15 Mars 2024, 10:46
Nga S.N
Foto Ilustrim
IRAK- Delegacioni i rangut të lartë turk zhvilloi bisedime në kryeqytetin irakian një ditë më parë, ku diskutoi për çështjet e sigurisë dhe energjisë. Ministri i Jashtëm irakian Fuad Hussein tha se këto bisedime u zhvilluan përpara një vizite të pritshme të presidentin turk Recep Tayyp Erdogan në Turqi.
"Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe rajonale dhe vizitën e ardhshme," tha ministri irakian në X,
Presidenti turk Rexhep Tayyp Erdogan pritet të vizitojë Irakun, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili përfundon në prill, por end enuk ka detaje mbi nëj datë fikse. Delegacioni turk ishte i përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Mbrojtjes Yasar Guler dhe shefi i inteligjencës Ibrahim Kalin.
Turqia dhe Iraku kanë marëdhënie të acaruar për shkak të operacioneve të përsëritura ushtarake turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior. Dy vendet kanë mosmarrveshje edhe rreth eksporteve të naftës. Gati një dekadë pasi kërkoi arbitrazh ndërkombëtar, qeveria federale irakiane vitin e kaluar fitoi njohjen e të drejtës së saj për të kontrolluar eksportet e naftës kurde dhe Ankaraja u urdhërua të paguante 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim për transportimin e tyre pa miratimin e Bagdadit. Në shenjë proteste, Ankaraja mbylli tubacionin e eksportit.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Oncu Keceli tha të mërkurën se shpresonte se tubacioni do të rihapet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se Erdogan do të diskutojë detajet gjatë vizitës së tij.
Iraku tha pas takimit të sigurisë me Turqinë, se prania e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irak, një parti kjo e shpallur si organizatë terroriste nga Ankaraja, përfaqëson një shkelje të kushtetutës së Irakut. Ndërsa Turqia e mirëpriti vendimin e Irakut për ta konsideruar këtë parti të ndaluar në Irak.
irak turqi
Bota
15 Mars 2024, 10:15
E. D
Miroslav Lajçak
SERBI- I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak do të ...
Bota
15 Mars 2024, 10:17
M.B
Abdel Fattah al-Sisi
LINDJE E MESME- Egjipti është duke bërë përpjekje të mëdha për ta arritur një armëpu...
Bota
15 Mars 2024, 09:50
S.N
Foto Ilustrim
GJERMNI- Edhe këtë të premte për shkak të grevës sërish do të ketë anulime fluturimesh në d...
Bota
15 Mars 2024, 09:36
E. D
foto ilustruese
IRAN- Kreu i Forcave Quds të Iranit vizitoi Bejrutin në shkurt për të diskutuar rrezikun e paraqitur nëse Izraeli ...
Bota
15 Mars 2024, 09:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ITALIA- Një tragjedi për shkak të një zjarri që përfshiu një banesë, u regjistruar I...
Bota
15 Mars 2024, 09:40
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Një raport i ri nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së përshkruan situatën alarmante të " rreziqeve kata...
Bota
15 Mars 2024, 09:27
M.B
Foto ilustruese
MOSKË- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se një shtetas rus ishte arrestuar në Moskë n&...
Bota
15 Mars 2024, 09:21
E. D
foto ilustruese
SHBA- Gjykata dënohet për vrasje babai e një të armatosuri në një shkollë në Michigan, i cili ...
Bota
15 Mars 2024, 09:18
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Stuhi të forta përfshinë qendrën e Shteteve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar tornado, nj&eu...
Bota
15 Mars 2024, 09:02
E. D
Andrew Koplove
MASSACHUSETTS- Një burrë, fytyra e të cilit ishte shkatërruar nga një qen, e ka rindërtuar atë duke p&eum...