Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
E megjithatë, shkalla e viktimave civile në Raqqa u konsiderua sërish e papranueshme në raport me standardet e SHBA, dhe u shndërrua në një shtysë për një sërë reformash që ndërmori Pentagoni për reduktimin e dëmeve në civilë në të ardhmen. Por dallimet midis fushata ajrore të Izraelit dhe SHBA-së nuk mbarojnë këtu.
Nga Wes J.Bryant “The Hill”
Gati 3 muaj pas luftës së Izraelit në Gaza, të dhënat mbi numrin e viktimave që janë publikuar janë shumë të tmerrshme për mua si një ekspert në mbështetjen ajrore të misioneve por edhe të fushatave të bombardimeve mbi shënjestra të përcaktuara qartë.
Izraeli ishte tërësisht i justifikuar që të kundërpërgjigjej ndaj sulmit çnjerëzor të Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin grupi terrorist torturoi dhe vrau qindra njerëz dhe familje të tëra. Por fushata e tij tejet agresive në gjithë Rripin e Gazës ka vrarë deri më sot gati 22.000 njerëz, dhe gati 70 për qind e tyre kanë qenë gra dhe fëmijë. Shumica e vdekjeve thuhet se është shkaktuar nga sulmeve ajrore izraelite. Nëse këto shifra janë afërsisht të sakta, atëherë humbja e jetës së civilëve nga fushata sulmuese e Izraelit është plotësisht në kundërshtim me standardet që kemi ndjekur unë dhe kolegët e mi për vite të tëra, përfshirë edhe sulmet e mëdha në zonat urbane kundër ISIS-it në Irak dhe Siri.
Unë e kam kaluar pjesën më të madhe të karrierës si Kontrollues i Përbashkët i Sulmit Përfundimtar (JTAC) në Forcën Ajrore të SHBA - që përbëhet nga ekspertë të fuqisë ajrore që koordinojnë dhe komunikojmë me pilotët që kryejnë sulmet ajrore. Në vitin 2014, unë isha një anëtar i rëndësishëm i forcës së reagimit tek operacionet speciale që u kryen në Bagdad për të asgjësuar celulat terroriste. Ato sulme ndihmuan në rrëzimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë. Si një profesionist i nivelit të lartë mbi shënjestrimin e saktë të objektivave, i certifikuar nga Komanda Qendrore e SHBA për të kryer vlerësimin dhe analizën e dëmit anësor, mbrojtja e popullsisë civile nga sulmet ajrore që kryem ishte një aspekt thelbësor i punës sime.
Dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përsosura në këtë aspekt, realiteti është se ushtria izraelite ka treguar një shpërfillje shumë më të lartë ndaj viktimave civile sesa ushtria amerikane, madje edhe kur krahasohet me operacionet tona më të rëndësishme. Në fillim të dhjetorit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) deklaruan se për çdo luftëtar të Hamasit ishin vrarë afërsisht dy civilë. Zëdhënësi i IDF, Jonathan Conricus e mbrojti këtë raport në CNN, duke e quajtur atë “jashtëzakonisht pozitiv” në dritën e përfshirjes së Hamasit në popullatën civile.
Një ushtri moderne e një vendit të zhvilluar nuk duhet ta shohë kurrë të pranueshëm raportin 2 me 1 të vdekjeve civil-ushtarë. Sepse ky raport e tejkalon dukshëm atë të operacionit ushtarak të SHBA-së për të shkatërruar Raqqa-n, kryeqytetin de fakto të ISIS-it në Siri, që gjithsesi është një paralajmërim i fortë mbi dëmtimin e civilëve në luftimet që zhvillohen në zonat e dendura urbane.
Sipas një raporti të Amnesty International, sulmet ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA vranë më shumë se 1600 civilë gjatë disa muajve bombardime. Ushtria amerikane ka deklaruar se kjo shifër është shumë e fryrë. Gjithsesi, duke pasur parasysh se Raqqa ishte bastioni i fundit i ISIS-it në Siri dhe strehonte mijëra luftëtarë të ISIS-it, ne mund të vlerësojmë se raporti i viktimave civilë-luftëtarë nuk ka të krahasuar me atë të fushatës ushtarake aktuale të Izraelit në Gaza.
E megjithatë, shkalla e viktimave civile në Raqqa u konsiderua sërish e papranueshme në raport me standardet e SHBA, dhe u shndërrua në një shtysë për një sërë reformash që ndërmori Pentagoni për reduktimin e dëmeve në civilë në të ardhmen. Por dallimet midis fushata ajrore të Izraelit dhe SHBA-së nuk mbarojnë këtu.
Gati gjysma e municioneve që ka hedhur Izraeli në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, kanë qenë bomba jo precize. Për me tepër Izraeli ka përdorur rregullisht bomba që peshojnë deri 1 ton brenda kampeve të refugjatëve me një popullsi shumë të dendur dhe pranë spitaleve. Kjo është diçka e padëgjuar në planifikimin e sulmeve ajrore të SHBA-së.
Së pari, në praktikën e ushtrisë amerikane kampet e refugjatëve dhe spitalet janë vende të mbrojtura. Goditja e qëllimshme ndaj apo edhe në afërsi të këtyre zonave, nuk është gati asnjë herë një opsion në tryezat tona të planifikimit. Së dyti, bombat jo precize mund ta humbasin me dhjetëra metra objektivin e synuar. Hera e vetme që i përdorëm këto lloj municionesh ishte në zona me pak mundësi për të qenë të pranishëm civilët, si për shembull për të shkatërruar një depo armësh.
Për më tepër, madhësia e shumicës së bombave që hodhëm në zonat urbane i kalonte rrallë 250 kg. Madje edhe atëherë, ne zgjidhnim më shpesh predha që shoqërohen me shpërthime më të vogla dhe me pak fragmentim për të kufizuar dëmet anësore.
Dhe gati në të gjitha operacionet, përveç atyre më të rrallave, pragu i autorizuar për rrezikun e viktimave në civilë ishte zero, gjë që do të thotë se sulmet nuk do të miratoheshin nëse ekzistonte rreziku i vdekjes qoftë edhe i një civili të vetëm. Ndërkohë IDF kryen vazhdimisht sulme në vende ku kuptohet shumë mirë rreziku i lartë i vdekjes së civilëve. Justifikimet që japin zyrtarët izraelitë për numrin e madh të viktimave civile, përfshijnë edhe përdorimin me forcë të civilëve nga Hamasi si mburoja njerëzore.
Por në operacionet sulmuese të SHBA-së, justifikime të tilla nuk janë kurrë një opsion. Pavarësisht se si sillet armiku - pra i përzier brenda popullatës civile apo sa civilë po përdor enkas si mburoja - kjo nuk na çliron kurrë nga detyrimi për të mbrojtur civilët.
Mjerisht, shumë analistë amerikanë në fushën e mbrojtjes, kanë justifikuar ligjërisht dhe moralisht numrin e lartë të viktimave civile në Gaza. Në një intervistë të dhënë për CNN në dhjetor, një analist i shquar nga Akademia Ushtarake e SHBA-së këmbënguli në mënyrë të papërgjegjshme se fushata ajrore e IDF ka qenë “proporcionale dhe shumë e saktë”.
Ndërkohë unë mund të them pa rezerva se kjo fushatë nuk ka pasur asnjë nga këto cilësi. Dhe një nga shembujt është shënjestrimi i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm të IDF-së ndaj kampeve të refugjatëve me një popullsi shumë të dendur, edhe pse janë në dijeni se në këto zona nuk janë evakuuar të gjithë civilët.
Sulme të tilla demonstrojnë se janë shumë larg çdo niveli diskriminimi dhe saktësie që pritej të ushtroja si një profesionist i shënjestrimit i SHBA-së. Që nga tetori i vitit të kaluar, anëtarët e administratës Biden - përfshirë presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin - kanë folur vazhdimisht kundër fushatës së Izraelit, duke e pranuar shkallën e tmerrshme të humbjes së jetës së civilëve në Gaza. Por deri më tani, ajo nuk ka arritur të ndikojë sadopak mbi operacionet ushtarake të Izraelit, madje po vazhdon t'i dërgojë armë dhe municione.
Izraeli është përfituesi kryesor i ndihmës ushtarake që jep SHBA për vendet e tjera, duke marrë 3.3 miliardë dollarë në vit, përfshirë furnizimin me municione ajër-tokë të përdorura në fushatën e tyre aktuale në Gaza. Ky është një diskutim që duhet bërë, pasi veprimet tona tregojnë se ne jemi bashkëpunëtorë në numrin e madh të civilëve të goditur në Gaza.
Dhe kjo mbart pasoja strategjike, ligjore dhe morale. Ne mund ta mbështesim Izraelin për të mbrojtur atdheun e tij dhe domosdoshmërisë për të mposhtur Hamasin, duke bërë paralelisht shumë më tepër duke ndikuar që ai të ndryshojë operacionet e shënjestrimit dhe goditjeve në Gaza.
Thirrja për një rishikimin humanitar të veprimeve ushtarake të Izraelit, nuk është më antisemite. Vlerësimi i jetëve civile palestineze nuk është një qasje pro-Hamasit. Kjo retorikë mbizotëruese është e gabuar dhe vetëm na verbon që të mos shohim qartë realitetin.
Shënim:Wes J.Bryant, rreshter në pension dhe ish-kontrollor i sulmeve të përbashkëta të operacioneve speciale (JTAC) në degën elitare të luftës speciale të Forcave Ajrore të SHBA-së.
Foto Ilustruese AFRIKË- Kepi Verder arrin një momënt historik pa malarie. E mori statusin nga Organizata Botërore e SHëndetës...
Donald Trump Nga Richard Vinen “Unherd” Evropa nuk duhet ta shpërfillë mundësinë e një mandati të dytë t&eu...
Aleksandar Vuçiç Nga Dimitar Bechev “Carnegie Europe” Serbia ka një mani të vazhdueshme për t’u rikthyer te...
Kim Jong Un KOREJA E VERIUT- Një grup turistësh nga Rusia do të jenë të parët që do të lejohet të hyjnë n...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Interpretimi i ndryshëm i udhëzimit administrativ të Qeverisë së Kosovës për zëvend&eu...
germimet AMAZON- Në Amazon është gjendur një qytet që fshihej prej mijëra vjetësh nga bimësia. Zbulimi ndrysho...
Sunak Zelensky ANGLI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin ...
Bitcoin SHBA- Tifozët e Bitcoinit prej javësh e prisnin këtë vendim, plot emocion dhe duke e nxitur kursin e këmbimit drejt rritje...
Fermeret GJERMANI- Gjermania është vendi i fundit evropian i goditur nga një valë protestash të trazuara të fe...