LIVE UPDATES
Bota

Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë

Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

10 Qershor 2024, 12:02 Nga N.F
Clark për REL-in: Ambiciet ruse pengojnë stabilitetin mes Kosovës
Wesley Clark

KOSOVË- Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë stabilitet, derisa “Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni”.

Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

“Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën”, thotë Clark.

Radio Evropa e Lirë: Gjeneral Clark, 25 vjet pas përfundimit të luftës, paqja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket premtuese. Pse, sipas jush?

Wesley Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar.

Radio Evropa e Lirë: Cila është rrugëdalja atëherë?

Wesley Clark: Rrugëdalje është mposhtja e Rusisë në Ukrainë. Rusia ta tërheqë mbështetjen për Serbinë dhe Serbia ta kuptojë se e ardhmja e saj është me Perëndimin. Kur serbët ta kuptojnë këtë, nuk do të ketë probleme me Kosovën.

Radio Evropa e Lirë: Pse Rusia vazhdon të ndërhyjë në rajon?

Wesley Clark: Rusia ka ambicie imperialiste - të gjithë në Evropën Lindore e dinë këtë. Të gjithë që nuk janë Rusi, Moska i sheh si qenie më të vogla.

Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë. Sot, ajo shërben si agjente infektuese në rajon - në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe gjetkë.

Radio Evropa e Lirë: Si mund t’i luftojë rajoni, por edhe aleatët perëndimorë këto përpjekje?

Wesley Clark: Ne i kemi vlerat tona në Perëndim. Ne nuk përfshihemi në të njëjtin lloj mashtrimi si Moska, apo në blerjen e njerëzve. Ne kalojmë nëpër procese demokratike. Ne i shohim interesat e njerëzve. Ata e dinë se çfarë përfaqëson Amerika dhe ata zgjedhin të jenë ose të mos jenë me Amerikën.

Për mua nuk ka kuptim që disa parti politike në Evropën Lindore, të cilat kanë vuajtur për 40 vjet ose më shumë nën dominimin sovjetik, duan të bashkohen me Rusinë, në vend se me Bashkimin Evropian. Pse? Çfarë u ofron Rusia atyre përveç parave politikanëve? U ofron një investim të madh? Jo. Teknologji të re? Jo. Pjesëmarrje në një organizatë të madhe që do të avanconte mirëqenien e popullit? Jo. Asnjë prej tyre. Thjesht, një lojë që luhet pa mëshirë nga ambicia imperialiste ruse.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se ekziston rreziku i një konflikti tjetër në Kosovë?

Wesley Clark: Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar.

Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mund të arrihet paqja me lidershipin aktual politik në Serbi?

Wesley Clark: Kjo varet nga ajo që kuptoni me paqe. Aktualisht nuk ka konflikt. Mund të thuhet se është një paqe e ftohtë.

Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet dhe shanse që njerëzit të pajtohen dhe të ecin përpara.

Radio Evropa e Lirë: Kosova, së voni, ka ndërmarrë disa hapa që janë kritikuar nga aleatët perëndimorë - të tillë si ndalimi i përdorimit të dinarit serb. A i ka rrezikuar Kosova marrëdhëniet me Perëndimin, sidomos SHBA-në?

Wesley Clark: Unë mendoj se vendet duhet të bëjnë atë që është në interesin e tyre. Kosova është një vend shumë i vogël dhe i brishtë. Mendoj se të vazhdohet t’i hapet rrugë ekstraterritorialitetit të Serbisë në veri të Ibrit, është jashtëzakonisht e dëmshme për të ardhmen e popullit në Kosovë. Andaj, [udhëheqësit kosovarë] kanë qenë të vendosur dhe e kanë kuptuar këtë.

Shikoni, Ukraina nuk mund të bëjë gjithçka që duan amerikanët, sepse interesat e Amerikës janë ndryshe nga interesat e Ukrainës. Është e njëjta gjë në Izrael. Është e njëjta gjë në çdo vend. Çdo vend duhet të ndjekë interesin e tij në fillim, dhe më pas t’i mbledhë aleatët rreth tij.

Radio Evropa e Lirë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një tjetër pikë e nxehtë. Perëndimi këmbëngul në themelimin e tij, Kosova refuzon. A mendoni se Asociacioni është kërcënim për Kosovën?

Wesley Clark: Unë kurrë nuk përfshihem në politikën e brendshme të vendeve... sepse kur nuk je qytetar, nuk jeton atje, nuk duhet të japësh komente. Ajo që dimë historikisht, është se komunitetet serbe kanë qenë të lidhura me Kishën Ortodokse, e kanë përdorur atë kishë si bastion dhe si pikë qendrore për rebelim, shtypje ose agresion.

Unë mendoj se është më mirë për të gjithë në rajon nëse nuk e shtyjmë përpara Asociacionin, por në vend të tij punojmë që këto dy qeveri [të Kosovës dhe Serbisë] t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike. Ka gjithmonë përzierje të grupeve etnike. Por, mënyra më e mirë për paqe është respektimi i kufijve kombëtarë.

Marrë nga REL

wesley clark kosova serbia rusia

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit