Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në Marshimin për Njerëzimin të dielën, pavarësisht shiut të madh dhe shumë prej tyre mbajnë pankarta me mesazhe drejtuar politikanëve që të ndalojnë luftën.
AUSTRALI- Një protestë pro-palestineze është zhvilluar ditën er sotme në Urën e Sydney Harbour pas autorizimit të saj nga Gjykata e Lartë vetëm një ditë më parë, në atë që organizatorët e quajtën një vendim “historik”. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në Marshimin për Njerëzimin të dielën, pavarësisht shiut të madh dhe shumë prej tyre mbajnë pankarta me mesazhe drejtuar politikanëve që të ndalojnë luftën.
Mes protesuesve ishte dhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ndërsa të tjerë pjesëmarrës të njohur ishin deputeti federal Ed Husic dhe ish-kryeministri i NSW-së Bob Carr. Ura Sydney Harbour ishte mbyllur për herë të fundit për një tubim publik në vitin 2023, kur rreth 50 mijë njerëz marshuan në rrugën ikonike për të drejtat e komunitetit LGBT+.
“Turp, turp Izrael, turp, turp SHBA,”. “Çfarë duam? Ndërprerje të luftës. Kur e duam? Tani!” Brohorisnin turmat.
Shumë familje, shumë prej tyre me foshnja të vogla, dolën për të mbështetur demonstratën paqësore. Përballë tyre, të vendosur përgjatë urës, ishin efektivë policie.
“E di që është në anën tjetër të botës, por na ndikon shumë edhe ne këtu,” thotë babai Alec Beville, i cili fëmijët në Gaza i krahason me djalin e tij trevjeçar, Frankie. “Ne mund të ndihmonim shumë më tepër me ndihma.”
“Qeveria jonë nuk ka vendosur asnjë sanksion të denjë ndaj Izraelit. Ne [Australia] nuk mund të mos bëjmë asgjë ndërkohë që po ndodh një uri e detyruar për një popullsi të tërë,” thotë Zara Williams duke mbajtur foshnjën e saj Avery në një kangur.
Dy orë pas fillimit të marshimit, pjesëmarrësit morën një mesazh nga policia që lexonte: “Në konsultim me organizatorët, marshimi duhet të ndalet për shkak të sigurisë publike dhe të presë udhëzime të mëtejshme.”
Grupi aktivist palestinez Palestine Action Group me bazë në Sydney kishte depozituar një njoftim për marshimin që të dielën e kaluar. Policia e kishte refuzuar kërkesën me arsyetimin se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të përgatitur një plan menaxhimi trafiku dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e përplasjes së turmës dhe shqetësime të tjera për sigurinë.
Në një deklaratë ditën pasuese, kryeministri i NSW-së Chris Minns tha se nuk mund të lejonin që Sydney të zbriste në kaos dhe nuk do të mund të mbështesnin një protestë të këtij shkalle dhe natyre mbi urë. Policia gjithashtu bëri një kërkesë për një urdhër ndalimi në Gjykatën e Lartë të NSW-së për ngjarjen, e cila u refuzua vetëm 24 orë para se protesta të zhvillohej.
Australia ka qenë nën presion në rritje për të njohur shtetësinë palestineze, pasi Franca, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë treguar në mënyrë të veçantë se do ta bëjnë këtë me kushte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator.
Duke folur në programin 7.30 të ABC-së, kryeministri Anthony Albanese tha se dëshiron të shohë përmbushjen e kushteve që arrijnë siguri të qëndrueshme për Izraelin përpara se Australia të angazhohet për njohjen e një shteti palestinez. Ai shtoi se nuk do të detyrohej nga kombet e tjera për të marrë këtë vendim./BBC
foto ilustruese GAZA- Presioni mbi presidentin amrikan Donald Trump për të ndaluar katastrofën humanitare në Gaza po rr...
foto ilustruese GAZA- Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në Gaza në 24 orët e fun...
Aleksandër Vuçiç dhe Emmanuela Macron FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti serb Aleksandar Vuçi&c...
foto ilustruese GAZA- Deri në 300 fëmijë mund të evakuohen nga Gaza dhe t'u ofrohet kujdes mjekësor në Britan...
Millorad Dodik BOSNJE-HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb n&eum...
Papa Leoni XIV ITALI- Papa Leoni XIV mbajti sot një meshë në një ambient të hapur jashtë qendrës së kryeq...
pamje nga aksidenti GJERMANI- Një aksident masiv raportohet së ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona kanë mbetur t&eum...
foto ilustruese SERBI- Gjykata e Lartë në Beograd ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka lëshuar masë paraburgimi prej ...
vullkani RUSI- Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në m&eu...
foto ilustruese POLONI- Policia do t’i vazhdojë përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë deri më 4 tetor, ka bër&...