13 Dhjetor 2023, 16:55
Nga I.A
Foto ilustruese
DUBAI- Përfaqësues nga afro 200 vende ranë dakord të mërkurën në takimin e nivelit të lartë për klimën COP28 që të reduktojnë konsumin global të lëndëve djegëse fosile, për të shmangur pasojat më të rënda të ndryshimeve klimatike, duke sinjalizuar fundin e ardhshëm të përdorimit të naftës.
Marrëveshja e arritur në Dubai pas dy javësh negociatash të vështira kishte për qëllim t'u dërgonte një mesazh të fuqishëm investitorëve dhe politikanëve se bota është e bashkuar në synimin për të hequr dorë nga karburantet me bazë fosile, diçka që shkencëtarët thonë se është shpresa e fundit për të shmangur katastrofën klimatike.
Presidenti i konferencës COP28, Sulltan al-Jaber e quajti marrëveshjen "historike", por shtoi se suksesi i saj real do të varet nga zbatimi i saj.
“Ne duhet të marrim hapat e nevojshëm për veprime konkrete”, tha ai.
Shumë vende e vlerësuan marrëveshjen duke e cilësuar si një arritje për të cilën për dekada nuk ishte rënë dakord.
“Është hera e parë që bota bashkohet rreth një formulimi kaq të qartë mbi nevojën për të hequr dorë nga lëndët djegëse fosile”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Mbi 100 vende bënë përpjekje intenstive për një formulim të fortë në marrëveshjen e COP28-ës për t’i "dhënë fund" përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit, por hasën në kundërshtimin e prerë të grupit të vendeve prodhuese të naftës OPEC të drejtuar nga Arabia Saudite. OPEC-u këmbënguli se bota mund të pakësonte çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë, pa ndaluar disa lloje karburantesh.
Kjo betejë e zgjati konferencën me një ditë dhe disa vëzhgues po shqetësoheshin se negociatat do të përfundonin në ngërç. Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kontrollojnë gati 80% të rezervave të naftës në botë si edhe rreth një të tretën e prodhimit global të naftës dhe qeveritë e tyre mbështeten fuqimisht tek të ardhurat prej tyre.
Ndërkohë vendet e vogla ishuj, më të ekspozuarat ndaj ndryshimeve klimatike, ishin ndër mbështetëset më të zëshme të ndalimit gradual të lëndëve djegëse fosile dhe siguruan mbështetjen e prodhuesve kryesorë të naftës dhe gazit si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Norvegjia, si dhe Bashkimi Evropian dhe dhjetra vendeve të tjera.
"Ky është një moment kur multilateralizmi funksionoi dhe ku përfaqësuesit kanë lënë mënjanë interesat individuale në favor të së mirës së përbashkët," tha i dërguari i SHBA për klimën, John Kerry pas miratimit të marrëveshjes.
Marrë nga VOA
cop28 sulltan al-jaber
Bota
13 Dhjetor 2023, 16:50
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një prit...
Bota
13 Dhjetor 2023, 16:36
h.k
Joseph Borrell
BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për medi...
Bota
13 Dhjetor 2023, 16:26
I.A
Foto Ilustruese
“Do të doja të ishim më shumë, nganjëherë nuk kemi me kë të pimë kafe”, thotë...
Bota
13 Dhjetor 2023, 16:17
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Të paktën 18,608 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite, tha ministria e shëndetësisë n&...
Bota
13 Dhjetor 2023, 15:52
h.k
Tesla
SHBA-Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i saj i ndihmës së sho...
Bota
13 Dhjetor 2023, 16:04
r.ll
liridona ademaj dhe naim murseli
KOSOVË- Shteti suedez po i vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasj...
Bota
13 Dhjetor 2023, 15:52
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruks...
Bota
13 Dhjetor 2023, 15:42
I.A
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur në krah të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bradhë, u bë...
Bota
13 Dhjetor 2023, 15:37
h.k
Alicia Kearns
BRITANI-Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kun...
Bota
13 Dhjetor 2023, 15:14
r.ll
barack obama
SHBA- Disa fëmijë një një shkollë në Çikago po mësonin rreth ish-presidetit amerikan Barack Oba...