LIVE UPDATES
Bota

Dhjetë parashikime mbi atë që mund të ndodhë në vitin 2024

Gjatë vitit 2024, ka shumë gjëra në botë që duhen pasur në vëmendje në aspektin e sigurisë kombëtare. Ja cilat mendojmë se do të jenë zhvillimet kryesore.

30 Dhjetor 2023, 09:47 Nga Robbie Gramer & Jack Detsch

Dhjetë parashikime mbi atë që mund të ndodhë në

Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”

Sipas të gjitha parametrave, 2023-shi ishte një vit absolutisht i çmendur. Incidenti me balonën spiune kineze të kapur në qiejt e SHBA; vdekja e parakohshme e kreut të Wagner Group Yevgeny Prigozhin; lufta Izrael-Hamas, që tronditi themelet e një Lindje të Mesme tashmë të trazuar; vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë; një konflikt i shpejtë në Sudan; sulmi i rrufeshëm i Azerbajxhanit kundër Armenisë mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut. Gjatë vitit 2024, ka shumë gjëra në botë që duhen pasur në vëmendje në aspektin e sigurisë kombëtare. Ja cilat mendojmë se do të jenë zhvillimet kryesore.

1. Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Ne parashikojmë që pas një revanshi rraskapitës Biden-Trump, presidenti amerikan Joe Biden do të arrijë me vështirësi një fitore për mandatin e tij të dytë, në një fushatë zgjedhore të dominuar nga keqinformimi, që do të mjegullojë ndarjen midis fakteve dhe gënjeshtrave.

Ndërkohë, parashikojmë që republikanët të rimarrin kontrollin e Senatit me 2 ose 3 vende më shumë, ndërsa demokratët do të kenë kontrollin e Kongresit, me më pak se 10 vende më tepër. Kjo do të parathotë një tjetër mandat qeverisës plot pengesa politike nga kundërshtarët.

2. Koreja e Veriut do të kryejë testin e saj të shtatë bërthamor

Përpjekjet e SHBA-së për të rifilluar një dialog të vërtetë me Korenë e Veriut kanë dështuar. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, po zgjeron ngadalë por me vendosmëri aftësitë e vendit të tij për të prodhuar raketa bërthamore dhe balistike, pavarësisht ndëshkimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Koreja e Veriut, kreu gjashtë 6 teste bërthamore midis viteve 2006-2017, dhe ne parashikojmë që vitin që vjen të kryejë testin e shtatë, lëvizje që mund të shkaktojë një krizë tjetër të madhe diplomatike në Gadishullin Korean, dhe një kujtesë se kanë dështuar dekadat e presionit të SHBA-së për ta detyruar Phenianin të braktisë synimet e tij.

3. Më shumë grushte shteti në Afrikë

Vitet e fundit në Afrikën Perëndimore kanë ndodhur 6 grushte shteti, ndërsa demokracitë e tyre të dobëta dhe të brishta, i nënshtrohen pushtimeve ushtarake në mesin e një lufte kundër grupeve terroriste islamike, të cilat po fitojnë terren në mbarë Sahelin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, kryesisht Franca, u fokusuan tek Nigeri si shpresa e tyre e fundit më e mirë për një bastion të demokracisë dhe stabilitetit, për një partneritet në operacionet kundër terrorizmit. Por edhe atje qeveria ra pas një grushti shteti në korrik. Ne parashikojmë që grushti tjetër i shtetit do të ndodhë në Çad, partneri i Perëndimit në luftën terrorizmit.

4. Do të rrëzohet nga pushteti udhëheqësi ushtarak i Sudanit

Konflikti në Sudan, ka marrë një kthesë të rrezikshme javët e fundit. Ne parashikojmë që Abdel Fattah Al-Burhan, udhëheqësi i Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) dhe udhëheqësi de facto i vendit, do të rrëzohet nga elementë të ushtrisë së tij pas humbjeve të sikletshme kundër Forcave Rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Sudani është shndërruar  në një nga krizat humanitare më të rënda (dhe më të neglizhuara) në botë, dhe situata nuk ka gjasa të ndryshojë as në vitin 2024.

5. Një ngërç ushtarak në Ukrainë

Falë mbështetjes së ngadaltë dhe ngërçit politik tek Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, Ukraina nuk kishte mjaftueshëm armë, pajisje ose municion për të krijuar një të çarë në linjat mbrojtëse të mirë-fortifikuara të Rusisë në Ukrainën Lindore gjatë kundërsulmit të saj të vërës së këtij viti.

Por nga ana tjetër, as forcat ruse nuk kanë aftësinë, moralin, stërvitjen apo aftësitë efektive luftarake për të arritur suksese të rëndësishme në çdo lloj kundërsulmi që mund të ndërmarrin. Ndaj ne parashikojmë që viti 2024, do të duket më shumë si betejat e përgjakshme por statike të Luftës së Parë Botërore gjatë viteve 1915-1916.

6. Më shumë fonde të zhbllokuara për Ukrainën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, zyrtarët perëndimorë kanë debatuar se çfarë mund të bëjnë me 300 miliardë dollarësh e sekuestruara nga oligarkët rusë. Disa vende kanë bërë thirrje prej kohësh për dërgimin e tyre në Ukrainë, por të tjerë shqetësohen për precedentin që mund të krijohet. Ne parashikojmë që vitin e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të gjejnë një mekanizëm ligjor, për t’i zhvendosur në Ukrainë të gjitha asetet e ngrira të rusëve.

7. Lufta Izrael-Hamas nuk do të zgjerohet me një front të dytë

Një nga frikërat më të mëdha në luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas, është se aleati i Hamasit i pajisur më mirë dhe më me përvojë në beteja me seli në Liban, Hezbollahu, do të përfshihet plotësisht në luftën kundër Izraelit. Ne parashikojmë se edhe pse Izraeli dhe Hezbollahu kanë përplasje të kufizuara me armë në kufirin verior, kjo nuk do të ndodhë, pjesërisht falë efektit parandalues ​​të pranisë së vazhdueshme të aeroplanmbajtëses amerikane në Mesdhe dhe fuqisë së madhe të zjarrit që bart ajo.

8. Manovra më të rrezikshme në Detin e Kinës Jugore

Kina po ndërton prej një dekade ishuj artificialë, aerodrome, duke rritur tensionet në të gjithë në rajonin. Kohët e fundit, anijet kineze kanë ngacmuar në mënyrë të përsëritur anijet filipinase në Second Thomas Shoal, një zonë e diskutueshme në brigjet perëndimore të arkipelagut. Në presim që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë vitit që vjen.

9. Suedia do t’i bashkohet NATO-s

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Finlanda dhe Suedia nxituan të heqin dorë nga neutraliteti i tyre historik, dhe t’i bashkohen NATO-s. Finlanda ka hyrë tashmë, por Suedia ende jo, për shkak të një bllokimi 18-mujor nga Turqia.

Presidenti turk Erdogan, e kushtëzoi pranimin e Suedisë me një marrëveshje të SHBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-16. Kongresi e ka bllokuar këtë marrëveshje për shkak të zemërimit ndaj Erdoganit, por ne parashikojmë që negociatorët amerikanë dhe turq do të punojnë me Suedinë për ta kapërcyer atë ngërç vitin që vjen, dhe NATO më në fund do të zgjerohet nga 31 në 32 anëtarë.

10. Komuniteti global shëndetësor, hidhet në sulm kundër malaries

Malaria mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve në mbarë botën. Por zbulimet e fundit shkencore, kanë çuar në zhvillimin për herë të parë të vaksinave kundër saj. Disa prej tyre po shpërndahen ngadalë në vendet e prekura nga sëmundjet në Afrikë. Ky zhvillim, mund të ndihmojë në arritjen e objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e plotë të malaries deri në vitin 2030.

robbie gramer jack detsch

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2023, 08:16 I.A

Bota në vitin 2024

Foto Ilustruese Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024 1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez