Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
ME VIDEO/ Del mes lotësh nga spitali, momenti rrëqethës kur gazetari i 'Al Jazeera' mëson vdekjen e familjarëve të tij
Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, ëael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar. Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moaëad, transmeton Telegrafi.
26 Tetor 2023, 09:15Nga a.l
Gazetari
GAZA- Pamje të trishta nga Gaza. Në rrjet është duke qarkulluar një video nga momenti rrëqethës kur gazetari i televizionit të 'Al Jazeera' merr lajmin e kobshëm të vdekjes së familjarëve të tij nga sulmet ajrore izraelite.
Gruaja, vajza dhe djali i korrespondentit arab të Al Jazeera, Wael Dahdouh janë anëtarët e familjes së tij që u vranë kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar. Këtë e ka bërë të ditur kryeredaktori i televizionit Al Jazeera, Mohamed Moawad.
“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm ëael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm derisa po raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moaëad.
Aljazeera' s brave veteran journalist ëael Dahdouh's ëife, son and daughter ëere killed in an Israeli airstrike ëhich targeted a shelter house they had fled to. ëael received the neës ëhile on air covering the nonstop Israeli strikes on Gaza! pic.tëitter.com/G2Z8UreboU
Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës dhe pas përfundimit të një operacioni janë tërhequr në territorin e Izraelit.