LIVE UPDATES
Bota

Diplomati i lartë amerikan: Politika Ukrainë-NATO është e pandryshueshme

Në një intervistë të zhvilluar më 28 maj dhe të publikuar nga revista Time, Biden duket se sugjeroi se nuk e mbështet më anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një ndryshim nga qëllimet e deklaruara më parë nga Uashingtoni dhe vetë aleanca.

12 Qershor 2024, 16:06 Nga M.B
Diplomati i lartë amerikan: Politika Ukrainë-NATO është e
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien

SHBA- Komentet e fundit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me sinjalet se Ukraina nuk ka gjasa të bëhet anëtare e NATO-s gjatë luftës së saj për të zmbrapsur trupat pushtuese ruse, nuk janë një ndryshim në pozicionin e Uashingtonit për këtë çështje përpara një samiti kyç për liderët e aleancës ushtarake, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat i lartë i Departamentit të Shtetit.

Në një intervistë të zhvilluar më 28 maj dhe të publikuar nga revista Time, Biden duket se sugjeroi se nuk e mbështet më anëtarësimin e Ukrainës në NATO, një ndryshim nga qëllimet e deklaruara më parë nga Uashingtoni dhe vetë aleanca. Por James O'Brien, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, i tha Radios Evropa e Lirë më 11 qershor gjatë një vizite në Armeni se "interpretimet filluan të dalin" nga kuptimi i komenteve të Bidenit dhe se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

"Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë. Unë mendoj se atë që tha presidenti, nëse mund të parafrazoja, ai tha se nuk beson në anëtarësimin e Ukrainës në NATO tani," tha O'Brien.

"Pozicioni ynë, me të vërtetë... është se Ukraina do të jetë në aleancë kur ta lejojnë kushtet", tha ai.

Në intervistën e gjerë të 4 qershorit në Time, Biden tha se "paqja duket si të sigurohesh që Rusia të mos pushtojë kurrë, kurrë, kurrë, kurrë Ukrainën. Kështu duket paqja".

Por, shtoi ai, "kjo nuk do të thotë NATO, [që] ata janë pjesë e NATO-s."

O'Brien shtjelloi më tej duke thënë se Biden po i referohej samitit të NATO-s në korrik kur deklaroi se ai "nuk ishte i përgatitur" për të mbështetur anëtarësimin e Ukrainës.

“Do të jetë e qartë se Ukraina duhet të ndërmarrë disa reforma dhe do të duhet pak kohë për të përshtatur ushtrinë e saj nga ajo që kishte qenë përpara pushtimit të mëtejshëm të Rusisë, me atë që do të duhej për të qenë pjesë e NATO-s”, tha ai.

"Dhe ne do të parashtrojmë [në samit] se si NATO do të ndihmojë Ukrainën për t'u përgatitur. Pra, ne po flasim për disa hapa," shtoi ai.

NATO tha në deklaratën përfundimtare të samitit të vitit të kaluar në Vilnius se "e ardhmja e Ukrainës është në NATO" dhe ka indikacione se samiti i ardhshëm i aleancës në Uashington muajin e ardhshëm do të përforcojë mesazhin e mbështetjes për anëtarësimin eventual të Kievit. Në reagim ndaj intervistës së Biden, një burim i NATO-s i cili foli në kushte anonimiteti i tha Radios Evropa e Lirë se "kuptimi im është se linja amerikane ka qenë dhe është ende që Ukrainës t'i ofrohet "një urë për anëtarësimin në NATO". O'Brien u bëri jehonë këtyre komenteve, me Ukrainën që mbetet një aleate e NATO-s në të ardhmen e afërt ndërsa përgatitet për një afat më të gjatë.

“Ne po flasim për ndihmën e NATO-s në ndërtimin e forcës së ardhshme të Ukrainës, në mënyrë që ajo të dijë se ka një ushtri të aftë për të penguar dhe zmbrapsur agresionin e mëtejshëm rus, por gjithashtu se NATO do të ndihmojë në reformat e Ukrainës”, tha O'Brien./ REL

shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit