LIVE UPDATES
Bota

Administrata e Presidentit Biden autorizon shitje emergjence armatimi për Izraelin

Departamenti i Shtetit tha të premten se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar Kongresin se ka marrë një vendim të dytë emergjence për 147.5 milionë dollarë shitje paisjesh ushtarake që nevojiten për të futur në funksionim predhat 155 mm që Izraeli pati blerë më herët.

30 Dhjetor 2023, 08:24 Nga I.A

 

Administrata e Presidentit Biden autorizon shitje emergjence armatimi për
DASH

 

SHBA– Për të dytën herë këtë muaj, administrata e Presidentit Biden anashkalon Kongresin duke miratuar shitje emergjence armësh për Izraelin, ndërsa Izraeli vazhdon me luftën kundër Hamasit në Gazë mes kritikave të shtuara ndërkombëtare.

Departamenti i Shtetit tha të premten se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar Kongresin se ka marrë një vendim të dytë emergjence për 147.5 milionë dollarë shitje paisjesh ushtarake që nevojiten për të futur në funksionim predhat 155 mm që Izraeli pati blerë më herët.

“Për shkak të urgjencës së nevojave të mbrojtjes së Izraelit, sekretari njoftoi Kongresin se ka ushtruar autoritetin e deleguar për të vendosur se ekziston një emergjencë, për shkak të së cilës është i nevojshëm miratimi i menjëhershëm i transferimit (të paisjeve). Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit, dhe është jetike për interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara që Izraeli të jetë në gjendje të mbrohet nga rreziqet që i kanosen”, tha Departamenti i Shtetit.

Vendimi i emergjencës do të thotë se shitja e armatimit do të anashkalojë shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera. Vendime të tilla janë të rralla, por jo të paprecedenta, kur administratat shohin një nevojë urgjente për dërgim armësh për të cilat nuk mund të pritet për miratimin e ligjvënësve.

Sekretari Blinken mori një vendim të ngjashëm në 9 dhjetor, duke miratuar shitje për Izraelin të 14 mijë predhave për tanket, me vlerë mbi 106 milionë dollarë.

Të dyja vendimet u morën pasi kërkesa e Presidentit Joe Biden për një paketë ndihme prej gati 106 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe nevoja të tjera të sigurisë kombëtare mbetet e bllokuar në Kongres, e përfshirë në një debat mbi politikën e emigracionit dhe sigurinë kufitare të Shteteve të Bashkuara. Disa ligjvënës demokratë kanë thënë se ndihma e propozuar amerikane prej 14.3 miliardë dollarësh për vendin aleat në Lindjen e Mesme duhet të kushtëzohet me hapa konkretë nga qeveria e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të reduktuar viktimat civile në Gazë gjatë luftimeve me Hamasin.

Departamenti i Shtetit u përpoq të kundërshtonte kritikat e mundshme për shitjen e armatimit për arsye të të drejtave të njeriut duke thënë se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Izraelin për të theksuar rëndësinë e minimizimit të viktimave në radhët e civilëve, të cilat janë rritur që kur Izraeli filloi kundërpërgjigjen ndaj sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

"Vazhdojmë t'i theksojmë me forcë qeverisë së Izraelit se ata jo vetëm që duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, por gjithashtu të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të parandaluar dëmtimin e civilëve", thuhet në deklaratë.

“Hamasi fshihet pas civilëve dhe është ngulitur në radhët e popullatës civile, por kjo nuk e pakëson përgjegjësinë dhe detyrimin strategjik të Izraelit për të bërë dallimin mes civilëve dhe terroristëve të Hamasit ndërsa kryen operacionet e tij ushtarake”, tha Departamenti i Shtetit. "Kjo lloj fushate mund të fitohet vetëm duke mbrojtur civilët".

Anashkalimi i Kongresit me vendimet urgjente për shitjet e armëve është një hap i pazakontë që në të kaluarën ka hasur në rezistencë nga ligjvënësit, të cilët normalisht kanë një periudhë kohore për të shqyrtuar transferimet e propozuara të armëve dhe, në disa raste, për t'i bllokuar ato.

Në maj 2019, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, mori një vendim urgjent për një shitje armësh prej 8.1 miliardë dollarësh për Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordaninë, pasi u bë e qartë se administrata e ish-Presidentit Trump do të vështirësohej të tejkalonte shqetësimet e ligjvënësve për luftën e udhëhequr nga sauditët dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen.

Zoti Pompeo u kritikua ashpër për vendimin, për të cilin disa besonin se mund të kishte shkelur ligjin, pasi shumë nga armët e përfshira nuk ishin prodhuar ende dhe nuk mund të dorëzoheshin me urgjencë. Por, një hetim i brendshëm konkludoi se ai nuk pati bërë ndonjë shkelje.

Të paktën katër administrata amerikane e kanë ushtruar këtë lloj autoriteti që nga viti 1979. Administrata e ish-Presidentit George H.W. Bush e përdori këtë autoritet gjatë Luftës së Gjirit për të dërguar me shpejtësi armatim në Arabinë Saudite.

Marrë nga VOA

joe biden antony blinken

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2023, 08:16 I.A

Bota në vitin 2024

Foto Ilustruese Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024 1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?