Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Fillimi i përpjekjeve kundër islamofobisë është pritur prej muajsh. Në muajin maj, administrata e Presidentit Biden publikoi një strategji kombëtare kundër antisemitizmit, që gjithashtu u referohej përpjekjeve kundër urrejtjes ndaj myslimanëve.
SHBA-Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një strategji kombëtare për të luftuar islamofobinë, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me skepticizëm nga shumë myslimanë amerikanë lidhur me mbështetjen e tij të palëkundur për sulmin ushtarak izraelit ndaj Hamasit në Gaza, si reagim për sulmin e grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor.
Fillimi i përpjekjeve kundër islamofobisë është pritur prej muajsh. Në muajin maj, administrata e Presidentit Biden publikoi një strategji kombëtare kundër antisemitizmit, që gjithashtu u referohej përpjekjeve kundër urrejtjes ndaj myslimanëve.
Përpjekja mori vrull më të madh pas konfliktit vdekjeprurës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Strategjia, një përpjekje e përbashkët e udhëhequr nga Këshilli i Politikave të Brendshme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare, synon të hartojë një plan me palët e interesuara për të mbrojtur nga diskriminimi, urrejtja, fanatizmi dhe dhuna myslimanët dhe ata që perceptohen si myslimanë për shkak të racës, origjinës dhe prejardhjes së tyre, tha Shtëpia e Bardhë.
“Njoftimi i sotëm është hapi më i fundit për të krijuar një grup ndërinstitucional për të shtuar dhe koordinuar më mirë përpjekjet e qeverisë amerikane kundër islamofobisë, antisemitizmit dhe formave të ngjashme të paragjykimit dhe diskriminimit në Shtetet e Bashkuara”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
KRIMET
Në Illinoi, një burrë u arrestua nën akuzat për krimin e urrejtjes pasi theri me thikë për vdekje në djalë mysliman 6-vjeçar dhe plagosi nënën e tij. Autoritetet dhe aktivistë të të drejtave të myslimanëve thanë se sulmi ishte nxitur nga besimi fetar i viktimave dhe si reagim ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
SONDAZHET
Një anketë e opinionit publik nga Instituti Arabo-Amerikan, e publikuar të martën, tregon se për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1997, shumica e arabo-amerikanëve nuk u identifikuan si demokratë.
Tridhjetë e shtatë për qind thanë se tani mbështesnin demokratët, 32 për qind thanë se ishin republikanë dhe 31 për qind të pavarur.
Dyzet për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për ish-Presidentin Donald Trump, kandidatin e mundshëm republikan në zgjedhjet e vitit 2024, një shtim i mbështetjes me 5% krahasuar me vitin 2020.
Sondazhi është prova më e fundit se fushata e zotit Biden për një mandat të dytë po humbet me shpejtësi mbështetjen e myslimanëve dhe arabo-amerikanëve për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur ndaj Izraelit./VOA
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden bëri të ditur këtë të enjte se kanë mundur të largojn...
Gaza IZRAEL-Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha të enjten se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po p&...
Sulmet IZRAEL- Tensionohet situata në Libanin Jugor, një zonë kjo kufi me izraelin ku ushtrojnë aktivitetin ushtarak Hamasi si dhe grup...
Foto ilustruese IZRAEL -Izraeli do t'i përgjigjet për mua me veprime, jo me fjalë,çdo përshkallëzimi nga Hezbollahu në...
Narges Mohammadi IRAN- Autoritetet e burgjeve iraniane kanë bllokuar kujdesin spitalor të fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Nar...
Giorgia Meloni ITALI-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka diskutuar pikëpamjet e saj zyrtare të konfliktit në Ukrainë dhe m...
Nency Fauser GJERMANI- Gjermania nga sot do të ndalojë aktivitetet e Hamasit, tashmë një organizatë terroriste në vend, ...
Sulmi GAZA- Forcat izraelite bombarduan një kamp në Gaza, si pasojë e të cilit u vranë 27 persona dhe shumë të tjerë...
Policia armene ARMENI- Pesë të dyshuar në lidhje me një sulm terrorist të dështuar që synonte institucionet qeveritare u...
Foto Ilustruese TURQI- Ankaraja njoftoi këtë të enjte arrestimin e 37 anëtarëve të bandës së armatosur të moto...