LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e dënoi me një vit burg/ Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren. Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

3 Gusht 2025, 15:21 Nga E. D
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës  e dënoi me një vit burg/ Dodik:
Millorad Dodik

BOSNJE-HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të ditur se ky entitet serb në Bosnje-Hercegovinë do të “hakmerret” pas vendimit përfundimtar që e dënon atë me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh për ushtrim të aktivitetit politik.

“Populli i Republikës Sërpska duhet të ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e qytetarëve. Republika Sërpska e ka forcën për të luftuar mbrapsht përmes hapave politikë, pasi nëse nuk vepron ashtu, kërcënohet nga rreziqe më të mëdha”, ka shkruar Dodik në një postim në X më 3 gusht.

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren. Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Dodik është shpallur fajtor për nënshkrim të një dekreti që shpallte ligje të cilat Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt, i ka anuluar paraprakisht.

Përmes këtyre ligjeve, trupat legjislativë në Republikën Sërpska kanë tentuar të parandalojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe Përfaqësuesit të Lartë në entitetin serb të Bosnjës. Pas vendimit të 1 gushtit, Dodik ka thënë se nuk e pranon padinë penale për “mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë”, për çka është dënuar nga Gjykata e Bosnje-Hercegovinës.

Ai i ka bërë publike vendimet e reja të Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, të cilat, sipas tij, përcaktojnë “plan konkret për rrugën përpara”, pa specifikuar se për çfarë vendimesh bëhet fjalë.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka diskualifikuar veten si trup ligjor”, ka thënë Dodik.

Ai ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Republikën Sërpska. Avokati i Dodikut, Goran Bubiq ka thënë të premten në një konferencë për media se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne do të kërkojmë masë të përkohshme për pezullim të vendimit derisa të merret vendimi nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Bubiq, duke përmendur se këta janë hapa të nevojshëm nëpër të cilët duhet kaluar derisa lënda të arrijë te Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg. Menjëherë pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje - Hercegovinës, i cili duhet të marrë vendim për ndërprerjen e mandatit të tij si president i Republikës Sërpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës, mandati i një zyrtari të zgjedhur përfundon "në datën kur vendimi gjyqësor, që e dënon me burgim prej gjashtë muajsh, ose më shumë, bëhet i formës së prerë."/REL

millorad dodik

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës