LIVE UPDATES
Bota

"Konservatorët fitojnë, djathtistët shtojnë votat"/ Analiza e DW: Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë

Rreth 51% e votuesve e dhanë votën për Parlamentin e ri Europian. Forcat politike europiane po anojnë dukshëm djathtas. Presidenti, Macron shpalli zgjedhje të reja pas rezultatit të votimeve për Parlamentin Europian.

10 Qershor 2024, 09:14 Nga r.ll
"Konservatorët fitojnë, djathtistët shtojnë
Ursula von der Leyen në qendrën e Partive Popullore Europiane në Bruksel

GJERMANI- Ishte surpriza e mbrëmjes pas votimeve për Parlamentin Europian: Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershorin. RN fitoi në zgjedhjet europiane më shumë se 31 % të votave, kurse kampi qeveritar i Macron (Rilindja) më pak se 15%. Krahasuar me zgjedhjet europiane 2019, partia e Le Pen i shtoi me rreth 10% votat.

Nga e enjtja votuesit europianë në 27 vende të BE dhanë votën e tyre. Partitë populiste të djathta shënuan në shumë vende rritje të ndjeshme të elektoratit. Në Itali fitoi kryeministrja Meloni, me partinë Fratteli d'Italia më shumë se 29%. Edhe në Austri partia populiste e Lirë, FPÖ doli fituese me 26%. Kurse në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 15,9% doli forca e dytë politike pas partive të Unionit CDU/CSU me 30%. Në vend të klimës, fushatën për zgjedhjet europiane e përcaktoi migracioni, politika ekonomike dhe siguria.

Sukses për Marine Le Pen

Presidenti francez, Macron iu drejtua popullit nga Pallati Elysée të dielën në mbrëmje. "Nuk mund të bëj, sikur nuk ka ndodhur asgjë", tha Macron, që fuqizimin e nacionalistëve e vlerësoi si një rrezik për Francën dhe Europën. "E kam dëgjuar mesazhin tuaj dhe shqetësimet tuaja dhe nuk do t'i lë ato pa përgjigje", iu drejtua ai votuesve.

Politologja, Gabriele Abels në Universitetin Tyvingen shprehet, se "është veçanërisht dramatike që partia e presidentit merr gati gjysmën e votave krahasuar me RN". Sipas studiueses, strategjia e Le Pen që t'i japë partisë së saj, RN ngjyresë të moderuar dhe t'i heq imazhin e partisë demon, doli me sukses. Kandidati kryesor i RN për zgjedhjet europiane, 28 vjeçari, Jordan Bardella arriti të mobilizojë votuesit e rinj. Edhe Henrik Suder nga Qendra për Studimet e Integrimit Europian e Universitetit të Bonnit shprehet, se zgjedhjet treguan, se RN ka "një bazë të fortë elektorati", dhe nuk votohet thjesht për protestë.

Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë

Pas zgjedhjeve europiane në Gjermani kryesoi opozita e CDU/CSU me 30%, me një rritje të lehtë elektorati krahasuar me zgjedhjet e mëparshme europiane. Kurse partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë,AfD zuri vendin e dytë me 15,9%, megjithëse politikanët e saj, kandidatë për zgjedhjet europiane ishin të përfshirë në disa skandale dhe grupi parlamentar ID i përjashtoi të gjithë deputetët e AfD-së. Krahasuar me 2019-n, kjo parti fitoi më shumë vota, rreth 5%.

Rezultat të dobta arriti Partia Socialdemokrate, SPD. Vetëm 13,9 e votuesve ia dhanë votën partisë së kancelarit Scholz. Por humbjet më të mëdha i pësuan Të Gjelbrit. Kjo parti ra nga 20 në rreth 11,9%. Kurse partia e tretë qeverisëse, liberalët e FDP me 5,2% gati e ruajtën rezultatin krahasuar me vitin 2019.

Si do të konfigurohet Parlamenti i ri Europian?

Në të gjithë Europën duket se është shënuar një fitore e qartë e aleancës së Partive Popullore Europiane me kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen. 65 vjeçarja mund të shpresojë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian. Por një vështrim në vendet e parlamentit të ri bën të qartë shtimin e votave për partitë nacionaliste të aleancës ID dhe konservatorët e djathtë. Grupi i socialdemokratëve krijon grupimin e dytë më të madh pas PPE. Të Gjelbrit kanë pësuar humbje të ndjeshme në Europë. Studiuesja Gabriele Abels analizon rezultatin. "Përshtypja e parë është se doli aq keq sa u parashikua, nëse merr si tregues, që të paktën në Gjermani, por edhe në disa vende të tjera ka një rritje të konsiderueshme të forcave euroskeptike dhe populiste të djathta."

Henrik Suder bën fjalë për polarizimin e shoqërisë, për njerëzit që "globalizimin e perceptojnë si diçka të mirë" dhe që përfitojnë prej tij, por edhe për njerëz që nuk përfitojnë asgjë. "Nëse diskursi politik zhvendoset në atë mënyrë që shkon drejt partive radikale të djathta dhe konservatore, kjo nuk i ndihmon demokratët", thotë Suder në bisedë me DW. Në rastin e Austrisë, duket se votuesit partinë FPÖ po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë si një parti normale. "Nga ana shoqërore ka ndodhur një thyerje barrierash. Njerëzit nuk kanë më turp, pse votojnë për parti që kanë pozicione radikale të djathta dhe armiqësore ndaj të huajve", thekson Suder.

Çështja, se si do të veprohet me partitë e ekstremit të djathtë përmban potencial konflikti. Drejtuesja e KE, që kërkon një mandat të ri, Ursula von der Leyen nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të pjesshëm me grupin radikal të djathtë, duke marrë kritika të forta nga Të Gjelbrit, Socialdemokratët, E Majta dhe liberalët.

Pjesëmarrja zgjedhore në votimet për parlamentin e ri këtë vit ishte 51%, pak a shumë si në zgjedhjet e vitit 2019. Në Gjermani për herë të parë mundën të votonin edhe 16-vjeçarët. Parlamenti Europian që deri tani ka pasur 705 deputetë, pas këtyre zgjedhjeve do të rritet në 720 vende./DW

zgjedhjet europiane 2024 olaf scholz gjermani

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin