LIVE UPDATES
Bota

Mbledhja e G7, ministrat e jashtëm takohen për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, organizatore e takimit, tha se konflikti tashmë ishte shndërruar në një "krizë globale", sepse dërgesat e të korrave kryesore janë bllokuar në Ukrainë, një vend i madh eksportues i produkteve bujqësore.

13 Maj 2022, 14:39 Nga DOSJA
Mbledhja e G7, ministrat e jashtëm takohen për të diskutuar mbi
G7

GJERMANI- Diplomatët më të lartë nga Grupi i Shtatë vendeve më të zhvilluara u mblodhën të enjten në një qytet në pjesën veriore të Gjermanisë për një takim tre-ditor të përqëndruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin më të gjerë që ajo po ushtron në mbarë botën, veçanërisht tek çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, organizatore e takimit, tha se konflikti tashmë ishte shndërruar në një "krizë globale", sepse dërgesat e të korrave kryesore janë bllokuar në Ukrainë, një vend i madh eksportues i produkteve bujqësore.

“Njëzet e pesë milionë tonë drithë janë aktualisht të bllokuara në portet e Ukrainës, veçanërisht në Odesa”, tha zonja Baerbock. Drithërat janë ushqim për miliona njerëz në mbarë botën dhe nevojiten me urgjencë në veçanti në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme.

“Kjo është arsyeja pse ne po diskutojmë se si mund të zhbllokohet bllokada e grurit e ushtruar nga Rusia, si mund ta shpërndajmë drithin nëpër botë”, shtoi ajo.

Zonja Baerbock paralajmëroi se ndryshimi klimatik është gjithashtu një faktor në krijimin e emergjencës globale të ushqimit dhe se kjo është një tjetër temë që ministrat planifikojnë ta diskutojnë gjatë takimit të tyre në Weissenhaus, në bregdetin gjerman të Detit Baltik në verilindje të Hamburgut.

Rreth 3500 oficerë policie u dislokuan në zonë për të ofruar siguri.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Moldavisë fqinje, e cila mendon se mund të bëhet objektivi i radhës i agresionit të Rusisë, janë ftuar të marrin pjesë në takim. Ministri i Jashtëm i Indonezisë, vendi i të cilit kryeson Grupin e 20 ekonomive kryesore këtë vit, pritet të marrë pjesë virtualisht në një pjesë të takimit të premten, kur të jenë në rendin e ditës marrëdhëniet me Kinën.

Duke folur më herët të enjten në Berlin, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti vendimet e fundit të qeverisë gjermane për të rritur mbështetjen ushtarake për vendin e tij.

"Shohim një dinamikë pozitive, pozitive", u tha zoti Kuleba gazetarëve pas një takimi me ligjvënësit gjermanë. "Duhet të sigurohemi që kjo dinamikë pozitive të ruhet".

Zoti Kuleba tha se ai e konsideronte si një "sinjal fuqie" që Partia Social Demokrate e qendrës së majtë të Kancelarit Olaf Scholz kishte hequr dorë nga kundërshtimi i saj për t'i dhënë Ukrainës armë të rënda.

Ai shprehu gjithashtu shpresën se Bashkimi Evropian do të miratojë së shpejti kërkesën e Ukrainës për të filluar procesin e anëtarësimit në union. Presidenti francez Emmanuel Macron ka sugjeruar se mund të kalojnë dekada përpara se Ukraina të jetë gati për t'u bërë një anëtare e plotë e BE-së.

Zonja Baerbock vizitoi së fundmi Kievin, duke u bërë kështu përfaqësuesja e parë e lartë e Gjermanisë që udhëton në kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i luftës, dhe ofroi mbështetje për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Në takimin në Weissenhaus morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë dhe Japonisë. Nënsekretarja e Shtetit Victoria Nuland po përfaqëson Shtetet e Bashkuara; Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po kurohet nga COVID-19, por është planifikuar të udhëtojë në Berlin për një takim në fundjavë të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Gjatë mbledhjes së NATO-s do të dëgjohen gjithashtu ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës, ndërsa të dy vendet janë gati të bashkohen me aleancën ushtarake perëndimore mes shqetësimeve për kërcënimin ushtarak nga Rusia./VOA/

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës