Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
"Dëgjon zëra"/ Kush është 40-vjeçari, autori i masakrës në SHBA ? (PROFIL)
Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.
26 Tetor 2023, 09:39Nga h.k
Robert Card
SHBA- Robert Card, në foto është personi që është identifikuar si autor i masakrës në Maine të Oklahoma-s. 40-vjeçari nga Bowdoin sipas raportimeve të policisë "konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm." Zyrtarët në Maine thonë se Card është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë së SHBA, raporton DailyMail.
Card kishte bërë kërcënime për të kryer të shtëna në një strukturë të Gardës Kombëtare në Saco, Maine. Po ashtu, ka dyshimet se autori i sulmit të jetë person që vuan nga probleme të shëndetit mendor. Zyrtarët amerikanë thanë: 'Ai dëgjon zëra'.
Çfarë ndodhi?
Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Ndërsa raportohet se 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.