LIVE UPDATES
Bota

DASH konfirmon hetimin për ngjarjen në veri të Kosovës: Po merremi me këtë çështje

retendimet e ngritura nga profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster Aidan Hehir, se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës, ishin amerikane, do të hetohen. 

3 Tetor 2023, 20:05 Nga h.k
DASH konfirmon hetimin për ngjarjen në veri të Kosovës: Po
Departamenti i Shtetit Amerikan

SHBA-Pas pretendimeve se grupi i terroristëve serbë, që sulmoi në veri, është stërvitur me automjete “Humvee”, që SHBA-ja ia dërgoi Ushtrisë serbe, Departamenti i Shtetit ka deklaruar se është duke u marrë me këtë çështje. Përmes një përgjigje me shkrim për KOHËN, nga Departamenti i Shtetit kanë deklaruar se e kanë marrë seriozisht një pretendim të tillë dhe se janë duke u marrë me këtë çështje. Pretendimet e ngritura nga profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Westminster Aidan Hehir, se automjetet me të cilat grupet serbe u stërvitën para sulmit në veri të Kosovës, ishin amerikane, do të hetohen. 

Hehir shkroi të hënën në rrjetin social X, se automjetet që shihen në pamjet e shfaqura nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, janë të tipit “Humvee”. Shtoi se Departamenti i Sigurisë s’do të jetë i lumtur që Serbia “i ka shfrytëzuar makinat që iu dhanë donacion nga SHBA-ja për t’i stërvitur terroristët”.

Muaj me parë, mediat serbe raportuan se Serbia ka blerë nga SHBA 117 automjete të blinduara Humvee, nga e cila porosi, 66 kanë arritur në korrik të këtij viti. Bazuar në postimin e Ambasadës Amerikane në Beograd, ku flet një përfaqësues i ushtrisë amerikane, këto automjete do të duhej të përdoreshin për misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

“Posedimi i automjeteve të tilla i lejon Serbisë të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës, të riorganizohet shpejt me partnerët e saj në mbarë botën”, kishte thënë një pjesëtar i Ushtrisë Amerikane.

KOHA, në lidhje me pretendimin për përdorimin e automjeteve amerikane, i ka dërguar pyetje Ambasadës Amerikane në Kosovë, e cila me pas ato i ka përcjellë te Departamenti i Shtetit.

Përmes një përgjigje me shkrim, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar që janë duke u marrë me këtë çështje.

“Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisjet e ofruara nga SHBA-ja kudo në botë. Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet nga DASH.

Mediat në Serbi, në të kaluarën kanë raportuar se SHBA-ja i ka dhuruar Serbisë automjete të këtij lloji. Në vitet 2012 dhe 2017, SHBA-ja ia dhuroi shtetit serb gjithsej 40 automjete të këtij lloji. Ministri Sveçla ka publikuar të dielën pamje të trupave serbe teksa stërviteshin për kryerje të sulmit në fshatin Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Pas publikimit të këtyre pamjeve, janë ngritur pretendime se grupi i dyshuar për terrorizëm në veriun e Kosovës, para sulmit është stërvitur me automjete që në Serbi i ka dërguar SHBA-ja./Koha 

tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet