LIVE UPDATES
Bota

Bosnja sërish nën mbikëqyrje/ Kontrolle më të ashpra për paratë e qytetarëve, diasporës dhe ekonomisë

Vendimi mund të çojë në transaksione më të ngadalta dhe më të shtrenjta ndërkombëtare, rritje të mbikëqyrjes së veprimtarisë bankare si dhe pasoja negative për investimet dhe renditjen kreditore të vendit.

20 Qershor 2026, 07:27 Nga E.d
Bosnja sërish nën mbikëqyrje/ Kontrolle më të ashpra
Foto ilustruse

Bosnje e Hercegovina është vendosur sërish nën mbikëqyrje të rritur financiare ndërkombëtare, pasi Grupi i Posaçëm për Masat Financiare (FATF) e përfshiu më 19 qershor në të ashtuquajturën listë gri të shteteve me mangësi në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Vendimi mund të çojë në transaksione më të ngadalta dhe më të shtrenjta ndërkombëtare, rritje të mbikëqyrjes së veprimtarisë bankare si dhe pasoja negative për investimet dhe renditjen kreditore të vendit.

Vendimi i FATF-it, i cili përbëhet nga më shumë se 40 shtete dhe organizata ndër të cilat janë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi pas paralajmërimeve disavjeçare të Këshillit të Evropës.

Organi i tij, MONEYVAL, vlerësoi se Bosnja nuk ka përmbushur rekomandimet kyç, përfshirë krijimin e një regjistri nga i cili do të dihet kush janë pronarët e vërtetë të kompanive ose miratimin e ligjeve për menaxhimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Të gjitha bankat në botë dhe në vend tani do të duhet të kryejnë kontrolle të shtuara për të gjitha transaksionet drejt dhe prej Bosnjës. 

Shoqatat ekonomike, sektori bankar dhe Banka Qendrore e Bosnjës i thanë Radios Evropa e Lirë se kjo do t’i ngadalësojë pagesat ndërkufitare dhe do t’i rrisë kostot e biznesit, si dhe do të sjellë kosto të reja për qytetarët brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht për ekonominë.

Pasojat do t’i ndiejnë eksportuesit, por edhe qytetarët tek të cilët nga diaspora, kryesisht si ndihmë, çdo vit dërgohen rreth 2.2 miliardë euro. Ekziston gjithashtu rreziku që disa banka të huaja të kufizojnë ose të ndërpresin bashkëpunimin me bankat në Bosnje. E gjithë kjo sjell edhe rënie të renditjen kreditore dhe norma më të larta interesi.

“Bosnja do të njihet si vend me rrezik të shtuar nga pastrimi i parave dhe financimi i aktiviteteve terroriste. Importuesit dhe eksportuesit e mëdhenj do të jenë të parët në shënjestër. Të gjitha transaksionet ndërkombëtare nga dhe drejt Bosnjës do të ngarkohen me kontrolle shtesë administrative”, tha për REL-in Edis Razhanica, drejtor i Shoqatës së Bankave në Bosnje.

Bosnja ishte nga viti 2015 deri në 2018 nën “regjim të mbikëqyrjes së shtuar”, dhe u përfshi sërish për shkak të “sistemit të pamjaftueshëm të zhvilluar për zbulimin dhe parandalimin e abuzimeve financiare”.

Nga MONEYVAL nuk komentuan për REL-in mangësitë konkrete të Bosnjës, por iu referuan rekomandimeve dhe raporteve të mëhershme.

Cilat do të jenë pasojat për qytetarët?

Nga Banka Qendrore e Bosnjës, përmes së cilës realizohet i gjithë qarkullimi i pagesave të brendshme dhe të jashtme, thanë për REL-in se MONEYVAL ka bërë vlerësime të kushteve që Bosnja duhej t’i përmbushte në vitin 2024 kur u publikua edhe raporti me prioritete të qarta të veprimit.

Nga Banka Qendrore theksojnë se sektori financiar nuk është përgjegjës, por do t’i ndiejë pasojat përmes kontrolleve të shtuara të bankave dhe partnerëve të huaj.

“Vendosja në këtë listë mund të çojë në zbatim më të ngadalshëm dhe më kompleks të transaksioneve ndërkufitare, rritje të kostove të biznesit dhe kërkesa shtesë në qarkullimin ndërkombëtar të pagesave”, tha Banka Qendrore.

Në praktikë, çdo transaksion ndërkombëtar nga dhe drejt Bosnjës do të jetë nën mbikëqyrje shtesë të bankave, gjë që do të zgjasë kohën e përpunimit dhe do të rrisë kostot.

Barrën më të madhe, paralajmërojnë analistët, do ta mbajnë eksportuesit dhe importuesit, por edhe qytetarët që varen nga dërgesat e parave nga jashtë.

Përveç Bosnjës, në “listën gri” në Evropë janë edhe Bullgaria dhe Monako.

Nga Dhoma e Tregtisë së Jashtme të Bosnjës paralajmërojnë se veçanërisht i ekspozuar është sektori eksportues, duke qenë se më shumë se 73 për qind e eksportit të përgjithshëm të Bosnjës shkon në tregun e Bashkimit Evropian.

Nga Këshilli i Investitorëve të Huaj në Bosnje paralajmërojnë se rreziku reputacional përkthehet shpejt në koston e kapitalit, që do të thotë se huamarrja e kompanive dhe e shtetit në tregjet ndërkombëtare mund të bëhet më e shtrenjtë.

“Investitorët investojnë atje ku rreziku është më i vogël. Rreziku reputacional i Bosnjës shumë lehtë shndërrohet në çmimin e kapitalit, kështu që çdo huamarrje e bizneseve, por edhe e të gjitha niveleve të pushtetit në tregjet ndërkombëtare do të jetë më e shtrenjtë”, thanë nga ai këshill, duke shtuar se vendimi i FATF-it mund të ndikojë negativisht në nivelin e investimeve të huaja. Rritja e kostove të transaksioneve financiare, sipas vlerësimeve të ekspertëve, mund të bartet edhe te përdoruesit fundorë.

“Nuk duhet të krijohet panik, por pasojat do të ndihen, veçanërisht në sektorin financiar”, theksoi Razhanica.

Qytetarët tashmë paguajnë tarifa të larta për transferta ndërkombëtare, ndërsa regjimi i ri i kontrolleve shtesë mund t’i rrisë ato edhe më tej. Bosnja është vend me një nga diasporat më të mëdha në Evropë, dhe çdo vit nga jashtë dërgohen më shumë se 2.2 miliardë euro.

“Pensioni im nuk është asgjë. Djali im punon në Austri dhe çdo muaj më dërgon 300 euro. Banka e tij i merr 22 euro, ndërsa banka ime më merr edhe aq”, tha për REL-in pensionistja Sanela Hamziq nga Sarajeva.

Kalimi i përgjegjësisë
Një nga kushtet kyç që Bosnja nuk e ka përmbushur lidhet me ligjin për menaxhimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në nivel shtetëror.

Për më tepër, autoritetet në entitetin Federata e Bosnjës nuk kanë krijuar regjistër funksional të pronarëve të vërtetë të kompanive, i cili konsiderohet standard në luftën kundër abuzimeve financiare.

Institucionet shtetërore në fillim të majit miratuan ligjin për kufizimin e disponimit të pasurisë me qëllim parandalimin e financimit të terrorizmit, por nga MONEYVAL u tha se ky hap erdhi shumë vonë për të ndikuar në vendimin e FATF-it.

Nga ministritë e Drejtësisë dhe Financave të Bosnjës, Federatës së Bosnjës dhe Republikës Sërpska nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it se cilat kushte nuk janë përmbushur dhe pse.

Nga Ministria e Sigurisë e Bosnjës më herët thanë për REL-in se MONEYVAL, ndër të tjera, kërkon sistem më të mirë mbikëqyrjeje, vendosjen e dënimeve më të rrepta dhe parandalimin e hyrjes së personave me rrezik në strukturat pronësore të kompanive.

Prokuroritë dhe gjykatat duhet të rrisin numrin e hetimeve dhe aktgjykimeve për pastrim parash, ndërsa shteti duhet të dëshmojë se menaxhon në mënyrë efikase pasurinë e konfiskuar.

Bosnja ka miratuar edhe Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave, por ai parashikon që mbikëqyrjen e zbatimit të tij ta kryejnë 19 institucione të ndryshme nga dy entitetet dhe Qarku i Bërçkos, nga agjencitë për banka dhe sigurime, përmes komisioneve për letra me vlerë dhe odave të avokatëve, deri te inspektoratet.

Për t’u zbatuar ky ligj, duhet të ndryshohen ligjet në nivel entitetesh dhe, sipas propozimeve të ndryshimeve, të formohen sektorë të posaçëm që do të merren me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe të punësohen kuadro të rinj ose të riorganizohen ato ekzistuese.

Në opinion, një pjesë e përfaqësuesve politikë nga Federata e Bosnjës pretendon se për vonesat janë përgjegjës deputetët dhe ministrat nga Republika Sërpska, ndërsa autoritetet e këtij entiteti serb ua kalojnë përgjegjësinë institucioneve në Federatën e Bosnjës.

Kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) në pushtet, deklaroi më 17 maj se “Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës Sërpska kanë përfunduar gjithçka prej kohësh, ndërsa në Federatën e Bosnjës nuk është bërë absolutisht asgjë”.

Nga ana tjetër, deputetët nga Federata e Bosnjës, si deputeti i “Narod i Pravda” dhe anëtar i udhëheqjes së Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjës, Denis Zvizdiq, akuzojnë deputetët dhe ministrat e SNSD-së se “me vetëdije po i shkaktojnë dëm të gjithë qytetarëve”.

Ata kujtojnë ndërprerjet e seancave parlamentare për shkak të mungesës së kuorumit, pas largimit të delegatëve nga Republika Sërpska, të cilët në këtë mënyrë pengonin votimin për shkarkimin e kuadrove të tyre në pushtetin shtetëror.

Ministri i Drejtësisë i Federatës së Bosnjës, Vedran Shkobiq, në një komunikatë për media, për dështimin në krijimin e regjistrit të pronarëve të vërtetë në këtë entitet fajësoi softuerin e Bankës Botërore të blerë në kuadër të një projekti pilot ndërkombëtar.

“Zgjidhja softuerike e ofruar në kuadër të atij projekti ndërkombëtar nuk i ka përmbushur plotësisht kërkesat teknike të gjykatave vendore”, tha ai.

Shkobiq deklaroi se gjykatat pilot, përkatësisht Gjykata Komunale në Sarajevë dhe Gjykata Komunale në Travnik, “kurrë nuk kanë pranuar apo miratuar zgjidhjet softuerike” për të cilat tha se janë “plot mangësi dhe ngadalësojnë regjistrimin e subjekteve afariste në Federatën e Bosnjës”.

Ai njoftoi shpalljen e tenderit për blerjen e softuerit, me vlerë mbi 1.3 milion euro.

Gjykata Komunale në Sarajevë, në emër të saj dhe të Gjykatës Komunale në Travnik, i hodhi poshtë pretendimet e ministrit, duke theksuar se këto gjykata “nuk janë kompetente për krijimin e regjistrit të pronarëve të vërtetë” dhe sqaruan se projekti që ata kanë zbatuar lidhet “ekskluzivisht me digjitalizimin e regjistrimit të subjekteve afariste”.

“Nga gjykata nuk mund të pritet që pa autorizim të veçantë ligjor dhe zgjidhje teknike përkatëse të mbajë evidencë të pronarëve të vërtetë”, tha gjykata për REL-in, duke shtuar se softueri i përdorur për regjistrimin online të subjekteve afariste është “i përdorshëm dhe i mjaftueshëm”.

Ndërsa politikanët dhe institucionet fajësojnë njëri-tjetrin për vonesat, ekspertët, si Razhanica, thonë se vendosja e Bosnjës përsëri nën mbikëqyrje financiare ndërkombëtare nuk do të mbetet pa pasoja për ekonominë dhe qytetarët.

Razhanica vlerëson se, përveç miratimit të ligjeve për të cilat pritet që nga viti 2024, këtë herë do të jetë e domosdoshme edhe zbatimi i tyre i duhur, së bashku me mbikëqyrje të kujdesshme nga përfaqësuesit e MONEYVAL-it./REL

bosnja mbikëqyrje ekonomi

Sondazh

Poll

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës