3 Nëntor 2023, 08:03
Nga a.l
Mike Johson
SHBA-Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.
Ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga zoti Johnson, kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.
Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se paketa republikane do t’i sigurojë Izraelit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur, liruar pengjet e marra nga Hamasi dhe për të çrrënjosur grupin militant palestinez. Ai tha se ligjvënësit po punojnë për të siguruar investime të përgjegjshme dhe zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.
Demokratët thanë se kjo qasje do ta vononte ndihmën për Izraelin. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka paralajmëruar se projektligji “jashtëzakonisht joserioz” nuk ka shanse të miratohet në Senat.
Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat për Izraelin dhe Ukrainën si dhe fonde për të rritur konkurrencën me Kinën në rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe fonde për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Zoti Johnson ka thënë se dëshiron t’i trajtojë çështjet ndarazi, ndërsa do të shqyrtojë më pas ndihmat për Ukrainën dhe çëshjen e sigurisë së kufirit. Në radhët e republikanëve janë shtuar zërat kundër ndihmave për Kievin.
Duke paralajmëruar për veton, Shtëpia e Bardhë theksoi se qasja e zotit Johnson “dështon të përmbushë nevojat urgjente të momentit” dhe se do të krijonte një rast të rrezikshëm duke kërkuar që fondet urgjente të vijnë nga shkurtime diku tjetër.
Shifra në projektligjin e miratuar nga republikanët është e ngjashme me shumën që ka kërkuar zoti Biden, por Shtëpia e Bardhë tha se mospërfshirja e ndihmës humanitare për Gazën është “një gabim i rëndë” ndërsa kriza thellohet.
“Ky projektligj bie ndesh me qasjen normale, qasjen dypartiake për miratimin e ndihmës urgjente për sigurinë kombëtare”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Qëndrimi i republikanëve “do të sillte ndërlikime shkatërrimtare për sigurinë tonë gjatë viteve të ardhshme”, thuhet më tej në deklaratë.
Republikanët kanë një epërsi të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa demokratët kontrollojnë Senatin. Që të bëhet ligj, një projektpropozim duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Biden./VOA
mike johnson
Bota
3 Nëntor 2023, 07:49
A.B
Blinken
IZRAEL- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Izrael. Ai pritet që të zhvillojë diskutime me qever...
Bota
2 Nëntor 2023, 23:00
I.A
Permbytje
ITALI- Italia është goditur nga shira masivë, erërave të forta dhe stuhi të forta në disa rajone. Alarm i kuq ...
Bota
2 Nëntor 2023, 22:48
A.TH
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu shprehet entuziast për ecurinë e luftës në Rripin e Gazës. Ai i vler&eu...
Bota
2 Nëntor 2023, 22:30
A.TH
Maria del Rosario Saravia
MEKSIKË- Maria del Rosario Saravia është një nga dhjetëra personat që përpiqen të gjejn&e...
Bota
2 Nëntor 2023, 22:17
h.k
Joe Biden
SHBA-Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islam...
Bota
2 Nëntor 2023, 22:13
A.TH
Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri të ditur këtë të enjte se kanë mundur të largojn...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:59
h.k
Gaza
IZRAEL-Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të enjten se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po p&...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:54
A.TH
Sulmet
IZRAEL- Tensionohet situata në Libanin Jugor, një zonë kjo kufi me izraelin ku ushtrojnë aktivitetin ushtarak Hamasi si dhe grup...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:35
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL -Izraeli do t'i përgjigjet për mua me veprime, jo me fjalë,çdo përshkallëzimi nga Hezbollahu në...
Bota
2 Nëntor 2023, 21:29
A.TH
Narges Mohammadi
IRAN- Autoritetet e burgjeve iraniane kanë bllokuar kujdesin spitalor të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Nar...