LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Hamasi ka kërkuar ndryshime në propozimin për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se nëse Hamasi vazhdon të kundërshtojë përpjekjet për kapërcimin e mosmarrëveshjeve, kjo do të tregojë qartë se “ata kanë zgjedhur vazhdimin e luftës në Gazë”.

12 Qershor 2024, 15:17 Nga r.ll
Blinken: Hamasi ka kërkuar ndryshime në propozimin për
antony blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën në Doha se Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimit për armëpushim në Gazë dhe se disa prej tyre mund të merren në konsideratë.

Por ai shtoi se “disa nga propozimet e Hamasit shkojnë përtej asaj që grupi kishte pranuar më parë në bisedimet për një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë”.

“Ne jemi të vendosur që të përpiqemi të kapërcejmë hendekun me Hamasin”, tha zoti Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Katarit Sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, pas një takimi me të.

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se nëse Hamasi vazhdon të kundërshtojë përpjekjet për kapërcimin e mosmarrëveshjeve, kjo do të tregojë qartë se “ata kanë zgjedhur vazhdimin e luftës në Gazë”.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit po shqyrtojnë që të martën përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit për armëpushim në Gazë.

John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, u tha më herët gazetarëve se Hamasi ia dha përgjigjen e tij Katarit dhe Egjiptit të martën dhe se Shtetet e Bashkuara besojnë se përgjigja ka miratimin e udhëheqësit të lartë të Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar.

Zoti Kirby nuk pranoi të jepte shumë detaje, pasi tha se një gjë e tillë mund të dëmtonte procesin e negociatave.

"Situata është shumë delikate dhe duhet të kemi shumë faktorë parasysh, veçanërisht jetën e pengjeve dhe familjet e tyre. Duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm me ato që themi dhe si i themi”, tha ai.

Hamasi dhe grupi tjetër më i vogël militant Xhihadi Islamik, thonë se janë të gatshëm ta shohin "nën dritë pozitive mundësinë e një marrëveshjeje", duke i dhënë përparësi "përfundimit të plotë" të luftës.

"Hamasi ripohon se çdo marrëveshje duhet t'i japë fund agresionit zionist ndaj popullit tonë, të parashikojë largimin e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës dhe një angazhim serioz për shkëmbimin e të burgosurve," tha një zyrtar i Hamasit.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri publike detaje të propozimit të armëpushimit. Ai dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë theksuar vazhdimisht se ai është një propozim izraelit. Sekretari Blinken tha të martën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ripohoi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes.

Mes palëve ka pika të mundshme mosmarrëveshjeje, përfshirë kërkesën e Hamasit që Izraeli të tërheqë forcat nga Gaza dhe qëndrimin e Izraelit se synimi i tij është mposhtja e Hamasit.

Në fazën fillestare propozimi parashikon ndalimin e luftimeve, lirimin e disa pengjeve nga Gaza, lirimin e disa të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli, një rritje të ndihmës humanitare për palestinezët, tërheqjen e trupave izraelite nga zonat e populluara të Gazës dhe kthimin e civilëve palestinezë në shtëpitë e tyre.

Faza e dytë parashikon një ndërprerje të përhershme të luftimeve në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve të tjerë në Gaza dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Faza përfundimtare përfshin një plan rindërtimi shumëvjeçar për Rripin e Gazës, pjesa më e madhe e të cilit është shkatërruar nga tetë muaj bombardime izraelite. Ajo gjithashtu parashikon kthimin e eshtrave të pengjeve të vdekur në Gazë./VOA

antony blinken lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë