13 Maj 2022, 16:50
Nga DOSJA
Vadim Sisimarin
UKRAINË- Në një gjykatë ukrainase u zhvillua sot seanca paraprake e gjyqit të parë për krimet e luftës në Ukrainë pas pushtimit rus më 24 shkurt.
Sipas Guardian, ushtari rus 21-vjeçar është akuzuar për vrasjen e një civili 62-vjeçar. I pandehuri dëshmoi para gjykatës se quhej Vadim Sisimarin, se ai kishte lindur në rajonin Irkutsk të Rusisë dhe konfirmoi se ishte ushtar rus gjatë seancës së shkurtër. Gjyqtari njoftoi se gjykata do të mblidhet sërish më 18 maj.
Rasti ka një rëndësi të madhe simbolike për Ukrainën. Qeveria e Kievit ka akuzuar Rusinë për mizori dhe barbarizëm kundër civilëve gjatë pushtimit dhe ka thënë se ka dokumentuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte, duke fajësuar 622 ushtarë rusë.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët ose të ketë kryer krime lufte dhe akuzon Kievin se i drejton ata për të njollosur ushtrinë e saj.
Në faqen e internetit të gjykatës së qarkut të Kievit thuhet se Sisimarin akuzohet për "shkelje të ligjeve dhe moralit të luftës". Me një kokë të rruar dhe i frikësuar, Sisimarin veshi një xhup me kapuç dhe u dërgua në sallën e gjyqit nga policia.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëmi Ukrainës njoftoi se i akuzuari është një komandant në divizionin e tankeve të Kademirovskaya nga rajoni i Moskës. Prokurori i Përgjithshëm kishte publikuar një foto të tij para seancës.
Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili në fshatin Tsupahifka, në lindje të Kievit, më 28 shkurt.
(d.a/dosja.al)
Bota
13 Maj 2022, 16:44
Dimitar Kovaçevski
BRUKSEL- Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se gjatë vizitës në Bruksel përfaqësuesit e vend...
Bota
13 Maj 2022, 16:30
Pierre Cochard
SERBI- Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, beson se paraqitja e kërkesës për anëtarësim në...
Bota
13 Maj 2022, 16:31
Foto ilustruese
Që kur nisi agresioni rus në Ukrainë, gërma “Z” u përdor nga Rusia si një mënyrë pë...
Bota
13 Maj 2022, 15:59
Funerali i Sirin Abu Aklech ne Izrael
IZRAEL- Një ushtar izraelit u plagos pranë qytetit verior të Bregut Perëndimor të ...
Bota
13 Maj 2022, 15:30
The Guardian
Igor Pedin
Qëllimi ka qenë që të isha i padkushëm, thotë Igor Pedin, 61 vjeç. Ai donte të lëvizte si nj&eum...
Bota
13 Maj 2022, 13:25
Foto ilustruese
KROACI- "Ikën" kuna kroate! Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugën për ...
Bota
13 Maj 2022, 15:24
Tetove
MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria Themelore e Tetovës do të ngrejë një padi kundër tre personave fizik dhe një perso...
Bota
13 Maj 2022, 15:15
Ukraine
UKRAINË- Forcat ruse po kryejnë manovra "shumë të rrezikshme", të cilat sugjerojnë se liderët e tyre ushtarak&eu...
Bota
13 Maj 2022, 14:42
Kurti dhe Scholz
GJERMANI-Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjerma...
Bota
13 Maj 2022, 14:39
G7
GJERMANI- Diplomatët më të lartë nga Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara u mblodhën të enjten në n...