Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.
GAZË- Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë të mërkurën pasi ranë në një pritë të pjesëtarëve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – njoftoi ushtria izraelite.
Izraeli është duke u përballur me një rezistencë të fortë në zonat të cilat i ka rrethuar dhe bombarduar gjatë dy muajve të fundit.
Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit i ka lënë mijëra civilë palestinezë të vrarë dhe i ka detyruar 85 për qind të popullsisë së Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nxitur zemërim në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Izraelit të marrë masa më të mëdha për t’i kursyer civilët, pavarësisht se e bllokuan një thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe i dërguan urgjentisht municion aleatit të tyre të ngushtë.
Rreth gjashtë javë pasi ushtarët izraelitë e pushtuan veriun e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, këmbësoria është ende duke u përballë me luftime të ashpra kundër luftëtarëve të Hamasit brenda dhe përreth Qytetit të Gazës.
Luftime të ashpra pati gjatë natës dhe mëngjesin e së mërkurës në shumë zona, posaçërisht në Shiaja, një lagje e mbipopulluar e cila ishte fushëbetejë e luftimeve të ashpra në luftën e vitit 2014 mes Izraelit dhe Hamasit.
Trupat që po i bastisnin disa ndërtesa në Shiaja të martën, e humbën komunikimin me katër ushtarë të cilët ishin sulmuar, tha ushtria izraelite. Kur ushtarët e tjerë e nisën një operacion shpëtimi për ta, ranë në pritën e pjesëtarëve të Hamasit.
Në mesin e nëntë të vdekurve ishin edhe koloneli Itzhak Ben Basat, 44 vjeç – i cili është oficeri më i lartë që vritet në pushtimin tokësor – dhe koloneli Tomer Grinberg, komandant batalioni./REL
Joseph Borrell BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për medi...
Foto Ilustruese “Do të doja të ishim më shumë, nganjëherë nuk kemi me kë të pimë kafe”, thotë...
foto ilustruese GAZË- Të paktën 18,608 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite, tha ministria e shëndetësisë n&...
Tesla SHBA-Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i saj i ndihmës së sho...
liridona ademaj dhe naim murseli KOSOVË- Shteti suedez po i vëzhgon hetimet që po zhvillojnë autoritetet e Kosovës lidhur me vrasj...
Olaf Scholz GJERMANI- Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruks...
SHBA- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy duke folur në krah të Presidentit Joe Biden në Shtëpinë e Bradhë, u bë...
Alicia Kearns BRITANI-Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’iu japë fund të gjitha masave kun...
barack obama SHBA- Disa fëmijë një një shkollë në Çikago po mësonin rreth ish-presidetit amerikan Barack Oba...
Haxhi Sala HAGË- Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, të mërkurën ka bër&e...